Pse rrejnë kaq kollaj Edi Rama dhe Hashim Thaçi?!

Pse rrejnë kaq kollaj Edi Rama dhe Hashim Thaçi?!

Nga Enver Bytyçi - 11/09/2020

Sapo u mbyll takimi në Uashington dolën turravrap, në fillim Rama e më pas Thaçi, dhe kumtuan me të madhe se "Ajo që u arrit në Shtëpinë e Bardhë do ishte arritur para dy vitesh" dhe se "Kosova humbi dy vite kohë"! Fajësuan pwr kwtw taksën, thikat, hartat, "shpifjet" e opozitës dhe kundërshtarëve të ndarjes së Kosovës. Fajësuan shumicën e shqiptarëve, të cilët ishin dhe janë kundër shkëmbimit të territoreve të Kosovës me Serbinë. Ishin gati ta fajësonin edhe Zotin, vetëm që këta të dy të dilnin të larë nga llumi ku hynë vullnetarisht që në bashkëpunim me presidentin serb, Vuçiç, ta ndanin Kosovën.

Shpikën një rrenë të madhe, shumë të madhe! Sikur këta kishin për të arritur një marrëveshje si kjo e 4 shtatorit 2020 që para dy vjetësh. Sipas tyre, të paudhët, d.m.th Haradinaj, Berisha, Meta e të tjerë, nuk i lanë ta bëjnë këtë! Nuk pranojnë Rama dhe Thaçi se para dy vjetësh ishte nw tavolinwn e Bolton projekti Rama-Thaçi-Vuçiç të ndarjes së Kosovës! Nuk pranojnw se edhe mw 27 qershor sw paku do tw dilte kishte njw pwrpjekje tw tillw, ndryshe nuk kishte pse Thaccit t'i kumtohej nw avion kthimi mbrapsht. Por duan që me sulme e rrena të hiqen se "s'kanë lidhje me atë projekt"! Ndërkaq deklaratat e Ramës dhe Thaçit kaluan pa ndonjë reagim.

Duket sikur mediat janë në mision për t'i rehabilituar ata për aktin e tradhtisë kombëtare në angazhim të tjetërsimi tw territorit të Kosovës. Moderatorët bëjnë pyetje të tipit - A ishte taksa pengesë për të realizuar më herët një marrëveshje në Uashington?! Thaçistët dhe Ramistët bërtasin e thonë, se "Shefat e tyre e përgatitëm terrenin që të vihej te marrëveshja e 4 shtatorit"! Ndërkohë e vërteta është se taksa ishte pasojë e projektit për ndarjen e Kosovës, që do të thotë se ky projekt ishte pengesë e vazhdimit të bisedimeve. Lufta për merita është e njohur në mesin e shqiptarëve. Por të dalësh e të kërkosh merita për një marrëveshje, e cila nuk ka të bëjë me protagonistët në fjalë, ky është vërtetë një akt komik e tragjik njëkohësisht.

Eshtë njësoj sikur të dalin nxitësit e një lufte të caktuar e të thonë se "meritat për paqen ishin të tyret"! Kësaj i thonë jo të gënjesh, por të artikulosh një rrenë e madhe, për të mohuar një të vërtetë të dukshme në ditën me diell. Pse rrejnë kaq kollaj Edi Rama dhe Hashim Thaçi? Rrejnë, sepsë janë në siklet. Ishin nis të hynin në histori si "fitimtarë të mëdhenj" dhe përfunduar si "tradhtarë të mëdhenj" të kombit shqiptar! U nisën për "të marrë çmimin Nobel" dhe përfunduan skutave të gjykatës speciale Thaçi e Rama në llogaridhënie të sigurt nesër! Ata rrejnë kur thonë se kishin në projekt një marrëveshje si kjo që u nënshkrua në Uashington më 4 shtator. Projekti i tyre ishte ndarja e Kosovës. Këtë e dinë edhe minjtë, jo më njerëzit që kanë përveç syve, veshëve dhe gojës gjithashtu mendjen, ndërgjegjen, vetëdijen, nëndijen, ndjesinë, me të cilat i japin kuptim të vërtetës dhe jetës mbi tokë. Ata rrejnë kur thonë se taksa Haradinaj ishte pengesa e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë! Në fakt nuk ishte taksa, por projekti i ndarjes së Kosovës i promovuar fillimisht në Nish nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç e më pas nga Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb në Alpach të Austrisë më 18 gusht 2018! Ata rrejnë se Minishengeni është ide e Edi Ramës. Vetë kryeministri i Shqipërisë deklaroi nëntorin e vitit të kaluar se kjo ide ishte e presidentit të Serbisë e për pasojë nuk mund të ishte në dobi të Kosovës. Në Uashington, sipas fjalëve të kryeministrit Hoti, minishengeni hyri në marrëveshje si lëshim për Serbinë, sepse në këmbim të vendosjes së ambasadës serbe në Jeruzalem, Aleksandër Vuçiç insistoi në angazhimin e Kosovës për të marrë pjesë në këtë nismë të tijën! Presidenti Trump ia kwrkoi kwtw Kosovws nw pozitat e xhentelmenit! Ata rrejnë kur thonw se në Berlin ose në Uashington nuk ka patur harta e thika kundër territorit të Kosovës. Rrejnë, sepse përpjekjet e Ramës, Thaçit dhe Vuçiçit për ndarjen e Kosovës i ka dekonspiruar kumbara i tyre, John Bolton, i tha troç: "Idenë e ndarjes së Kosovës e sollën në Uashington këta protagonistë lokalë ballkanikë"! Dhe ne na kujtohet shumë mirë se si mburrej Rama para parlamentit të Shqipërisë me telefonatën e gjatë midis tij dhe Bolton. Nw atw kohw ai thoshte se biseduam pwr rajonin, duke u mburrur se ishte protagonist e ndarjes sw Kosovws!

Ne e dimë shumë mirë se si Hashim Thaçi, sa kohw ishte Bolton shkoi shpesh në Uashington dhe pasi e takonte atw dilte e thoshte se "për ta përmbyllur konfliktin me Serbinë, Kosova ka përkrahjen e SHBA-ve dhe kjo mund të bëhet me korrigjimin e kufijve"! Ndërsa Edi Rama në ato përpjekje mori rolin e avokatit të Hashim Thaçit, duke iu kundërvënë publikisht me fyerje e sharje kujtdo, edhe kryeministrit të Kosovës, pse ata kundërshtonin idenë dhe projektin serb të shkëmbimit të territoreve me Serbinë! Tani del presidenti i Kosovës dhe pa pikë marreje thotë se "Po të ishim të bashkuar, do të kishim një marrëveshe më të mirë"! Ndërkohë që ai bashkë me Edi Ramën e përçanë politikën shqiptare dhe e bënë copë-copë, për shkak të angazhimit që kishin për ndarjen e territorit! Përpjekjet e Hashim Thaçit për ndarjen e Kosovës përmes skenarit të "korrigjimit të kufijve" kanë qenë publike çdo ditë, çdo orë, gjatë më shumë se dy viteve, deri më 29 prill 2019, kur shkoi në Samitin e Berlinit dhe Angela Merkel ia ndaloi atij dhe Edi Ramës të flisnin më për këtë projekt! Këta banditë politikë e të pacipë, tw cilwt konkurojnw me vetë rrenën, së paku duhej të heshtnin! Jo më të guxonin të vetëmburreshin, duke adresuar fyerje dhe sharje për kundërshtarët e projektit antikombëtar të tyre të ndarjes së Kosovës!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet11/09/2020 21:17

KISHIN QENË TRE MIQ;I PARI NJIHTE TË DYTIN;I DYTI NJIHTE TË TRETIN;NDËRSA I
TRETI NUK NJIHTE T'PARIN;SAHARË TAKOHËSHIN;I PARI ME TË DYTIN;QË E PYETEJ
-A PO PËRMIRËSOHEJ AI MIKU JONË HIQ;JO PËRBESË,ASPAK NUK PËRMIRËSOHEJ;
VETËM PO SHARRON THELLË,MË THELLË;NË TRADHËTI MBARË SHQIPTARE;DHE,NJË
DITË I PARI THIRRI NË KONAK TË DY MIQËT;TË DYTIN DHE TË TRETIN;I DYTI N'KONAK
TË PARIT,ME QELLIM NUK PREZANTOJË EMRIN E MIKUT TË TRETË;EDHE,I PARI,ZOTI I
KONAKUT,PO PYET TË DYTIN:PO AI MIKU JONË,A PO PËRMIRËSOHEJ HIQ;APO,ENDË
PO VAZHDON ME TRADHËTI ANTI SHQIPTARE;AI I DYTI PËRGJEGJEJ;JO PËR BESË,AI
NUK PO PËRMIRËSOHEJ ASFARE;DHE AI KËRKON ME IA BERË KËSHTU E KËSHTU;SE
MË TË POSHTËR NUK E GJENË!"DHE,KUR I ZOT I KONAKUT DUALË JASHTË ODËS SË
KULLËS,AI MIKU I TRETË PO I THOTË TË DYTIT;PSE BRE BURRË,LE AI,NUK MË NJIHTE,
POR TI,QË MË SHAJË DHE MË BERË KAQ TË POSHTËR?!"SA AI I PARI,I ZOTI KONAKUT
U KTHYE NË ODË;AI I DYTI PARA TIJ,PO E THËRRET TË DYTIN ME EMËR;A,AI I PARI,PO
SKUQET DHE,PO I THOTË TË DYTIT:AHIII BRE,BURRË,O TI M'SKUQE NË KONAK TIMIN,
PO PSE NUK MË TREGOJE SE KY ËSHTË AI MIKU I TRETË I YNI!!;A I DYTI PO IA KTHEN:
-JO,JO,MOS U SKUQ,AS MOS IA HUQ FARE;SE KY MIKU JONË,ME TË VËRTRTË ËSHTË
SHUMË I POSHTËR;EDHE TRADHËTAR E KOMBIT SHQIPTAR;KOT NE PO I FLASIM DHE,
PO E KRITIKOJMË;SE NUK PO MUNDEMI TA PËRMIRËSOJMË,ASFARE;PËR NJË PARE!."
MANI,USA.

ReBo11/09/2020 11:26

Une nuk mund te them nese me mire eshte nje Kosove pergjysem, por e bashkuar me ne, apo nje Kosove e plote por vec nesh. Kete nuk e gjykoj dot. Te dy variantet kane anet pozitive e negative te tyre. Projekti nuk i pelqeu Gjermanise, e cila duhej te kerkonte rregullime kufijsh me gjysmen e Evropes. Por per nje gje jam i sigurt se e kam degjuar me veshet e mi te Fevziu. Edi Rama, kryeministri i Shqiperise thoshte pak a shume keshtu: " Mos nxitoni te etiketoni se ky eshte tradhetar e ky tjetri patriot. Nuk jane gjerat te ndara me thike. Kjo mundesi per bashkim nuk na jepet perdite. Historia mund te na gjykoje per keq nqs nuk e shfrytezojme rastin".Ose " Merkel eshte kancelare e Gjermanise kurse une jam kryeministri i Shqiperise dhe kujdesem per interesat e Shqiperise". Kaq burri duhet ta pranoje, tutje fjaleve per marreveshje me Vucic. Kjo qe po shkruaj une nuk eshte degjuar vetem prej meje. Apo Thaci qe thoshte se ishte ne obligimin e tij te kerkonte qe Presheva, Medvegja dhe Bujanuvci t'i kalonin Kosoves. Nuk e ka thene vetem nje here. Keto jane jashte cdo dyshimi. Komentojini vete pastaj.

ReBo11/09/2020 11:25

Une nuk mund te them nese me mire eshte nje Kosove pergjysem, por e bashkuar me ne, apo nje Kosove e plote por vec nesh. Kete nuk e gjykoj dot. Te dy variantet kane anet pozitive e negative te tyre. Projekti nuk i pelqeu Gjermanise, e cila duhej te kerkonte rregullime kufijsh me gjysmen e Evropes. Por per nje gje jam i sigurt se e kam degjuar me veshet e mi te Fevziu. Edi Rama, kryeministri i Shqiperise thoshte pak a shume keshtu: " Mos nxitoni te etiketoni se ky eshte tradhetar e ky tjetri patriot. Nuk jane gjerat te ndara me thike. Kjo mundesi per bashkim nuk na jepet perdite. Historia mund te na gjykoje per keq nqs nuk e shfrytezojme rastin".Ose " Merkel eshte kancelare e Gjermanise kurse une jam kryeministri i Shqiperise dhe kujdesem per interesat e Shqiperise". Kaq burri duhet ta pranoje, tutje fjaleve per marreveshje me Vucic. Kjo qe po shkruaj une nuk eshte degjuar vetem prej meje. Apo Thaci qe thoshte se ishte ne obligimin e tij te kerkonte qe Presheva, Medvegja dhe Bujanuvci t'i kalonin Kosoves. Nuk e ka thene vetem nje here. Keto jane jashte cdo dyshimi. Komentojini vete pastaj.

Shto koment

Denonco