Kontrasti midis oligarkëve të Ramës dhe ish-deputetit Agron Shehaj

Kontrasti midis oligarkëve të Ramës dhe ish-deputetit Agron Shehaj

Nga Enver Bytyçi - 14/08/2020

"Ligji i jetës dhe ligji i besimit janë e njëjta gjë. Nëse nuk mendoni dhe nuk besoni në asgjë, atëherë mund ta dëmtoni ose ta plagosni ndërgjegjen tuaj", shkruan Joseph Murrphy

Agron Shehaj jeton dhe beson, pra edhe mendon dhe bën sipas ndërgjegjes së tij atë çfarë është e dobishme për shoqërinë, për vendin, për Shqipërinë.

Dy ditë më parë ish-deputeti i Partisë Demokrarike dhe i qarkut të Vlorës, Shehaj, i dhuroi spitalit "Shefqet Ndroqi" tri respiratorë. Këta resipratorë presupozohet që së paku të shpëtojnë tri jetë njerëzish në javë.

Drejtuesit e spitalit e vlerësuan shumë këtë akt të Shehajt dhe si vlonjat pritej "ta bënte gjoksin gropë". Por ai nuk e bëri këtë. Madje falenderoi shumë disa kontributorë të tjerë që i ishin përgjigjur thirrjes së tij e kishin dhuruar nje pjese te vlerës së respiratorëve. Iu shmang kështu lavdërimeve për veten e tij.

Tri respiratorë në këto kohë të vështira të pandemisë Covid-19 nuk janë pak për një spital në nevojë. Aq më tepër kur nevojat për to janë të jashtëzakonshme. Por edhe sikur të ishin pak, Agron Shehaj meriton vëmendjen e qytetarëve shqiptarë në maksimum.

Le të shpjegohem: Agron Shehaj është biznesmën nga ata, që nuk ka kërkuar dhe nuk ka marrë asnjë qindarkë nga fondet publike. Nderkaq oligarkët e Ramës kanë marrë miliarda dollarë amerikanë prej buxhetit të shtetit dhe nuk menduan ta bëjnë këtë që bëri Agron Shehaj. Këtu hyn në lojë ajo që shkruan Murrphy. Oligarkët janë skllavopronarët e këtij vendi, sepse të tillë i bëri qeveria e Edi Ramës. Ata shih qeverinë dhe qeveria shih oligarkët e kësisoj u ngjiz njëlloj konkurence midis tyre se kush të bëjë para më shumë për vetën e tij, duke vjedhur disa here dhe me ligj taksat e qytetareve shqiptare.

Pandemia, tërmeti, as njerezit qe flene jashte,nuk u hyjne në sy atyre. Madje fërkojnë duart dhe të dy palët i gezohen donacioneve që janë dhënë ose pritet të jepen për këto dy fatkeqësi, prej te cilave duan te nxjerrin dhjamin per vete. Kryeministri i vendit tonë si dhe oligarkët rreth tij sfiduan keshtu konstatimin e Aristotelit, sipas të cilit "Njeriu është qenie shpirtërore e shoqërore dhe si i tillë ai formohet përmes lidhjeve sociale"! Kurse ligji i jetës dhe besimit të tyre ka pamundësuar lidhjet sociale dhe humanizmin.

Nëse do të ishte ndryshe, asnjë oligark nuk do të pranonte që qytetarëve të varfër të këtij vendi t'u merrte 10 euro te trau u Ramës në Kalimash! Jam i bindur se Agron Shehaj do ta refuzonte një gjë të tillë. Donacionet mundësojnë PPP-të dhe për pasojë ndarjen e fitimeve midis oligarkëve dhe qeverisë.

Atë që nuk e bënë oligarkët miliarderë dhe qeveritarët multimilionerë të Shqipërisë e bëri një ish-deputet i opozitës dhe një biznesmen jashtë strukturës së PPP-ve të Ramës, Agron Shehaj. Sepse Shehaj beson te Zoti, beson te humania, beson te njerëzillëku, beson te e mira, beson se ky vend duhet të bëhet ndryshe. Ndërsa qeveria e rilindjes dhe oligarkët rreth saj besojnë te paraja, besojnë te korrupsioni, besojnë se me anë të skllavërtimit të qytetarëve rritet forca e pushtetit dhe shtohet pasuria. Ndaj, nëse i besojmë filozofit Joseph Murrphy, atëherë duhet të shkojmë te njejtësimi i ligjit të jetës dhe ligjit të besimit (mendimit).

Për Agron Shehajn ligji i jetës nuk lidhet vetëm me fatin e vet, prandaj mendimi i tij shkon përtej interesave e tij personale, familjare dhe grupore.

Për Edi Ramën dhe oligarkët rreth tij ligji jetësor është paraja, fitimi, pasuria, pushteti, të cilat prodhojnë anti-humanizëm, madje dhunë, shfrytëzim, padrejtësi, diskriminim. Parimet jetësore të të dy palëve përplasen me njëra-tjetrën dhe këtë e shohim çdo ditë në filozofinë e qeverisjes në këtë vend. Inhumaniteti është tipar karakteristik i qeverisjes së Edi Ramës. Ndërsa Agron Shehaj jo për herë të parë jep shpresë, se humanizmi është parimi themelor i shtetit të së drejtës.

Të qenit human është një karakteristikë që nuk blihet, nuk matet me para, as me fuqinë që ta jep pushteti. Të qenit human është ngjizje jo vetëm individuale, por dhe gjenetike. Nuk mund të presësh humanizëm nga pinjollë të dhunshëm, të pabesëve dhe të pashpirtëve.

Edhe Nënë Tereza u bë humanistja më e madhe në botë, sepse të tillë pati sidomos babain e saj, madje dhe gjyshin. Të tillë e edukoi nëna e saj. Ajo u largua nga familja në moshën 18 vjeçare, kur ishte gati të bëhej "Nënë Terezë"! Agron Shehaj duket se i përket filozofisë së humanizmit jo vetëm si individ, por edhe në rrënjët e tij familjare.

Eshtë thënë se Agron Shehaj është zgjedhje personale e Lulzim Bashës! Ndaj kreu i opozitës duhet ta dijë se sa më shumë njerëz si Agron Shehaj të ketë Shqipëria, aq më shumë ata ia shtojnë bukurinë, shpresën dhe besimin këtij vendi!

Sa më shumë të ketë si Agron Shehaj Partia Demokratike dhe opozita, aq më mirë do ta ndërtojë filozofinë e qeverisjes bazuar në ligjet e jetës dhe të besimit, sipas interesit kombëtar e qytetar të shqiptarëve!
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Tags

Komentet

besa16/08/2020 23:24

Ai e transmeton gjithe pozitivitetin qe ka , super njeri me vepra te medha dhe fjalepak . nje mirnjohje dhe falenderim per te . une personalisht nuk e njoh por shoh dicka te vertete tek ai . zoti ju ndihmofte per cdo gje qe beni duke ndihmuar te pa mundurit qe askush nuk i sheh.

Skrapari15/08/2020 13:27

Ky djale nga Vlora miresine e shpreh qe ne shikim te pare. Djale i pashem i embel ne fjale dhe sidomos ne komunikim. Basha vertet ka zbuluar nje xhevahir por xhevahiret tek PD jane me shumice. Ndaj besoj se vertet keta djem dhe vajza do te bejne me te miren per kete vend dhe popull. Diku ne mesin e ketyre djemve dhe vajzave eshte dhe mbesa ime me te cilen une krenohem.

ReBo15/08/2020 06:36

Nuk me harrohet fytyra e femijes Agron Shehaj ne gotografi ne tren ne Itali, ne nje emision televiziv per te. Shprehte force, guxim, miresi, shprese per te ardhmen. Te habit suksesi i ketij individi! Faleminderit Vlora per njeriun e mire qe ke rritur. Ky eshte nje perfaqesues i Vlores ashtu sic me pelqen mua ta shoh. Dhe nuk eshte i vetem. Une qe po shkruaj jam nga Tirana me origjine dhe kam njohur te tjere vlonjate te tille. Kjo eshte Vlora qe me pelqen mua!

Sokrati14/08/2020 15:41

Mirenjoje Z.Agron!Ini perfaqesuesi i PARE i denje i VLORE ,si njeri,politikan,atdhetar....na ben krenar ne Vlonjateve!F.minderit dhe Juve Z.Bytyci

Shqiptari14/08/2020 13:44

BRAVO I QOFTE NJERIUT TË MIRË AGRON SHEHAJ, POR NJË BRAVO TË MADHE EDHE PER TË MADHIN ENVER BYTYÇI!!!
ME TË VËRTETË NJË VLERËSIM BRILANT NGA NJË NJERI BRILANT PËR NJË FIGURË BRILANTE!

Shto koment

Denonco