Mini-Shengeni, si rrota e traktorit të Jeros

Mini-Shengeni, si rrota e traktorit të Jeros

Nga Genc Pollo - 07/09/2020

Dikur nga vitet shtatëdhjetë thuhet se regjizori Minush Jero përdori një rrotë stërmadhe traktori si truk për të gozhduar  aty vëmendjen e censorëve të realizmit socialist në mënyrë që ata të mos vërenin devijimiet e pjesës teatrale nga dogma artistike e kohës. Në fund të ditës, Jero pranoi të hiqte rrotën nga skena, pjesa teatrale nuk pësoi tjetër gëshërë dhe Jero, censorët e publiku i teatrit mbetën të kënaqur.

Varrosja e coptimit të Kosovës si fitore e madhe por e heshtur

Nuk jam krejt i sigurt se krahasimi i rrotës së traktorit me Mini-Shengenin Ballkanik është i duhur e i përshtatshëm por insistimi i z Rama për të përdorur Marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë Kosovë - Serbi për t’u vetëshpallur sërish edhe patriot edhe vizionar të kujton hilera e marifete që bëjnë njerëzit për të hequr sikletin.

Përsa i përket rolit të z. Rama në këto çështje do të thoja se Marrëveshja spikat me “elefantin që mungon” ose me copëtimin territorial të Kosovës i cili vite më parë fatkeqësisht u mbështet nga aventurizmi i zonjës Federica Mogherini, asokohe Përfaqsuese e Lartë për Politikën e Jashtëme dhe zv Presidente e Komisionit Europian si dhe nga ideologjizmi i ambasadorit John Bolton, asokohe Këshilltar për Sigurinë Kombëtare të Presidentit të ShBA.

E për të mos ja lënë gjithmonë fajin në derë tjetrit apo të huajit, siç bëhet shpesh në viset tona, duhet të rikthehemi se ata nuk e shpikën vetë këtë propozim. Propozuesit ishin presidenti i Serbisë, homologu i tij në Prishtinë me mbështetijen e  angazhimin superaktiv të kryeministrit të Tiranës.

Kjo ide e cila do të gjymtonte funksionimin e Kosovës si shtet e si ekonomi si dhe do të destabilizonte Ballkanin e më gjerë fillimisht u bllokua në Evropë nga liderë seriozë e të përgjegjshëm dhe me marrëveshjen e javës së shkuar mund të quhet e varrosur nga administrata Trump.

Përmendja pa vend e Mini Shengenit nga Rama e të ngjashëm për të spostuar vëmendjen, por edhe debati legjitim për atë që u arrit, apo edhe nuk u arrit në Uashington nuk lipset të na fshijë nga kujtesa që një fatkeqësi nga dora e njeriut në postin e gabuar evitua; përkundrazi duhet të gjejmë se si të evitohet përsëritja në të ardhmen.

Për MiniShengenin në grahmat e fundit, nëse është akoma gjallë, Kryeministri Hoti deklaroi pas nënshkrimit të marrëveshjes se ai e kishte pranuar përfshirjen e Kosovës në Mini Shengen pasi kjo ju kërkua nga ndërmjetësit amerikanë. Dhe krejt e arsyeshme që këta të fundit mbasi i imponuan presidentit serb të pranonte me shkrim reduktimin e vartësisë energjetike nga Rusia, refuzimin e teknologjisë kineze në rrjetet 5G e të tjera si këto nuk mund t’i refuzonin një karamele pa kosto, madje edhe pa domethënie, si Mini Shengeni, një projekt personal i z. Vu?i?.

Por në vetvete Mini Shengeni është pa domethënie pasi katër liritë e BE në Ballkanin Perëndimor mund të realizohen plotësisht vetëm pas anëtarësimit në BE. Për realizimin gradual të tyre e nxitjen e tregut rajonal ekzistojnë mekanizma e institucione rajonale ku shtetet e Ballkanit janë anëtare. Kështu p.sh  janë CEFTA me sekretariat në Bruksel e Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit me seli në Sarajevë të cilat kanë përkrahjen e plotë të Bashkimit Europian e të Amerikës.

Ishin këto institucione që gjatë pandemisë, në koordinim me Komisionin Europian, arritën të realizojnë “korridoret e gjelbra” në Ballkan për të shpëtuar tregtinë rajonale nga asfiksia e kufijve të mbyllur. Për Mini Shengenin nuk u kujtua kush.

Mini Shengeni është një nismë e cila sot e kësaj dite nuk ka një dokument themelues apo program të shkruar; është iniciuar nga shteti i vetëm në Ballkan që ka marrëveshje me bllokun  tregtar e organizatën e sigurisë të udhëhequr nga Rusia dhe në rastin më pozitiv i shërben vetëm egomanisë së udheheqësit të ditës e partnerëve të tij rreth e rrotull.

Fakti që samiti i Mini Shengenit i njoftuar që do të mbahej në Beograd në janar (dy muaj para shpalljes së pandemisë) u anullua e u la në heshtje mund të jetë fare mirë një shenjë se edhe kjo nismë mund të jetë rrugës drejt Varrezës së Projekteve të Padobishme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Tags

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet07/09/2020 23:11

MINI SHENGENI SI RROTA E TRAKTORIT PRODHIMI RUSO SERBË;NGRINI LEGENI SHI,
PORTA HORDHIMI PUSO VERBË,GJËRBË;KËTI PLANI,KËRRDI KLANI;PO I VIE ERA;AUH,
DO I BIE VLERA;SIKUR MARRËVESHJES,FIKUR VARRËRESHJES;T'ENVER HOXHES ME
PRESIDENTIN SOVJETIK NË MOSKË;KUR OFRUAN QË SHQIPËRIA BEHËJ REPUBLIKË
E SHTATË RUSO SERBO JUGOSLLAVË;NDËRSA,ENVERI KUNDËRSHTIME APSOLUTE;
DHE,PRESIDENTI HRUSHÇOV,NGA NERVOZA,NXJERR KËPUCËN DHE PËRPLAS PËR
TAVOLINE PREDIDENCIALE,NË MES TË MOSKËS;ATËHERË EDHE ENVER HOXHA Q'E
NXJERR KËPUCËN DHE PËRPLAS MBI TAVOLINË;LUFTË ME KËPUCË MBI TAVOLINËN
PRESIDENCIALË ISH BASHKIMIT SOVJETIK;MES PRESIDENTËVE BASHKIMI SOVJETIK
DHE SHQIPËRISË;SA INTERVENUAN DHE QETËSUAN PËRPLASJEN E KËPUCËVE MBI
TAVOLINË;SHËNJË KUNDËRSHTIMIT PËR PAKTIN NENSHTRIMIT TERË SHQIPËRISË SI
REPUBLIKË E SHTATË,RUSO JUGOSLLAVË;ATHUA VALLË,ÇFARË KRYEMENISTRA AH,
TRADHËTARË;ZVARRË FRYKRIMINISTËRA BARËBARË;SHITËN,SHQITËN;N'PLAN-KLAN
MINI SHENGENI-GRINI LEGENI;RUSO SERBO JUGOSLLAV;PUSO VËRBO TUGOSLLAVË!
MANI,USA.

Skrapari07/09/2020 15:48

Analize e perkryer si perhere nga z. Pollo. Njeri shume i ditur, i lexuar, sigurisht, sepse eshte rritur mes librash. Beme baba te te ngjaj thote nje shprehje. PD duhet te krenohet me figura te tilla.

krasasi tp07/09/2020 14:20

Ke, të fala nga 'AMA'.

Shto koment

Denonco