'Asnjë tradhti burra': Çfarë i djeg Edi Ramës që bërtiti e gëzoi kaq shumë?!

'Asnjë tradhti burra': Çfarë i djeg Edi Ramës që bërtiti e gëzoi kaq shumë?!

Nga Syri.net - 05/09/2020

Mbrëmjen e djeshme, Edi Rama, më shumë se për `marrëveshjen` mes Serbisë dhe Kosovës të firmosur nën bekimin e vetë presidentit të SHBA, Donald Trump, u kujdes për ta shfrytëzuar atë si një `heqje njolle` nga vetvetja.

Nuk ka tradhti burra - bërtiti ai në Twitter, sikur po çlirohej nga një makth i keq.

As vetë presidenti Hashim Thaçi i cili është akuzuar hapur, sepse në mënyrë jo transparente udhëhoqi në emër të Kosovës bisedime të fshehta me harta e kufij të rinj së bashku me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç për më shumë se 2 vite, nuk u hodh përpjetë si Rama.

Por çfarë i djeg kaq shumë atij dhe pse në mënyrë djallëzore përzien marrëveshjen e firmosur ditën e djeshme në Shtëpinë e Bardhë, me planin tjetër të ndarjes territoriale të Kosovës, i djegur e i flakur tej përfundimisht fillimisht nga Berlini dhe vendet kryesore të BE edhe së fundi, edhe nga administrata Trump?!

Image

Plani që prekte integritetin territorial të Kosovës dhe për të cilin Edi Rama sipas shumë dëshmive që do të risjellim më poshtë rezulton i përfshirë direkt, u godit fillimisht nga taksa 100% e ish- kryeministrit Ramush Haradinaj. Pastaj u hodh poshtë në mënyrë të panegociueshme në Samitin e fundit të Berlinit vitin që shkoi. Dhe goditjen e fundit formale, e mori nga një prokuror amerikan i cili i ndryshoi biletën e udhëtimit Hashim Thaçit; nga Prishtinë - Uashington në Prishtinë - Hagë.

Gjithashtu zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë duke përfshirë ish-këshilltarin e Trump për Sigurinë, Xhon Bolton, konfirmuan se ka pasur një plan për marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës, e cila do të përfshinte edhe shkëmbimin e territoreve, por SHBA nuk ka qenë palë pasi kjo ishte lënë në dorë të Vuçiç dhe Thaçit, të cilët po kryenin bisedime intensive e jo transparente.

Që pas anulimit të takimit të parë në Shtëpinë e Bardhë me rastin e përjashtimit të Hashim Thaçit, u mësua se në Uashington po përgatitej një lloj tjetër marrëveshje e cila siç e pamë edhe mbrëmë, fokusohej më së shumti në çështjet ekonomike.

Pra marrëveshja Vuçiç -Thaçi është krejtësisht tjetër nga ajo Vuçiç - Hoti që u nënshkrua mbrëmë. Ndaj nuk kuptohet (ose kuptohet qartë) se përse Rama duhej të hidhej përpjetë për të deklaruar: Nuk ka pasur tradhti burra!

Nëse i kthehemi marrëveshjes së parë në të cilën binte erë tradhti, në Prishtinë e në Tiranë, atëherë do kuptojmë se pavarësisht se nuk është zbardhur ende plotësisht, roli i Edi Ramës ka qenë kyç.   

Menjëherë pas Samitit të Berlinit kur Rama në mënyrën më të turpshme në sy të Vuçiç, Merkel e Macron u përpoq që të shantazhojë Ramush Haradinajn, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç zbuloi se plani për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë kishte qenë i tiji dhe se ai kishte dështuar përfundimisht në atë Samit.

Por të mos harrojmë që për këtë plan, Edi Rama preu kokën e Ditmir Bushatit, i cili mbronte qëndrimin e Gjermanisë, ndërsa për publikun, qeveria shqiptare e ka shitur si diçka që po bëhet me  detyrim nga SHBA dhe Brukseli i kohës së Mogherinit.

Mbështetësit e atij plani me në krye mikun dhe këshilltarin në hije të Ramës, Baton Haxhiun, mbinë studio më studio televizive për t'u mbushur mendjen shqiptarëve se Kosova nuk ka zgjidhje tjetër, pasi plani do u jepet palëve vetëm për nënshkrim dhe se ai na qenka rruga e vetme drejt paqes Serbi - Kosovë.

Ishte Samiti i Berlinit, i cili përfundimisht denoncoi dhe dekonspiroi mungesën e transparencës, gjithëpërfshirjes dhe mirëbesimit në lidhje me këtë plan për të cilin Edi Rama bënte të paditurin, por nga ana tjetër kurrë nuk e dënoi si antishqiptar.

Ndërsa për sa i përket përfshirjes dhe rolit direkt të Edi Ramës në projektin për ndarjen e Kosovës, kemi shumë dëshmi nga personalitete rajonale dhe botërore.

Ish-ministrja e Jashtme dhe ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, bëri në atë kohë një denoncim të fortë duke deklaruar se Rama dhe Vuçiçi kishin rënë dakord për këtë plan, që në takimin e tyre në Nish në vitin 2016.

Më herët, edhe ish-ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç denoncoi treshen Vuçiç - Rama - Thaçi për këtë plan si dhe për lobimin e madh ndërkombëtar që po bënin për realizimin e tij.

Edhe Sonja Birseko, Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi kishte thënë në tetor 2018, se Vuçiç dhe Rama ishin marrë vesh në Nish për planin e ndarjes së Kosovës.

Kurse në gusht të vitit 2018 një personalitet i politikës botërore, ish-Kryeministri i Suedisë Carl Bildt në një artikull për Uashingon Post shkruante se Kryeministri Rama i kishte thënë personalisht, se ishte dakord me idenë e Vuçiç për shkëmbime territoresh me Kosovën.

Ndërkohë kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi hapur dhe me bindje, se kryeministri Rama ka qenë i angazhuar në projektin për ndarjen e Kosovës.

“Ka qenë i angazhuar kryeministri Rama në opsionin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, i njohur si shkëmbim i territoreve por që do të rezultonte me ndarje të Kosovës”, tha ai për mediat në janar të këtij viti.

Zanafilla e makthit të Edi Ramës se në lidhje me Kosovën do t'i ngelet njolla historike e një “tradhtari në tentativë”, sipas të gjitha të dhënave dhe dëshmive duket se ka qenë takimi i tetorit të vitit 2016 në Nish mes tij Vuçiç.

Plot 8 herë (më shumë se me çdo udhëheqës tjetër) është takuar Edi Rama me `mikun Aleksandër`, pikërisht në periudhën që po gatuhej ky plan.

Edhe amatorët e gjeopolitikës e dinë se projekti gati 3-vjeçar për ndarjen e Kosovës, i cili koordinohej nga Aleks Soros, që ndërlidhte trekëndëshin e vilave rezidenciale të Vuçiç, Thaçit dhe Ramës, nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen e firmosur mbrëmë (me orën tonë) në Shtëpinë e Bardhë.

Ndaj Edi Rama kot e ka që gëzon e bërtet si fajtori me `mizën nën kësulë`: "Asnjë tradhti burra!"

© SYRI.net

Lexo edhe

Tags

Komentet

emigrant06/09/2020 08:47

Përveç idesë së dështuar të Rama-Vuçiç- Thaçi ç[r mdrjen e teritoreve, një nga pikat e diskutueshme të marëveshjes, është projekti i të ashtuquajturit Shengen ballkanik, si pjesë e planit amerikan për afrimin ekonomik të Kosovës e Serbisë., që u pa me skeptivizëm nga BE.
Rama e pat përmendur kur e nisi me zell të medh realizimin e këtij projekti, si një projekt të miratuar nga SHBA
Po ku qëndron "tradhëtia" e Ramës sa i takon interesave të Kosovës ?
Bisedimet për këtë ide ai i zhvilloi me mikun e tij Vuçiç, duke anashkaluar e injoruar qeverinë e Kosovës, bile edhe pa Thaçin.
Në takimin e Nishit, qeveria e Kosovës me kërkesën e Vuçiç nuk u ftua fare si palë e interesuar, e Rama me ambiciet e tij të protagonizmit të "liderit ballkanik", duke pranuar qëndrimin injorues të Vuçit për Kosovën, e përjashtoi Kosovën e pamvarur nga ky projekt dike marë vetë përsipër edhe përfaqësimin e qeverisë kosovare.
Thuajse të gjithë politikanët e Kosovës, bile përfshirë edhe Thaçin e denoncuan e kundërshtuan me forcë këtë qëndrim të Ramës.
Epiqendra e problemeve politike të të ashtuquajturës Europa Juglindore, padyshim se ka qenë Kosova e banuar nga shqiptarë.
Duke e injoruar qeverinë e republikës së Kosovës në këtë projekt, me të drejtë ky projekt u quajt krijimi i një Jugosllavue të re me qendër Beogradin, tashmë edhe me Republikën e Shqipërisë mbrenda..
Nga sa shihet në pikën e marëveshjes për këtë projekt, politika amerikane në qendër të marëveshjes vuri zhvillimin ekonomik të dy shteteve fqinjë, Kosovës e Serbisë e jo Shqipërinë.
Pra krejtësisht e kundërta me idenë Rama-Vuçiç

Selman Dervishi-Mani,USA.poet05/09/2020 23:34

ASNJË TRADHËTI BURRA;QASNJË TRAGJEDI SKURRA;ÇKA DJEG KRYERMINSTRIT TË
SHQIPËRISË LONDINEZË;SHTIPEGRISË HORDHIKREZË;QË BËRTITI EDHE GËSOI KAQ
SHUMË;QË ZËRNGRITI DHE PËSOI PLAQ LLUMË;PËR TA ZBUZLUAR HAJNIN E BLETËS
BLETARI PROVOKOI TUBIMIN E MALËSORËVE:AI QË KA VJEDHUR BLETËN,Q'E PASKA
MIZËN NËN KAPUQ;VAJ QË KA RRJEDHUR T'VËRTETËN,E QASKA MRIZËN ZJARR PUQ;
ATËHERË,KRATËRFERRË;VETË HAJNI PREJ DROJE,HEQI DHE SHKUNDI KAPELËN QE,
GJËJA TA LARGOJË MIZËN NGA KAPUQI;VRETETË VRAJNI GREJ PLOJE,DREQI TUNDI
TABELËN ZËR O PREJA,SA VARGOJË KRIZËN,A PRAP HUQI;NUK MBULOHEJ DIELLI ME
SHOSHË;TUK KURMOHEJ QIELLI N'LËMOSHË;NUK KA PRAG,PA U KTHYE;OH,ME GJAK,
OH,ME KRYE;TRAGJEDIA SHKRUMBIN TOKËS;TRADHËTIA PLUMBIN KOKËS!MANI,USA.

Fifi05/09/2020 17:41

Eshte e vertete! Edhe e vertete qe nuk ka tradheti, spse dy qeneve tradhetar shqiptar Tacit e Rrames ju futen gishtin, sepse i njohin "?'muter te shitur tek serbi jane.

Koli05/09/2020 14:18

Brilanteeeeee super i sakte shkrimi. Persa i perket Ramsit po te tha mirmbrema eshte mengjes

Koli05/09/2020 14:14

Brilanteeeeee super i sakte shkrimi. Persa i perket Ramsit po te tha mirmbrema eshte mengjes

Shto koment

Denonco