Pa ndëshkimin e së keqes, do të kalohet nga rrënimi drejt kaosit e anarkisë

Pa ndëshkimin e së keqes, do të kalohet nga rrënimi drejt kaosit e anarkisë

Nga Kastriot Islami - 10/08/2020

1. Edi Rama është shkaktari, përgjegjësi dhe zullumqari kryesor për krizën shumëplanëshe që ka mbërthyer vendin prej disa kohësh… Një krizë që ka paralizuar gjithçka, që po detyron shqiptarët të braktisin vendin dhe ka vënë në rrezik pavarësinë e Kosovës, sovranitetin e Shqipërisë e stabilitetin e rajonit…

2. Mbi të gjitha, kriza aktuale është morale sepse Sekti i Rilindjes, i drejtuar nga Edi Rama, jo vetëm është ngritur mbi themelet e së KEQES, por e ka kthyer të KEQEN në Model Suksesi… Të aftët, të rinjtë dhe të kualifikuarit, pra “truri” i vendit, ndjehet i huaj në vendin e tij dhe pa asnjë perspektivë,; fatkeqësisht, të gjithë këta kategori qytetarësh ndjehen si emigrantë në vendin e tyre dhe gjejnë të vetmen zgjidhje te emigrimi…

3. Kriza e gjatë shqiptare është institucionale e kushtetuese sepse vendi është prej kohësh pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë... dhe pothuajse të gjithë institucionet kushtetuese janë zaptuar nga Edi Rama, pra mund të thuhet se një individ ka kapur të gjithë shtetin…

4. Vendi përballet po ashtu me një krizë të thellë përfaqësimi… Parlamenti është ilegjitim, me deputetë mediokër e me arsimim të dyshimtë e pa asnjë profil politik apo intelektual, në përbërje të tij ka shumë oligarkë e të korruptuar që kanë krijuar pasuritë e dyshimta nga lejet e ndërtimit, licencat, privatizimet, PPP-të, të gjithë klienteliste… shumë individë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë të të gjitha llojeve, sharlatanë politikë që shiten e blihen me para të pista, kukulla, manekinë e personazhe klienteliste që janë futur në parlament vetëm për të ngritur dorën sipas urdhrit e dëshirave të “sulltanit”…

5. Vendi nuk qeveriset apo keqqeveriset prej më shumë se 7 vjetësh sepse qeverisja është e dështuar, e korruptuar dhe e lidhur ngushtë me kriminelët e trafikantët... qeverisja është antipopullore, duke tentuar t’i nënshtrojë qytetarët përmes varfërimit apo t’i detyrojë ata të emigrojnë nëse nuk i binden nënshtrimit…

6. Kriza aktuale është gjithashtu një krizë e rëndë demokracie, sepse demokracia në Shqipëri cilësohet me “dashamirësi” nga institucionet e specializuara ndërkombëtare si hibride, por në realitet vendi gjendet nën një regjim oligarkik e autoritar ku një grusht njerëzish kanë kapur shtetin, duke grabitur pasuritë kryesore të vendit, kontrolluar maxhorancën politike, biznesin e madh, median, shoqërinë civile, zgjedhjet dhe së fundmi edhe sistemin gjyqësor, e madje duke krijuar “opozitën fasadë apo fake-opozitën”….

7. Kriza është po ashtu e pluralizmit… Pluralizmi është rrënuar në ekstrem deri në kufijtë e monizmit. Maxhoranca i ka mbyllur të gjithë hapësirat opozitës, madje e ka dhunuar atë fizikisht në sallën e parlamentin dhe militantët e saj i ka sulmuar me gaz paralizues, duke e detyruar të largohet nga parlamenti… Po ashtu pushteti vendor është 100 përqind në duart e një partie të vetme, pas zgjedhjeve farse ku morën pjesë vetëm 10-12 përqind e votuesve…

8. Kriza është po ashtu krizë frike për jetën, pra krizë ekzistencializmi… Pas krizës së COVID-19 dhe menaxhimit të saj  “autoritar” e tërësisht aprofesional e të dështuar, Shqipëria, vendi më i varfër në Europë, rezulton i rrënuar në aspektin ekonomik e social por edhe ne prag falimentimi në aspektin sanitar… Gradualisht Shqipëria është vendi më i infektuar në Europë e për rrjedhojë edhe më i izoluari në rajon e kontinent….

9. Veprimet e fundit me ndryshimet e njëanshme e arrogante të Kushtetutës nga Edi Rama, jo vetëm kanë thelluar krizën shumëplanëshe, por e kanë futur vendin në labirintet e diktaturës… “rrotacioni” politik, ndonëse i qartë në kushte normale, mbetet i rrezikuar; nëse kjo ndodh atëherë vendi mund të gjendej i përfshirë në kaos e anarki, ose në një konflikt mes qytetarëve dhe rregjimit që po tenton me çdo kusht të ruajë pushtetin përmes ndryshimit të rregullave të lojës por me shumë gjasa edhe përmes veprimeve policore të dhunshme. Në këto rrethana vendi gjendet shumë pranë kaosin e anarkisë totale nëse Rama tenton të pengojë “rrotacionin”…

10. Natyrisht përgjegjësinë kryesore për situatën e krijuar e ka maxhoranca dhe veçanërisht Edi Rama, që përmes veprimeve prej të sëmuri psikik, po luan një lojë të rrezikshme thjesht për të siguruar një pazar, me lidershipin e opozitës apo më faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë,  që i garanton mosndëshkimim…

11. Në këtë rrethana, një përgjegjësi e madhe historike i bie opozitës politike që duhet të grumbullojë masivisht qytetarët për të shmangur kaosin e anarkinë, por edhe për të gjetur zgjidhjet adekuate për të dalë nga kjo krizë dhe vendosur vendin në shinat e normalitetit...

12. Nga eksperienca 30-vjeçare e demokracisë shqiptare, por jo vetëm, rezulton se vendi nuk po del nga spiralja e krizave, madje po zhytet gjithnjë e më shumë, për shkak të mosndëshkimit të lidershipit drejtues të vendit, të korruptuar, të lidhur ngushtësisht me krimin e trafiqet dhe që gjithnjë ka tentuar e ka arritur të zaptojë e vendosë nën kontroll të gjithë institucionet e mbi të gjitha, kohët e fundit veçanërisht, ka penguar “rrotacionin” politik duke blerë votat e kërcënuar votuesit…

13.  Pa ndëshkim të zullumqarëve nuk do të mund të shmanget rrënimi, kaosi dhe anarkia, që do të mund të ndodhin para ose gjatë zgjedhjeve nëse Edi Rama pengon “rrotacionin”, por mund të ndodhin edhe pas zgjedhjeve nëse prioriteti i prioriteteve të qeverisjes së ardhshme nuk janë i) ndëshkimi përmes drejtësisë së pavarur i të gjithë zullumeve të Edi Ramës, bandës së tij e sharlatanëve të tjerë dhe ii) sekuestrimi i të gjithë pasurive e pronave të grabitura e të paligjshme të Edi Ramës, bandës së tij e sharlatanëve të tjerë, shkatërrimi i tyre dhe/ose shpërndarja e tyre në mënyrë transparente shtresave në nevojë…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp10/08/2020 13:49

Opozita e ka për detyrë ti përmbahet pikës 11. Edi Rama nuk ka mandat për të vënë dorën në zemër e për të dhuruar ' rrotacion'. Qeveria e ardhëshme kushdo që jetë ajo, e ka detyrim përcaktim, plotësimin e , siç e theksoni Ju : i- "ndëshkimin përmes drejtësisë së pavarur, i të gjithë zullumeve të Edi Ramës, bandë së tij dhe sharlatanëve të tjerë" dhe ii- "sekuestrimi i të gjitha pasurive dhe pronave të grabitura të Edi Ramës ,të bandë së tij, e sharlatanëve të tjerë, shkatërrimi i tyre dhe/ ose shpërndarja e tyre në mënyrë transparente shtresave në nevojë.....".

t10/08/2020 12:22

Pika 11,ndofta me kryesorja, deri tani duket e parealizuezhme,qe opozita te mbledhe nje mase te madhe njerezish.

Shto koment

Denonco