Java ‘nga dështimi në dështim’!

Java ‘nga dështimi në dështim’!

Nga Sali Berisha - 19/09/2020

Të dashur miq, Edvin Kristaq Zografi ka njohur në tre udhëtimet e ditëve të fundit dështimet politike dhe diplomatike ndër më të hidhurat dhe konkretisht:
|
Vizita “Bujrum Dajak”.
Në analet e diplomacisë neo-otomane të Presidentit Erdogan, vizita e Edvinit në Turqi është regjistruar si vizita Bujrum Dajak.
Edvini u thirr per vizitë pas disa demarsheve zyrtare të autoriteteve turke në nivele nën kryeministror për ti dëgjuar direkt nga goja e Presidentit Erdogan selamet e dërguara në adresë të tij nga vartësit e presidentit. Takimi në Maramra ishte pra një bujrum dajak saqë Edvini pasi harroi të bëj ndonjë njoftim për takimin, zhgarraviti disa fjalë të cilat të lexuara me vemendje dëshmonin qartë brendinë e tij.
|
Vizita “nga Shkelqimi në Shkelqim”.
Pavarësisht se u përpoq që vizitën e tij në Athinë ta paraqiste si vizitë të kreut të OSBE, në fakt ai shkoi thjesht i ftuar për të marrë pjesë në forumin e pervitshëm që organizon revista “The Economist” dhe u kthye nga Athina si Zografi Bis.

Në stilin tashmë të njohur të Alister Kembellit të mashtrimit paraprak të publikut për ti rritur vlerën asaj që do të ndodhë, ai njoftoi se nuk do të takohet me kryeministrin e Greqisë Micotaqis.

Ditën që shkoi Zografi në Athinë, Kryeministri i Micotaqis i shtroi një darkë të ngushtë në të cilin ai i komunikoi jo në katër sy siç njoftoi për darkën tet a tet, por së paku në 12 sy vendimin e qeverisë së tij se Greqia zgjeron atdheun duke rritur nga 6 ne 12 milje ujerat e saj territoriale në detin Jon në kufi me Shqipërinë dhe se ajo nuk njihte vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë ndaj sygjeronte që palet ti drejtoheshin gjykatës ndërkombëtare.

Pas një kundërshtimi fillestar se nuk mund të pranonte gjykatën ndërkombetare sepse kjo është një ide e Berishës, Zografi Bis u detyrua të pranojë dërgimin e çeshtjese se kufinjve jonian me Greqinë në gjykatë dhe tani jo më me 6 milje por me 12 milje me Greqinë. Kështu që darka të cilin Zografi Bis e njoftoi si darka nga “Nga Shkelqimi ne Shkelqim”, në të vertetë ishte darka “pije detin Zograf”.

Kjo sepse pas kesaj darke ai u detyrua të përsërise nga Athina aktin e tradhëtisë së lartë kombëtare duke deklaruar se zgjerimi i ujërave territoriale të Greqisë nga 6 në 12 milje nuk prek Shqiperinë dhe se nuk ka marrëveshje.

Të nesermen në panel ishte dita e poshtërimit të tij publik nga ish ministrja e jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis e cila para opinionit publik grek dhe ndërkombëtar paraqiti si njeri që punon kundër vendit të vet duke sjellë si shembull rrezimin nga ana e tij për llogari të Turqisë të marrëveshjes së detit të vitit 2009, në të cilën deti ndahej duke patur Greqia 6 milje dhe Shqipëria 12 milje.

Ndaj kësaj deklarate që habiti audiencën, Edvini u mbrojt me argumentat qesharake duke thënë se në atë kohë ai nuk njihej me Erdoganin dhe se ky i fundit nuk është antigrek.
Për të mbuluar tradhëtinë e tij të lartë kombëtare Zografi Bis urdhëroi mediat e tij të Arben dhe Karlo Malavites, Ymer Çorapes etj, të trillojnë se Zografi është njeriu që realizoi armëpushimin Turqi - Greqi sikur këto dy vende të ishin në luftë dhe marrëzira të tjera si këto.

Miq, si përfundim vizita e Zografit Bis në kryeqytetin e Greqisë ngjason shumë me vizitën e Jorgo Kristaq Zografit në Janar të vitit 1914 në Athinë, vetëm se në rastin e Zografit Bis apo Edvin Kristaq Zografit shitet deti Jon kurse Jorgo Kristaq Zografi shiti tokën, Jugun e Shqipërise. sb

(vijon)

ps: Nga Shkelqimi në Shkelqim është marrë nga postimi në tëitter i Zografit Bis pas darkës së kapitullimit para kryeministrit Micotaqis, në të cilin i frymezuar nga libri i babait të tij shpirteror Enver Hoxhës “dy popuj miq” do të shkruante: “Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari19/09/2020 15:02

A do ti vije valle Shqiperise ndonjehere politikan i permasave boterore si Doktor Berisha? Kjo eshte ceshtja.

krasasi tp19/09/2020 14:12

Marrëveshja Berisha-Rama e vitit 2008, sot pas 12 vjetësh, po konfirmon se pamvarësisht disa pasojave negative që do sillte, tregoj se në përgjithësi, Ajo, ishte një marrëveshje "xhentelmenësh". Kriza në 'Detin Mesdhe' por edhe kudo ku ka problematika të ngjashme, mund dhe duhet të zgjidhen, jo me demostrim force, por me marrëveshje, jo me luftë, por me paqe. Edhe kriza e sotme në vënd, me ndërhyrjen dhe ndihmën e partnerëve ka një zgjidhje. Listat i hartojnë kryetarët. ONM nëpërmjet Komisionerit Publik, paraqet kundërshtimet. Kryetarët reflektojnë mbi listat. Partia që del e para në zgjedhje merr si në Greqi një bonus. Ose në të kundrën z.Rama merr mandatin e tretë. Ndoshta edhe kjo mund mos të jetë dramë. Ju përshëndes dhe ju uroj një vënd në Parlamentin e ardhshëm.

Shto koment

Denonco