Dimensioni mizor i 'qytetarit' Edi Rama!

Dimensioni mizor i 'qytetarit' Edi Rama!

Nga Poli Hoxha - 15/08/2020

Edi Rama përveçse kryeministër de fakto është, edhe ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

E ka të paktën për detyrë institucionale si dhe shkak për të justifikuar rrogën dhe votat për timonin që pretendon se ia dhanë shqiptarët në zgjedhjet e fundit, që të paktën të bëjë një telefonatë me homologët e tij në Greqi.

Por edhe pse u bë dita e katërt që rreth 50 mijë shqiptarë i kanë shndërruar dy pikat tona kufitare me Greqinë, Kakavijën dhe Kapshticën, në sheshe `refugjatësh lufte” njësoj si në kufirin Siri-Turqi, ai hesht.

Ndërkohë që mëngjesi i sotëm e ka gjetur situatën në kufi edhe më të agravuar dhe tashmë gjendemi në një situatë reale të një katastrofe humanitare, kryeministri i shqiptarëve, ka zgjedhur që të promovojë në faqen e tij në FB, suksesin e qeverisë së tij për përmbylljen e punimeve në ndërtimin e një shkolle të shkatërruar nga tërmeti në Durrës.

“Mirëmëngjes/ dhe me një përqafim nga larg, për nxënësit, prindërit, mësuesit e shkollës "Neim Babameto" në Durrës, disa prej të cilëve atë ditë pas tragjedisë i gjeta të përlotur në oborrin ku shkolla qe kthyer në një shëmbëlltyrë të rrënimit të gjithandejshëm, ju uroj të gjithëve ju një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Përqafime nga larg, duhet kuptuar: Përqafime nga vila qeveritare dhe plazhet e Dhërmiut!

Ndërtimi i një shkolle dhe lotët e fëmijëve ato ditë të rënda pas tërmetit të madh nëntorin e vitit të shkuar, as që diskutohet që janë shumë të rëndësishme.

Por ndërkohë që kryeministri mburret me një punë që duhej të ishte normale në një shtet normal, në Kakavijë mijëra fëmijë jo vetëm që po derdhin lot, por edhe janë në gjendje të rënduar shëndetësore pas katër ditësh në diell dhe të dehidratuar.

Madje si pas raportimeve të fundit, si pasojë e panikut dhe kaosit, fëmijët po shtypen edhe nga ambulancat e emergjencës. Një prej tyre ka vdekur, kurse tjetri është në gjendje të rëndë. Ata nuk i shtypi `ambulanca` por kaosi dhe mungesa e shtetit të Ramës prej 4 ditësh në atë kamp gjigant `refugjatësh lufte`.

Një `përqafim nga Dhërmiu` edhe për ata fëmijë të sëmurë e të plagosur; një ngushëllim për prindërit që po përjetojnë ferrin në Kakavijë, nuk do ti kushtonte gjë Edi Ramës.

Por ai nuk e bën këtë, sepse e ka `mizën nën kësulë`. Shteti që ka ngritur, ose më saktë që ka katandisur, nuk ekziston për qytetarët; nuk ka fuqi; nuk di që ti ndihmojë ata ditëzinj të braktisur jetim mes dy shtetesh.

Gjithsesi vdekja e fëmijës e nxori nga deti, ose vrima në vilën qeveritare buzë Jonit dhe kapi telefonin.

Dhe e dini si dhe ku reagoi ftohtë për tragjedinë, që po ndodh në Kakavijë?!

As në TV, as në Twitter  e as Facebook, por në Instagram!

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë, për qytetarët e çdo vendi, përfshirë edhe qytetarët grek që hyjnë në një kufi!”, foli më në fund pas 4 ditësh kryeministri i vendit.

Ky relativizim i kësaj tragjedie në vazhdim, nuk është thjesht cinizëm por mizori!

Nëse Edi Rama ka frikë nga Greqia apo të marrim edhe rastin më sigurt, se qeveria e tij është e paaftë dhe e dorëzuar si gjithmonë përpara situatave të tilla të papritura dhe të jashtëzakonshme, ajo që të lemeris është ana de-humane dhe mizore, që `qytetari` Edi Rama po shfaq me karakterin e tij.

Nëse si kryeministër rezulton i mbaruar, të paktën të tregojë se i ka ngelur një fije njerëzie dhe të thotë e të shkruajë të paktën një fjalë si qytetari Edi Rama.

`Dy gisht letër` për ato mijëra familje me fëmijë e pleq, që po piqen nën diellin e Kakavijës e Kapshticës.

Tu thotë thjesht, se është pranë tyre edhe prej nga larg; pra një orë nga plazhet e Dhërmiut!

Por kjo anë mizore e njeriut që ka 8 vite që udhëheq grabitjen e pashpirt të pasurive të vendit në fakt, nuk është surprizë.

Nëse ju kujtohet vetëm pak muaj më parë në fillimet e pandemisë, ai u shfaq po njësoj me dhjetëra emigrant që ngelën atë herë në të ftohtë në anën greke të kufirit, sepse shteti i tyre nuk i linte që të futeshin në atdhe.

Dhe nuk ka si të ndodh ndryshe për një njeri, i cili me ndërgjegje dhe me plan ka ndërtuar jo vetëm një shtet mafioz, por edhe një qeverisje mizore.

Nuk është habi mizoria e strategut të ndërgjegjshëm të një shteti, i cili rrjep dhe shton me shpejtësi  shumicën e të varfërve nga njëra anë, kurse nga ana tjetër majm e fuqizon pakicën miliardere;

Krim-Oligarki!

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

N16/08/2020 14:58

Rama nuk largohet me deshirë.Opozita të organizojë popullin dhe ta largojë me dhunë këtë njeri nga pushteti.

Krist15/08/2020 16:09

Fajin e kane emigrantet,qe shkojne per te punuar ne Greqi,kur ne Shqiperi,pune ka sa te duash,por nuk ka specialiste.Le te behen spoecialiste dhe u gjendet puna menjehere,pa qene nevoja per te pritur ne kufi,ne zheg te vapes dhe rrezikut te korones.Rama ju ka dale borxhit,pse nuk e degjoni?

Krist15/08/2020 16:08

Fajin e kane emigrantet,qe shkojne per te punuar ne Greqi,kur ne Shqiperi,pune ka sa te duash,por nuk ka specialiste.Le te behen spoecialiste dhe u gjendet puna menjehere,pa qene nevoja per te pritur ne kufi,ne zheg te vapes dhe rrezikut te korones.Rama ju ka dale borxhit,pse nuk e degjoni?

Skrapari15/08/2020 13:11

Poli e ke qare shkrimin por nuk ja vlen ti qash hallin ketij mut mileti qe kur shkon tek kutia e votimit ne vend se te zgjedhe mjaltin zgjedh mutin( muti eshte rilindja e Edvin Ndyresires qe fatkeqesisht pjesa me e madhe e ketij qen mileti e ka dobesi). Ndaj mendoj se ketij populli do ti beje mire sjellja e kesaj qene qeverie me ne krye qenin Edvin. Po ka nxene mend le ti jape dermen ne zgjedhjet e aferta qe do te mbahen ose ne te kundert le ta votojne qe Edvini tu vazhdoje tu qije mamate si ati i tij shpirteror Enver.

t15/08/2020 12:50

Koha e fjaleve dhe retorikes ka ikur,por kaq ka ne dore poli.
Ka ardhe koha qe ata qe e duan akoma kete vend te organizohene te çohen ne kryengritje.Opozita po pat bythe te marre frenat ne dore dhe mos te prese kapitullimin e rames per te ardhe ne pushtet.Rama nuk do dorehiqet apo kapitulloje pa marre garanci per sigurine e tij.Nqs opozita dhe nderkombetaret e leshit do ja garantojne kete siguri ,atehere ky vend nuk ka me shprese

Shto koment

Denonco