Strategjia e Ramës: pengimi i komunikimit mes Bashës dhe elektoratit gri

Strategjia e Ramës: pengimi i komunikimit mes Bashës dhe elektoratit gri

Nga Vehap Kola - 20/09/2020

I bindur se nuk mund t’i bindë shqiptarët ta votojnë, Edi Rama po i kushton më shumë përpjekje ngritjes së një sistemi pengesash dhe kurthesh për opozitën se sa paraqitjes së një programi për të tërhequr votues.

Objektivi i parë i Ramës është të përçajë votën ndëshkuese ndaj tij dhe të fragmentojë votat e opozitës. Rrugët, përmes të cilave po përpiqet ta arrijë këtë objektiv, janë disa. Rruga e parë është ngritja e pengesës ligjore për të hyrë në zgjedhje me koalicione. Për të bërë këtë, ai ka hartuar një draft për ndryshime në kodin elektoral që nuk lejojnë regjistrimin e partive në një koalicion parazgjedhor. Dihet se ai shpreson që duke kombinuar këtë taktikë me taktika të tjera joelektorale, shanset që partia e tij të marrë më shumë mandate rriten.

Por në politikë gjithçka ka një probabilitet dhe asgjë nuk është e sigurtë. Prandaj ai ka bërë gati edhe taktika të tjera për të përmbushur objektivin e përçarjes së votës ndëshkuese. Përveç copëtimit të mundshëm të rezervuarit të votave të mundshme për partitë e opozitës falë pengimit të koalicioneve parazgjedhore, krijimi i alternativave të reja opozitare përfaqëson një tjetër shpresë të tij për të shkëputur edhe ndalur edhe disa vota të tjera mga bashkimi me Lulzim Bashën.

Shndërrimi në parti politike i organizatës joqeveritare “Nisma Thurje” dhe bashkimi me të i disa deputetëve që zunë vendet e opozitës reale në parlament duket një prej produkteve të kësaj taktike. Për më tepër, ata që sot identifikohen si partia më e re, nuk kanë shprehur asnjë vërejtje ndaj planit të Ramës për të ndaluar me ligj krijimin e koalicionit parazgjedhor të opozitës. Zhurma për lista të hapura me justifikimin se duan të demokratizojnë partitë politike, tingëllon krejt e pabesueshme tani që edhe vetë organizata e tyre është shndërruar në parti. Misioni i demokratizimit të partive politike nuk mund të jetë mision legjitim për njërën prej vetë partive.

Objektivi i dytë i regjimit për zgjedhjet e ardhshme është ulja e pjesëmarrjes së elektoratit gri. Pesha e elektoratit gri është veçanërisht e madhe kur diferenca në mbështetje ndërmjet partive është shumë e ngushtë. Çdo votues gri që del të votojë pas 8 vitesh qeverisje socialiste, do të kishte mbi 90% mundësi që votonte vetëm Lulzim Bashën. Prandaj ky fluks votash duhet ndalur, dekurajuar dhe hutuar.

Rama është i vetëdijshëm se partitë e reja që ai po krijon nuk do të mund të bindin shumicën e zgjedhësve nga elektorati gri. Pjesëmarrja e lartë e elektoratit gri mund të nxitet vetëm nga një ofertë e mirë elektorale nga opozita. Një ekip opozitar me integritet moral dhe politik dhe një program që adreson brengën e ekonomisë së rrënuar, shëndetësisë dhe arsimit do t’i bindte shumë votues pa parti të mbështesnin Lulzim Bashën.

Thënë shkurt, regjimit i intereson që debati publik të mos përqendrohet në çështje të performancës së qeverisë së tij, në krizën ekonomike dhe kolapsin e sistemit shëndetësor. Për ta bërë këtë, Rama do të nxisë konflikt politik përmes ndërhyrjeve brutale në kushtetutë, në kodin zgjedhor, në liritë politike si liria e shprehjes dhe çështje të ngjashme. Duke e detyruar opozitën të luftojë në fronte të tilla, ai shpreson të gërryejë energjitë e saj dhe të shpërqëndrojë fokusin e Lulzim Bashës mbi ekonominë dhe programin për ta nxjerrë Shqipërinë nga kolapsi.

Një tjetër debat i madh që pushteti pritet të sponsorizojë këtë vjeshtë apo muajt e parë të vitit që vjen është ai mbi integrimin. Jo se kjo është një temë e parëndësishme për shqiptarët, përkundrazi ajo zgjidhet të sponsorizohet sepse është temë që mund të tërheqë mjaftueshëm vëmendje për të shmangur debatin mbi problemet akute. Konferenca e Parë Ndërqeveritare ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian nuk do të hapet para zgjedhjeve të ardhshme. Kjo është bërë e qartë tashmë. Por lufta e akuzave dhe kundërakuzave, shpikja e ngjarjeve dhe lajmeve pa thelb si ai i vizitës së Ramës në Gjermani, romuzet e tij ndaj Europës me probleme të brendshme janë në mënyrë tipike hile propaganda.

Për të larguar vëmendjen e publikut nga ekonomia, shëndetësia, arsimi, etj, Rama ka hapur ose ka lënë pa zgjidhur mjaft probleme. Çështja e kufirit detar, ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, ligji i ri i medias, etj janë vetëm disa prej temave me të cilat propaganda e regjimit do të përpiqet të shurdhojë dhe hedhë hi syve shqiptarëve që mund të kthejnë shikimin nga Lulzim Basha dhe propozimet e tij për të nxjerrë Shqipërinë nga humnera.

Një tipar themelor i elektoratit gri është se ata janë të painformuar rreth politikës. Duke mos qenë të lidhur emocionalisht me ndonjërën parti, ata priren të dinë shumë më pak për atë që ka ndodhur gjatë 8 viteve të fundit dhe kanë shans më të lartë për të rënë pre e disinformimit dhe mashtrimeve të makinerisë propagandistike të regjimit Rama-Veliaj. Dëmi që Rama shpreson t’i bëjë Lulzim Bashës në këtë drejtim është për t’u marrë seriozisht.

Opozita dhe Lulzim Basha kanë vetëm një opsion për ta asgjësuar fushatën propagandistike dhe manipulative të Edi Ramës: të ecin në rrugën e tyre. Të ngrenë një ekip konkurrues, të hartojnë një program që adreson praktikisht nevojat e ekonomisë, sistemit shëndetësor dhe arsimor dhe të komunikojnë në mënyrë kapilare me shqiptarët në çdo qytet, fshat, lagje, rrugicë. Kjo do të thotë se opozita duhet të hapë rrugë ekskluzive komunikimi me qytetarët, duke i kushtuar më shumë rëndësi dhe energji medias së re. Komunikimi individual, në grupe të vogla dhe përmes rrjeteve sociale ul në masë të madhe efektin e propagandës së madhe të qeverisë përmes mediave tradicionale.

Shmangia e Edi Ramës është edhe objektivi madhor i Shqipërisë për këto zgjedhje. Ai i duhet lënë të shkuarës dhe nuk duhet lejuar të pengojë njohjen e qytetarëve me projektin që Lulzim Basha dhe opozita kanë për shqiptarët. Kryeministri në ikje duhet dënuar me vetmi si një personazh ziliqar filmash të realizmit socialist. Të paktën sa i përket komunikimit të opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

astrit21/09/2020 07:59

Shkrim qesharak per te ashtequajturin "elektorati gri".

Ervina21/09/2020 03:27

DENONCIM SUPER SKANDALI VJEDHJE, LUTEMI SYRI HETOJENI DHE DERGOJENI NE SPAK
MINISTRIA JASHTME DHE AMBASADORE NE OKB KANE VENDOSUR TE SHENBIN NDERTESEN E MISIONIT NE NYC PRONE SHQIPTARE PER TA DHENE NDERTIMIN NJE BUSINESSMAN YEFFET ME ORIGINE ARAB ME LIDHJE TE FUQISHME NE AFRIKE.
TENDERI SHPALUR NGA MINISTRIA ESHTE FALCO, FITUESI ESHTE VENDOSUR NGA LART.
SEKRETARI I PERGJITHSHEM DHE DREJTORE E MINISTISE JASHTME KANE UDHETYAR NE NYC PER TE BERE PRESION PUNONJESVE TE DALIN NGA NDERTESA PER TE SHKUAR NE APARTAMENTET E NDERTUESIT NGA AFRIKA NE QUEENS.
E DREJTAT PER TOKEN E GODINES I JEPEN KOMPANISE NDERTUESE R&I TRADING.
VJEDHJE E PASTER E PRONES SHQIPTARE NE AMERIKE. PER ARSYE KORUPTIVE.
DIKUSH TA JAPE NE SPAK.

jepi cezarit te tijen21/09/2020 00:00

nje pyetje mik. me cdo njeri tjter...por me cdo njeri...sa kohe do kish qene ne pushtet ai letyra...vec me lulin mbijetoj. se ke pyetur ndonjhre veten pse ri ne pushte ai??

xxx20/09/2020 17:39

O Vehap, do te te shaje Basha per kete qe ke shkruar se ai ka thene qe nga 85 deri ne 96% e elektoratit jane me opoziten, kurse ti i paske nxjerre barazim...

tirana20/09/2020 17:20

Ne te vertete kjo eshte nje analize e thelle dhe mjaft e thjeshte per t'u kuptuar nga ata qe duan te kuptojne rreth asaj qe mund te ngjase muajt e ardhshem ne lidhje me fushaten elektorale te zgjedhjeve te vitit 2021 .
Nuk ka se si edhe fushata zgjedhore e rilindjes te mos i ngjaje llojit te qeverisjes se deritanishme te planifikuar si gjithe - anarshiste 7 vjeçare .
Prandaj edhe strategjia e opozites ne fushaten elektorale duhet te jete e thjeshte dhe mjaft kapilare , ne veçanti ne elektoratin fshatar e ate rural ne pergjithesi , te cilet sipas meje perbejne edhe nje pjese jo te vogel te elektoratit gri .

Shto koment

Denonco