Dhelpra, lejleku dhe listat e hapura

Dhelpra, lejleku dhe listat e hapura

Nga Artan Hoxha - 19/09/2020

Shumëkush e ka dëgjuar a lexuar përrallen e dhelprës që ftoi lejlekun për darkë e i dha për të ngrënë supë në pjatë të sheshtë.

Lejleku mbeti pa ngrënë.

Me siguri, si lejleku i përrallës do jenë ndjerë të gjithë ata që me sinqeritet prisnin që Rilindja ti hapte realisht listat e zgjedhësve.

Hapja e listave u bë kauza e një pjesë të së ashtuquajturës ‘Opozita Parlamentare’ në koordinim me ca shoqata të shndërruara së fundmi në parti politike.

Mbas një periudhe injorimi, stigmatizimi e kundërshtimi, ideja e listave te hapura u përqafua me dashuri te zjarrte nga Kryerilindesi, edhe pasi i rezultoi nga sondazhet se ideja gëzonte mbështetje te gjere ne popull.

I vetmi ‘merak’ i tij mbeti sigurimi i kuotes gjinore ndaj dhe ne ndryshimet e Kushtetutës ne korrik vuri dyshemenë e hapjes me 2/3 e listës ndonëse edhe Opozita Reale u shpreh për lista 100% te hapura.

Pak dite me pare Rilindja paraqiti ne Këshillin Politik ndryshimet ne Kodin Zgjedhor e ku, ndërsa de jure propozohet hapje 100% e listës se kandidateve ndaj klasifikimit me votën nominale te zgjedhësve, mënyra e përllogaritjes se votave për te ndryshuar radhitjen partiake te listës e bën de facto te pamundur ndryshimin e kësaj radhitjeje dhe votën nominale te padobishme.

Qe Rilindja s'ka dashur ndonjëherë hapje te listave kjo ishte mese e qarte për këdo me mend ne koke por naivet vijuan ëndërrimin, ndërsa kopukët vijuan mashtrimin.

Rilindjes nuk ia ndjen për demokraci e, ndërsa po shkon drejt humbjes se sigurt, nuk mund ti shtoje vetes një tjetër andralle - konkurrencën e brendshme deri ne shthurje qe mund ti krijoje lista realisht e hapur, me efekt shtese negativ ne rezultatin politik. Do ishte si tërheqja e ushtrisë ne humbje e pa disipline.

Këtë lloj risku mund ta marre përsipër vetëm fitimtari qe përmes pritshmërisë se fitores arrin te kontrolloje e mënjanoje shthurjen qe mund te shkaktoje konkurrenca e brendshme nga listat e hapura.

Rilindjes i duhet kompaktësia e vet dhe konflikti tek kundërshtari. Ndaj bën sikur hap listat kur synimin ne fakt e ka te pengoje, vështirësojë a cenoje kompaktësimin e koalicionit opozitar.

Hapja e listave u përdor nga Rilindja si argument për ndryshimin e formës aktuale te koalicioneve ne Kodin Zgjedhor. Por argumentet e përdorura nga Kryerilindësi veç te këtilla nuk ishin.

Fillimisht tha se koalicionet, me kandidate me vete për çdo subjekt, ne kushtet e listave te hapura bëjnë qe fletët e votimit te jene çarçaf te gjata e te gjera. Kushdo e kupton se problemi, nëse vjen, nuk vjen nga koalicionet, por nga hapja e listave për votim. Aq me shume qe u dhanë modele fletësh votimi qe e eliminonin këtë problem, si me e si pa koalicione.

Me pas tha se koalicionet siç rregullohen nga Kodi Zgjedhor shkaktojnë kalim te votës nga njeri subjekt i koalicionit tek tjetri. Por harroi se nëse kjo ndodh me mase te vogël brenda subjekteve te koalicionit, zgjidhja alternative e Kryerilindesit, për shkak te pragut elektoral dhe ndarjes rajonale, bën qe vota e dhëne për një subjekt të shërbejë për të prodhuar mandat parlamentar tek subjekti kundërshtar e kjo është ku e ku me absurd se transferimi i efektit te votës brenda subjekteve të të njëjtit koalicion.

***

Dhelpra e bëri hilenë e vet. Është ne natyrën e saj. Lejleku mbeti pa ngrenë.

Gjithsesi vjen dhe radha e lejlekut që e fton për darke dhelprën dhe i jep t¡ hajë të njëjtën supë ofruar në shishe...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco