Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Ndodh çudia, Rama mbath brekë…

Ndodh çudia, Rama mbath brekë…

Nga Agim Xhafka - 08/08/2020

Duke shëtitur në facebook lexoj se në Tushemisht u qëllua me 100 plumba mbi dhomat e një hoteli mbushur me turistë si dhe mbi makinat e tyre. Ka ndodhur edhe para ca ditësh, por nuk na lejoi policia ta bënim publike,thotë i trembur pronari. Plot e plot portale dhe gazeta nxorën videon kur dy çuna qëllonin tamam si tek filmat me ndeshje kriminelësh në rrugë. Pastaj krejt papritur m’u shfaq një foto e Ramës me rroba banjo dalë këto ditë në Dhërmi.

Më tej mësoj se dje në Shqipëri ishin 139 persona të infektuar me Covid dhe 6 viktima. Qysh nga marsi janë shifrat më të frikshme. E si për  ta shtuar ankthin sytë më shkojnë te një video ku një zonjë, jashtë ambienteve të sanatoriumit, qan se brenda në spital ka burrin dhe ka mësuar se atje mungon oksigjeni dhe uji. Pas kësaj një burrë që çuditet kur mëson se i vëllai ndërroi jetë kur tamponi i doli negativ. Dhe si pér ironi të lajmit më del para sërish foto e Ramës në plazh. Qesh e merr diell në Dhërmi.

Eci në statuset e lajmet e facebookut. Larmi nga vendi e bota. Si për ta trishtuar të shtunën më shfaqen foto pa fund me dyqane mbyllur te “Myslym Shyri” me shënimin “Na falimentoi Ramavirusi”.

Pikëllohem sidomos kur shoh fotot e pazarit në Korçë. Si mjedis funerali. Gjithë qepenat mbyllur, por nga që janë lyer me të zezë flasin për zezonën që na ka kapur. E sikur ka gisht ndonjë regjisor më fanepset prapë Rama në Dhërmi. Duke marrë diell e duke notuar.

Dua t’i them kryeministrit se në këtë kolaps social, shëndetësor, ekonomik e politik ai lipsej të rrinte në zyrë. Se nga që i ka shkrirë të gjitha, me gjykata,me instrumenta,me gjithçka, shteti tani është vetëm ai. Edhe Enveri mbante ca figura, kishte Mehmetin, Hysniun,u jepte ca kompetenca. Rama i ka marrë të gjitha. Dhe ia ka mbathur në Dhërmi. Atje është kryeqyteti, atje merret vendimi e jepet porosia. Por nuk kam ç’të flas. Rama ka vite që është shurdhuar. Vendi po rrënohet, po gjymtohet, po varfërohet, po zbrazet, por ai noton e rri atje në Dhërmi. Për karshillëk e për të treguar se atdheu tani ka pronar Ramën e asnjë tjetër. Si shprehja, ortak i vetëm.

Ndërkohë lexoj për ca vrasje, për ca aksidente, për breshër e dëme tek fshatarët, por ja, më del prapë Rama me miqtë e tij në Dhërmi.

Nuk di ç’të them. Ndaj “gëzohem” me ca detaje. Psh Rama në foto për çudi pozon me  brekë. Nuk del lakuriq ashtu siç e ka trend. E kupton që është plakur e s’do që të na trembë po doli cullak. Pozon me brekë sepse tani e la gjithë popullin pa brekë. Ndaj do që të duket ndryshe nga ne,shqiptarët, që sot i trembemi më shumë mbijetesës se sa virusit korona...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

t09/08/2020 07:59

Nqd do priten zgjedhjet e 2021,deri atehere vendi ka hyre ne kaos te plote dhe kjo i leverdis ramepisit qe te rivendosr shtetrrethimin dhe te shtype çdo gje me dhune

Skrapari08/08/2020 16:24

I lumte bytha! Ai e di qe ne kete vend nuk ka njerez por kafshe te bindura ndaj tij dhe shpures se tij. Nuk ma ndjen fare per kete soj mileti. Ne te semes vafshin te gjithe.

Drejtesi08/08/2020 15:49

Me pelqejne gjithmone shkrimet e tua, na bejne te qeshim nga halli

Shto koment

Denonco