Fokusi ynë është të luftojmë për çdo vend pune

Fokusi ynë është të luftojmë për çdo vend pune

Nga Jorida Tabaku - 09/08/2020

Bizneset shqiptare kanë investuar jashtë Shqipërisë 1.3 mld euro dhe shumica kanë shkuar në fqinjin tonë Maqedonisë së Veriut. Jo vetëm nuk tërheqim investime të huaja por as nuk bindim bizneset vendase të investojnë në Shqipëri. Mijëra vende të reja pune në RMV prej investimeve te biznesit shqiptar, ndërkohë që radhët e të papunëve në Shqipëri shtohen përditë. Pse ndodh kjo?

Sepse kryeministri në ikje ka krijuar klimën më mbytëse për punësimin, investimet dhe sipërmarrjen shqiptare. Në vend të ndihmës për ekonominë, Qeveria Rama ka shpërdoruar dhe vjedhur me PPP-të korruptive një vlerë sa 13% e Prodhimit të Brendshëm, afërsisht sa investimet e humbura në Shqipëri.

Këto miliarda euro dhe mijëra vende pune të humbura për shqiptarët, fqinji ynë na i ka marrë si pasojë e politikave fiskale dhe ekonomike pro-biznes. Vetëm për 2019 vlera që kemi humbur ka qenë sa 10% e PBB-së.

Punësimi ka nevojë për biznese dhe investime. Bizneset dhe qytetarët kanë nevojë për frymëmarrje dhe programi ekonomik i PD ka objektiv pikërisht këtë.

Eliminimi dhe reduktimi i 18 taksave dhe mbi 60 tarifave, moratoriumi 1-vjeçar për inspektoratet si dhe lehtësimi i çdo procedure burokratike dhe prezantimi i taksës së sheshtë 9%, do ta kthejnë Shqipërinë në një vend normal dhe shumë konkurrues me qëllim investimet më të larta në rajon. Fokusi ynë është të luftojmë për çdo vend pune, dhe të mbështesim çdo sipërmarrje, duke i rikthyer frymëmarrjen ekonomisë.

Shqipëria në punë është një program real që ka në bazë bizneset e ndershme e njerëzit punëtorë! Sot më shumë se kurrë kemi nevojë t’i japim shpresë të rinjve e ta bëjmë Shqipërinë një vend të denjë për të jetuar e punuar! Shqipëria në punë është oferta jonë për bizneset që mos të shpenzojnë miliarda jashtë vendit: të luftojmë bashkë për investime të reja dhe vende të sigurta pune me paga dinjitoze në vendin tonë. #ditemetemira

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari10/08/2020 10:32

VETËM NJË ORGANIZIM I SHKËLQYER DHE SHFRYTËZIMI ME EFIKASITET I TË GJITHA ASETEVE SHTETËRORE DHE I TË GJITHA PASURIVE NATYRORE PËRRALLORE TOKËSORE, MBITOKËSORE DHE NËNTOKËSORE QË KA SHQIPËRIA, DO TË PRODHOJË MILIARDA EURO NË MUAJ DHE DO TË GJENEROJË NJËHERAZI QINDRA-MIJËRA VENDE PUNE, SA QË MUND TË JENË TË PAPËRBALLUESHME NGA FUQIA AKTUALE PUNËTORE DHE KRAHU I PUNËS QË KA AKTUALIST SOT SHQIPËRIA!
POR KJO MUND TË NDODHË E TË BËHET REALITET I PREKSHËM VETEM PAS RREZIMIT NGA PUSHTETI TË SATRAPIT TË SURRELIT ME TE GJITHE BANDEN E TIJ: GRUPIN E MIRE-STRUKTURUAR KRIMINAL "RILINDJA"!!! SPAK DUHET TË VEPROJË URGJENTISHT. POR A MUND TA DERGOJE KËTË BANDË KRIMINALE SPAK DHE BKH NË BURG!!! TANI AS QE BËHET FJALE QE RAMA TA DËNOJË E TA BURGOSË VETË RAMËN????!!!
VETËM QË MOS TË NA NDODHË SIÇ KA NDODHUR DERI TANI ME ÇDO OPOZITË PARA SETË VIJË NË PUSHTET. KANË PREMTUAR SE DO TË BËNIN NAMIN SA TË VININ NË PUSHTET. POR KUR VIJNË NË PUSHTET, SE MOS FILLON, NUK NA E LEJON LIGJI, NUK NA LEJON BE, NUK NA LEJON SHBA, NUK NA LEJON OSBE, NUK NA LESHI E NUK NA E MBAN NGA PRESH, E TËRRCI E VËRRCI DHE I HARROJNË FARE EDHE PREMTIMET EDHE VOTUESIT!!!!! PASTAJ, KU ISHIM? - ASGJËKUNDI!!!
FAKTET ATY I KENI. EDHE SORECA UA THA SKEMEN: FOLLOW THE MONEY!!!
FAKTET DHE PROVAT QË PO I PUBLIKONI DHE PO I DENONCONI PERDITE E PERNATE, I MBANI MIRË. ATO JANË ARMË SHUMË TË FUNQISHME LIGJORE KUNDËR BANDËS KRIMINALE RILINDJA.
NE DO T'JU BESOJME DHE DO T'JU MBËSHTESIM FUQIMISHT!! VETËM MOS NA ZHGENJENI NESËR KUR TË JENI NË PUSHTET!!! NDRYSHE E DINI VET!

Shto koment

Denonco