Ministra janë, gafa bëjnë

Ministra janë, gafa bëjnë

Nga Erion Dasho - 01/10/2020

E hapi lojën z. Klosi kur deklaroi se COVID përhapet nëpërmjet “valëve të muzikës” duke hyrë në një fushë ku nuk e lidh as profesioni dhe as objekti i Ministrisë që drejton.

Sikur të mos mjaftonte gafa e parë, shprehjes së habisë nga ana e moderatorit, iu përgjigj me fjalë dhe gjeste siguruese duke e garantuar se ato që thoshte ishin e vërteta e kulluar e cila nuk duhet vënë në dyshim.

Më vonë Ministrja e Financave iu rikthye një teme tashmë të konsumuar nga kolegia e vet e Shëndetësisë, rolit që ka testimi në kontrollin e COVID.

Edhe Ministrja e Financave në një fushë ku nuk ka as kompetencë dhe as tagër të përfshihet si përfaqësuese e Qeverisë, deklaroi sërish se testimi nuk është i rëndësishëm për kontrollin e përhapjes së COVID.

Në ndryshim nga kolegu i Turizmit, Ministrja e Financave deklaroi burimin e këshillës që ishte Komiteti i Ekspertëve.

Deklaratat e dy ministrave janë joprofesionale dhe ngatërrojnë më tej publikun i cili është lënë në mëshirë të sëmundjes nga Qeveria ku ata bëjnë pjesë.

Dy ministrat do të bënin mirë sikur të fokusoheshin në fushat e tyre që janë dy sektorët më të dëmtuar nga pandemia dhe të lënë specialistët e Shëndetësisë dhe Shëndetit Publik të sqarojnë publikun.

Testimi është fillesa e trinomit testo-gjurmo-trajto! Këtë trinom janë duke e zbatuar të gjithë vendet e përgjegjshme dhe nuk ka ngelur ta vendosë në diskutim Komiteti i të paaftëve shqiptarë që paska nisur të rijapë këshilla pasi kaloi verën në ilegalitet!

Për sa i takon Ministrit që ngatërron tekstin me muzikën, kjo mund të kalohet edhe me një të qeshur...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari01/10/2020 15:38

Ore ketyre lloj "ministra" u jane errur syte nga mireqenia e fituar ne menyre te pamerituar dhe nuk dine cthone. Keta te mjere mendojne se meqe ata i kane punet e tyre ne terezi edhe populli eshte i lumtur per "udheheqesit" e tyre. Keta duhen fshire me fshese te hekurt.

Arditi01/10/2020 09:09

Sakte Erjon... kete qe thoni ju, blendi do ta thoshte pak ndryshe: Gafa jemi, ministra behemi!

Qytetari dt 1 tetor 202001/10/2020 08:50

Doktor Dasho mos ja vini shumë re se ministër me "dyokër" është.

Shto koment

Denonco