Me 100% pushtet s'bëri asgjë, tani kërkon vetëm 51% që të rregullojë Shqipërinë

Me 100% pushtet s'bëri asgjë, tani kërkon vetëm 51% që të rregullojë Shqipërinë

Nga Herion Mesi - 12/09/2020

Edi Rama do mbahet mend si politikani që erdhi plotë zhurmë për ndryshime stili qeverisje në vitin 1998. E mori Fatos Nano në fillim dhe e mbështeti fuqishëm Ilir Meta, kur e bëri kryebashkiak në Tiranë. Më pas Rama nuk ndaloi se ngjituri lart në pushtet, duke ngatërruar dynjanë dhe duke synuar kreun e pushtetit në vend.

Duke përdorur batutat, ai u ngjit kaq lart sa nuk e mendoi njeri!

Dhe kur i mori të gjitha; pushtet qendror, pushtet lokal, drejtësinë, insitutucionet kushtetuese, shumicën e ambasadorëve të huaj, bashkëpunoi me krimin, dha  tenderime, koncencione, PPP, ndau e sakatoi buxhetin e shtetit për oligarkët; me një fjalë kishte dhe ka akoma gjithçka në dorë dhe nuk bëri asgjë për njerëzit. Nuk rriti mirëqënien, nuk luftoi krimin, nuk rriti pensionet, nuk siguroi që rinia të rrijë e të punojë e jetojë në Shqipëri.

Me pak fjalë me 100 % pushtet dhe nuk bëri gjë. Përkundrazi! E tani, ai Edi Rama, kërkon vetëm 51 % pushtet që ta ndryshojë vendin!

Kjo është sarkazëm, bile cinizëm, me popullin shqiptar. Por populli e ka ndarë mendjen që me 25 prill 2021 të ndahet njëherë e mirë nga kjo farë e keqe, nga ky sekt që mori dhe pushtoi krejt PS-në.

Ndaj slogani “është koha për të ikur”, njerëzit shprehen kudo se “është koha për t'u zhdukur si Rilindje!”./KJ

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Oshetima13/09/2020 17:02

Ndaj te njejtin mendim me komentuesin "t".

t12/09/2020 15:23

Jo thjesht zhdukje,por zhdukje me egzekutim

N12/09/2020 15:11

Kur të sjell mafia dhe oligarket në pushtet ,do punosh për ata.

Shto koment

Denonco