Pse Rama dhe Thaçi refuzojnë integrimin evropian të shqiptarëve!?

Pse Rama dhe Thaçi refuzojnë integrimin evropian të shqiptarëve!?

Nga Enver Bytyçi - 23/09/2020

Dikur (2014-2015) kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkonte në Berlin dhe pritej me protokolle shtetërore nga kancelarja e hekurt, Angela Merkel. Edhe pse të dy këta i përkasin spektrit politik rival, dukej asokohe që kancelaritë evropiane kishin shpresë te Edi Rama si një lider ballkanik ndryshe. I vetëprezantuar si “piktor”, ai mundi për pak vite t’i japë vetes imazhin e politikanit “modern”. Ndaj shqiptarët e votuan me një lloj shprese për ndryshim. Po tani? Ai shpalosi politikën e mos-ndryshimit, politikën e vjetër të kohës hoxhiste të përçarjes, politikën e “izolimit” në formën e saj moderne, politikën amalgamë autoritariste. Pas shtatë vitesh në pushtet kryeministri Rama është tashmë lideri i padëshiruar në Europë. Javën e kaluar ai ishte bashke me Taulant Yarisin në Gjermani dhe dështuan të takohen me autoritetet më të larta gjermane përgjegjëse për integrimin evropian.

Pas kësaj ikën e shkuan në Bavari, ku u argëtuan me disa rilindas emigrantë shqiptarë, disa prej të cilëve të angazhuar në punët e pista si ato të disa milionave që u gjetën në Toyota Yarisin e mikut të Taulantit. Sot, kryeministri ynë nuk pritet më nga kancelaria Merkel, as në kancelaritë evropiane, sepse ai ka refuzuar integrimin evropian të vendit të tij. Në vend të integrimit të një vendi dhe shteti demokratik, ai ka zgjedhur modelin lindor të qeverisjes autoritariste. Në vend të shtetit të së drejtës, ai ka aplikuar shtetin policor dhe kleptokrat. Për pasojë Edi Rama ofron dezintegrimin, madje izolimin. Megjithatë ai vazhdon për ndonjë fosile që e beson të thotë se “Europa nuk është gati të na pranojë në gjirin e saj”! Ndërkohë që Europa është gati të hapë negociatat me Maqedoninë e Veriut.

Suksesi i Maqedonisë së Veriut e ve kryeministrin tonë në karantinën e fjalës, nuk e lejon të japë asnjë justifikim logjik, pse “Europa qenka e lodhur” dhe ky padrinoja jonë “i suksesshëm”! Por padrinon tonë e qasin autokratët anti-europianë. Javën e kaluar Edi Rama udhëtoi në Turqi dhe takoi presidentin Erdogan. Ishte kjo një sfidë e tij ndaj Europës, me të cilën donte të ndante mesazhin se “Nëse ju nuk na doni, atëherë ne (Rama e rilindja, por jo Shqipëria) e kemi një derë të hapur”! Këtu nuk është fjala për të kritikuar marrëdhëniet e mira të Ramës dhe çdo lideri politik shqiptar me udhëheqësit turq, sepse Shqipëria dhe Turqia, pavarësisht modelit të qeverisjes, strategjikisht mbeten aleatë të ngushtë. Fjala është se vizita e Ramës te presidenti Erdogan kishte qëllim tjetër: Të sfidojë dhe të bëjë presion te aletët evropianë. Të dielën që shkoi Hashim Thaçi, pas një izolimi tre mujor, shkoi gjithashtu në Turqi për t’u takuar me presidentin turk, Erdogan.

Atë nuk e pranon askush në takime, as ambasadorët që vetë i ka akredituar në Prishtinë. Sepse është i vetmi president nën akuzë për ktime lufte e njëkohësisht në detyrën e kryetarit të shetit. As Milosheviçi nuk deshi ta dëmtonte imazhin e Serbisë, kur ndaj tij u shpall akuza për krime kundër njerëzimit. Edhe Thaçi ka të njëjtin qëllim, si edhe Rana: Të sfidojë demokracinë evropiane dhe të refuzojë integrimin e vendit të tij në BE. Ndonëse shqiptarët kudo në Ballkan e duan më shumë se kushdo popull tjetër integrimin evropian, janë liderët tanë që e refuzojnë atë. E refuzojnë se integrimi në BE është baras ikje nga pushteti. Eshtë shkëputje e lidhjeve me krimin dhe korrupsionin.

Ndaj dhe Edi Rama e Hashim Thaçi janë të padëshirueshëm në Gjermani dhe në Europë. Marrëdhënia e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit me Bashkimin Europian dhe vendet e Europës si Gjermania, Britania e Madhe etj, është marrëdhënie disproporcionale, jo parimore dhe e kushtëzuar nga interesat e këtyre dy liderëve. Nuk është marrëdhënie që kushtëzohet nga interesat e qytetarëve, aq më pak bazuar në interesat e kombit shqiptar. Si të tilla në këto marrëdhënie të Europës dhe Shqipërisë nuk mund të ketë ekuilibër, sepse interesat e palëve nuk përputhen. Ndërsa Europa synon demokracinë dhe shtetin e së drejtës, Edi Rama, Hashim Thaçi dhe udhëheqës të tjerë ballkanikë janë të marrosur mbas pushtetit dhe pasurisë. Kjo bën që këta liderë politikë të mos përfaqësojnë as interesat e shqiptarëve. Ndërsa qytetarët tanë duan integrimin evropian, kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti i Kosovës e refuzojnë këtë integrim, sepse ndryshe do t’u duhet t’i dorëzojnë në buxhetin e shtetit pasuritë e pafund që kanë vënë përmes grabitjes, vjedhjes, mashtrimit dhe lidhjeve me mafien e bandat kriminale të saj!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet23/09/2020 21:04

HEU,PSE RAMA DHE THAÇI REFUZOJNË INTEGRIMIN E SHQIPTARËVE OH,N'EUROPË;
EU,SEPSE DRAMA HË PLAÇI,TERRKUZOJNË KRITERKRIMIN SHQIPTARË KREURROPË!
NJË AMBASADORE NGA USA.NË KOSOVË;E PREKUR PËR UDHËHEQJE TËR KOSOVËS
DREJTË,KREJTË,KURTHËDREQJES TË HORRPROVËS;DUKE U RROKILLISË TEPOSHTË
GJËR NË GREMINË PËR VDEKJE,KERDINË TERË PREKJE;NA THËRRET EDHE BËRTET:
JU LUTEMI,MOS E NDYENI,MOS PËRLYENI;EDHE KËTE TROHË SUKSESI TËRË LUFTËS
ÇLIRIMTARE TË UÇK+USA+NATO+DIASPORA MBARË SHQIPTARE+OU,MBARË TROJET
SHQIPTARE;PËR LIRI,PAVARËS,RIBASHKIM DHE RIATDHESIM O,MBARË SHQIPTARISË;
A PËRNDRYSHE,PAMEDYSHE;KËSAJ UDHEHEQJES SË KORRUPTUAR,KURTHËKEQES
NGA KORUOPCIONI,HORRUKCIONI;PO I VIE ERA,PO I BIE VLERA;NGA SHQIPTARIA OH,
TERË EUROPËN,QË NA ROPËN;DUKE NA FIKË,AHIII MORE-HORE;GJËR NË AMERIKË!!."
MANI,USA.

Shto koment

Denonco