Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Për negociatat Berlini pret qeverinë Basha

Për negociatat Berlini pret qeverinë Basha

Nga Gentian Gaba - 19/09/2020

Ndonëse elektoralizimi i ngjarjeve është në rendin e gjërave në politikë, përdorimi i kryesisë së radhës së OSBE-së, në dekikat e fundit të mandatit të tij qeverisës, duket se nuk është parë me mirakande në Gjermani.

Andaj udhëtimi i Ramës në tokë teutonike nuk prodhoi atë për të cilën u përgatit shtrati nëpërmjet mediave të këtushme, një takim me Angela Merkel.

Madje në këtë vizitë dyditore nuk mundi të shtrëngoj dot duart as me dy përfaqësues të rëndësishëm të Bundestagut, sic janë kryetari i grupit parlamentar të Ballkanit Perëndimor të CDU/CSU, Johann Ëadephul, dhe kryetari i Komisionit për BE në Bundestag, Günther Krichbaum.

Dhe kur një vizitë bën më shumë lajm për atë që nuk ndodhi sesa për atë që ndodhi (takim me me një grup pralamentarësh për të lobuar për PO-në për konferencën e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave me BE–në), është mëse e qartë se Rama dhe qeveria e tij përbëjnë pengesën kryesore në rrugën europiane të Shqipërisë.

Dera e mbyllur ndaj kryeministrit shqiptarë nuk vjen si një rrufe në qiell të pastër. Mjafton të krahasojmë liderin tonë ‘global’ me atë më pak ekstravagant të Maqedonisë fqinje. Zaevi, në krye të një shteti që kishte pengesa shumë herë më të mëdha se i yni për t’u përafruar me standardet e BE-së, i ka përbushur detyrat e shtëpisë dhe përparon me hapa të sigurta drejt konferencës së parë ndërqeveritare midis vednit të tij dhe Brukselit.

Ndërsa ne, që sipas Ramës i kemi celur negociatat prej dy vitesh, kemi bërë hapa të mëtejshëm mbrapa. Sepse nuk mjaftojnë kushtet e shumta që na janë vendosur, shumica ende të papërmbushura, për mbajtjen e tryezës ndërqeveritare por, fal makthit të Ramës ndaj zgjedhjeve, pakënaqësitë e partnerëve ndaj qeverisë u shtuan për shkak të ndryshimeve kushtetuese të njëanëshme.

Andaj rrefuzimi i Merkelit, që në kohë të turbullta si këto të fundit për rajonin do ta kishte takuar kryesusesin e OSBE-së, cilido të ishte ai, i ndjekur nga ai i Krichbaum dhe Ëadephul, derëtarë të rëndësishëm të Bundestagut, janë mesazhe të qarta politike ndaj Ramës dhe lëcitësit e e aktualiteti e dinë fort mirë.

Pak rëndësi ka që Rama do të fshihet edhe njëherë pas justifikimit të ‘dinamikave të brendshme të BE-së, apo atij detit të trazuar që me inagjinatë e kalojë dy vite më parë, fakti është se ‘NEIN’ (jo) gjerman është për atë dhe jo për Shqipërinë.

Sepse po të kishte një ndjeshmëri negative ndaj vijimit të integrimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk do të penalizohej vetëm Shqipëria, por edhe Maqedonia e Veriut. Dicka që nuk ka ndodhur.

Ajo që po ndodh, dhe shihet përherë e më qartë, përkeqësimi që ka pësuar vendi gjatë viteve të fundit për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës.

Dhe ky nuk është një pohim shkëputet nga ajo cka opozita deklaraon për situatën në vend, por gjendet i gdhendur në cdo raport ndërkombëtarë në lidhje me korrupsionin, azilkërkuesit, situatën ekonomike dhe rrokopujës së shtetit ligjor.

Kundruall kësaj tabloje, që gjermanët njohin më mirë se cdokush në Europë, dhe fare pranë zgjedhjeve të përgjithshme, duket se edhe Bundestagu i ka sytë nga 25 prilli 2021. Jo vetëm për të vëshguar standardin e zgjedhjeve, që me siguri i presin më të mira se ato të dosjeve 339 dhe 184, për të cilat e kanë fshikulluar bollshëm Ramën, por edhe për të gjetur të hënën e 26 prillit një partnerë të ri, me të cilin të ndreqin sërishmi trajektoren europiane të vendit tonë.

Ndonëse asnjë nga përfaqësuesit e qeverisë gjermane nuk ka për të dalë në fushatë me Bashën, është e nënkuptuar se sinergjia midis liderit të PD-së dhe lokomotivës së CDU-CSU, do të jetë themeli mbi të cilin do të ndërtohet ngrehina europiane e Shqipërisë. Terreni ndërkombëtarë është ai në të cilin Basha ka lënë gjurmët më domethënëse të karrierës të deritanishme, duke prodhuar ngjarje nga të cilat shiptarët kanë përfituatr jo pak gjatë qeverisjes së mëparshme të PD-së.

Prandaj, teksa Rama bredh nëpër Berlin me duart në xhepa (ironia e fatit do që ai të marrë mbi vete batutën që dikur bëri për Nanon, duke e krahasuar me ‘Robert Çamçakëzi), dhe në kryeqytetin gjerman presin pasardhësin e tij, është e rëndësishme që mesazhet që vijnë prej andej të lexohen qartë nga qytetarët shqiptarë. Sepse 25 prilli nuk është vetëm ditë zgjedhjesh, por edhe zgjidhjesh. Europiane dhe jo vetëm.

/Mapo.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp19/09/2020 11:33

Ndjesë se lexova vetëm paragrafin e fundit. "Madhëria e Saj" nuk mund ta priste dhe as të bënte foto me E.Ramën në kulmin e debatit dhe mosmarrëveshjeve në skenën politike shqiptare. Ndryshe do mbante anë. Ndaj e konsiderojnë "Madhëria e Saj" . Po të ishte 'Merkelja' e Berat Buzhalës mund ta bënte atë gabim.

Shto koment

Denonco