Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

A po gënjen qeveria me shifrat e pandemisë? 4 pyetje që duan përgjigje

A po gënjen qeveria me shifrat e pandemisë? 4 pyetje që duan përgjigje

Nga Klodian Tomorri - 06/08/2020

Raportimet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë për ecurinë e pandemisë janë të paplota, të paqarta dhe ndonjëherë edhe të dyshimta.

E para mungon informacioni, mbi përdorimin e kapaciteteve spitalore.

1- Sa shtretër ka aktualisht Shqipëria të disponueshëm për trajtimin e pacientëve me Covid? Ç’pjesë e tyre janë duke u përdorur aktualisht dhe sa janë të lirë?

2-Sa shtretër të disponueshëm ka për pacientët që kanë nevojë për terapi intensive? Sa prej tyre janë të lirë aktualisht?

3-Sa shtretër të disponueshëm janë për pacientët në gjendje kritike? Sa janë në përdorim dhe sa të lirë?

4-Sa personel mjekësor është i disponueshëm për luftën në vijën e parë. Cili është raporti, personel mjekësor/ pacientë?

Ditët e fundit mediat po publikojnë lajme që flasin, se sistemi spitalor po shkon drejt kolapsit. Mjekë dhe qytetarë po denoncojnë publikisht se autoritetet kanë filluar të refuzojnë trajtimin e pacienteve dhe kanë shtrënguar filtrat për dhënien e shërbimit.

Doktor Erion Dasho kishte sot një denoncim publik, se si pacientët refuzohen, fillimisht për testim e më pas për trajtim.

Për këtë arsye, publikimi dhe bërja transparente e informacioneve për kapacitetet e sistemit shëndetësor është kritike për të kuptuar, se si qeveria po e menaxhon situatën. Shumica e vendeve në Evropë këtë informacion e kanë publik. Suedia, Italia, Gjermania janë disa nga shembujt.

Së dyti, përtej territ informativ të kapaciteteve, edhe te dhënat mbi ecurinë e pandemisë, janë të mangëta.

Në raportimet ditore të ISHP-së paraqiten shifrat e të infektuarve ditorë, pacientët në terapi intensive dhe ata që humbasin jetën nga virusi. Por paralelisht thuhet, se ka dhe disa pacientë të dyshuar që po marrin trajtim pranë spitaleve.

Çfarë domethënë pacientë të dyshuar që marrin trajtim?!

Sa janë këta?!

Shkurt, dyshimet janë se dikush nuk po e tregon gjithë të vërtetën, ndërkohë që vendi po përjeton transmetim komunitar të pakontrolluar të virusit. Në këtë pike, fshehja e informacioneve është vepër penale. E rëndë madje. Dhe ka raste për këtë.

Në Itali u dënua gjysma e zyrës së statistikave me burg para ca vitesh, për publikim të informacioneve zyrtare të rreme.

Këtu është në lojë shëndeti publik. Është mashtrim me zarar!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

cuf dabjoni07/08/2020 08:57

shoku Alfons !
shkelja e protokolleve shëndetësore është subjekt i ndjekjes penale. Në mjaftë vende po merren prokuroritë me këtë
Po kështu kryerja kaq pak tamponëve tregon se jemi po në shkelje të Udhëzimeve të OBSH dhe nuk po e parandalojmë përhapjen e pandemisë ....pak të duket kjo.. sidomos po të ketë një mbyllje të dytë qoftë dhe te pjesshme (në zona e jo në gjithë vendin)

cuf dabjoni06/08/2020 12:55

Veç këtyre ka dhe një pyetje që është e para sepse pas saj mund të gykojme për kapacitete...ne Tiranë e në periferi e mundësitë pë ndjekje e mjekime në shtëpia... kur ne vendet kryesore në shtëpi mjekohen apo e kalojnë sëmundjen pak më shumë se 80% e të infektuarve.
Nuk kemi asnjë dhënë të besueshme se sa persona janë të infektuar sepse nuk bëhen tampone e nuk ndiqen kountaktet madje në rrethe mungojnë. Ko do të thotë që rrezikojmë katastrofën sanitare e ekonomike.
E keni si detyrë si Opozita që përmbysi komunistët të na mbroni nga marrëzia e bijve të tyre. Hetoni sa të sëmurë ka realisht...a ndiqen kontaktet e sa tampone bëhen e sa janë të disponueshme - jo me të ndime por realisht. e denoncoini në Prokurori për shpërdorim detyre e mos ndalim përhapje epidemie.

Alfonsi06/08/2020 11:51

Cfare vepre penale eshte kjo more gazetar? Apo hajde permendim fjalet 'veper penale' se kush ka per ta verifikuar...

Shto koment

Denonco