Procesi me 5 yje i PD, për një parti në lartësinë e emrit të saj

Procesi me 5 yje i PD, për një parti në lartësinë e emrit të saj

Nga Nga Gentian Gaba - 03/08/2020

Partia Demokratike ka hedhur një tjetër hap drejt zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme. Ngritja e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për deputet, një risi pozitive për përmirësimin e cilësisë së përfaqësimit politik, përmbyll një pjesë të procesit të garës së brendshme, e cila do të çojë në filtrimin e propozimeve të kryera nga anëtarësia.

Personalitetet përbërës të këtij komisioni përfaqësojnë padyshim një vlerë të shtuar në ngritjen e asaj që do të jetë një praktikë që nuk do të shërbejë vetëm për zgjedhjet e ardhshme, por ka të gjitha gjasat që të kthehet në një traditë për demokratizimin e vazhdueshëm të PD-së dhe, pse jo, të shndërrohet në një etalon edhe për partitë e tjera politike.

Ndonëse kjo nuk është ende hapja që shoqëria pret nga selia blu, për të dalë përtej emrave të tanishëm, që natyrshëm baza i sheh si refleks i aksionit opozitar të këtyre viteve dhe pasqyrim i lidhjes që krijohet në anëtarësi, do të duhet të presim kuotat që kryesia e PD-së do të përzgjedhë si prurje nga bota akademike, përfaqësues të të përndjekurve politikë, të diasporës, sipërmarrjes etj.; metodologjia e re përbën moment politik domethënës sepse në thelb organizimi i primareve, por edhe organizimi si moment i pranimit të proceduarave që ndihmojnë kohezionin dhe zgjidhjen e konflikteve, do të thotë të kuptosh pozicionin që ke në shoqëri, të jesh transparent në ndërtimin e alternativës dhe me mënyrën se si merren vendimet.

Kjo dakordësi mbi rregullat për të qenë së bashku midis njerëzve të ndryshëm, e ndërtuar nga Partia Demokratike në bashkëpunim me partnerët e saj amerikanë dhe britanikë, bëhet një perspektivë interesante, sidomos për një organizatë politike që aspiron të jetë një shumicë qeverisëse; e cila qysh në opozitë vepron me procedura që balancojnë prirjen natyrale për të centralizuar vendimet që ka dalluar dhe dallon vendin tonë (kjo nuk ndodh vetëm në politikë, por edhe në fushën e sipërmarrjes, e cila çalon në kulturën organizative dhe përqendrimin e kompetencave).

Andaj ky proces është edhe një hap besimi kundrejt shoqërisë shqiptare, për të ndryshuar bashkë me të. Jo vetëm duke i dhënë vlerën e duhur garës. Por duke ofruar një model që procedurat organizative që, duke rregulluar e garantuar konkurrencën e ndershme, si dhe formuar njëkohësisht mënyrën se si jemi në shoqëri, shndërrohet në një element themelor për ndërtimin e një kulture demokratike me ‘pesë yje’. Dhe aplikuesen e këtij modeli në një parti në lartësinë e emrit të saj.

/Mapo.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari04/08/2020 17:01

U cmenden komentuesit e ridhjerjes. Doni apo nuk doni ju dordolece komentues te ridhjerjes, PD vjen ne pushtet fuqishem. Bashke me LSI dhe aleatet e tjere do te qendrojne gjate ne pushtet, keshtu qe ju lloj komentuesish pergatituni per ta mbyllur jeten pa provuar me ridhjerje. Por mire do te jetoni dhe ju, pa merak.

krasasi tp04/08/2020 10:42

Avash mor djale. Ligji 10192 date 03.12.2009 "Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar trafikimit,korrupsionit dhe krimeve te tjera,nepermjet masave parandaluese kunder pasurise'(Ligji Antimafja) eshte nje kontribut historik i S.Berishes dhe deputeteve qe e votuan, per shtet ndertim. Bashkepunimi me partneret Anglo-Amerikane (sic) eshte i domosdoshem, por jo i mjaftushem pa nje partneritet edhe me partneret europian dhe une habitem pse ju e beni kete ndarje.Partneriteti i vertete nuk demostrohet me disa fotografi dhe lobime. Partneriteti duhej te cfaqej edhe ne thithjen e investimeve direkte ,por edhe ne mbeshtetjen e Reformes ne Drejtesi, qe eshte aksioni me i madh politik dhe diplomatik i SHBA per ta realizu dhe formalizu kete komb, se pari ne parametra demokratik. Procesi me 5 yje i PD sikurse e quani ju, ka si parakusht, shkuarjen ne 'siten ' e DSIK dhe ILDKPKI si dhe mbeshtetja te SPAK me qellim qe perfaqesuesit ne parlamentn e ardhshem te jene dinjitoz. Pa demokratizim te partive nuk ka te reja nga fronti i qeverisjeve neser. Pervoja e qeverisjeve se derisotme perfshi edhe kete te PS e deshmoi katerciperisht kete aksiom te nenvizuar qyshkur nga personalitete te politikes, por edhe nga qytetar.

Er04/08/2020 09:00

Ore kur do e marrin vesh kta te pd qe nuk jan ne nje gjendje normale

Populli04/08/2020 08:44

Autori po e ben me zell lepirjen e pushtetit qe do vije qysh ne embrion, ndryshe nga lepiresit e urryer rilindas qe e ushtruan zanatin me vonese....

t04/08/2020 08:31

Tralala, lum pd qe te ka

Daj Jaku04/08/2020 05:17

Bla bla bla bla bla... me 5 yje si flamuri kinez, si 5 yjet e atij karagjozit italian që qeveris tregëtinë moderne të skllevërve, i zhytur kokë e këmbë nën hyqmin e Sorosit. O Zot çfarë mënxyre për Shqipërinë!

t04/08/2020 00:38

Tralala

Daku03/08/2020 23:19

Shyqyr qe nuk e ke gjuhen prej zmerili, se do kishe holluar eehe zinxhiret e traktorit. Je edhe i ri mer cun, ndrysho menyre - me shume dinjitet

Shto koment

Denonco