Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Parimet që shkeli Rama, miratimi i heshtur i Perëndimit dhe komplekset e opozitës

Parimet që shkeli Rama, miratimi i heshtur i Perëndimit dhe komplekset e opozitës

Nga Enton Abilekaj - 30/07/2020

Pas kësaj, askush nuk ka më garanci që Edi Rama mund të respektojë ndonjë kontratë apo marrëveshje, askush nuk e di deri ku do ta shkelë kontratën që ka me qytetarët për qeverisjen dhe zgjedhjet e ardhshme.

Gjithmonë gjenden votat për të votuar në shërbim të pushtetit. Kur nuk gjenden, blihen, kur nuk vidhen, miratohen me votat e pakicës. Ky është mësimi që dha Edi Rama që kur e mori tepsinë për vete.  Akoma pas këtyre mësimeve, ka diplomatë të huaj që thonë se mund të negociohet, dhe opozitarë të kompleksuar, që me bindjen se rotacioni do të vijë vetvetiu, mundohen të sillen ‘politikisht korrektë’ me ambasadorët.

As Rama, as Basha, as Yuri Kim, as Zingraf nuk duan të tregojnë parimet demokratike që u rrëzuan me 106 vota në Kuvend, parime që janë më të rëndësishme se vetë Kushtetuta, parime që mbajnë Perëndimin prej më shumë se 200 vjetësh dhe që ne i aspirojmë si modeli që duam. Ra parimi i konsensusit për Reformën Zgjedhore. Një parim që ka ruajtur në një farë mënyre stabilitetin. Pala humbëse, ka qenë pjesë e reformës dhe si rrjedhim, bashkëpërgjegjëse për standardet. Nga sot, i vetmi përgjegjës për standardet është Edi Rama dhe vetëm humbja e tij mund të garantojë stabilitet.

Ra, parimi i mbrojtjes së Sovranitetit Kushtetues. Ligji Themeltar i Shtetit, i miratuar me Referendum në 1998, ka ndryshuar vetëm me konsensus që atëherë. Sot Kushtetuta u trajtua më keq se Arta Marku që e thirrën të bënte betimin mes tymueseve pas votimit me 69 vota, ku trafiku i kartave të deputetëve mbulohej nga mjegulla.

Kushtetuta u gatuar me krundet e opozitës, që nuk kanë asnjë mandat të lëpijnë Ramën aty ku ka vënë preshin për të fluturuar drejt pushtetit absolut. Si një kuzhinier amator që shton ujin, kripën dhe erëzat duke e provuar pareshtur gatimin, diktatori prej letre hiqte dhe vinte nene, pragje elektorale dhe koalicione si t’i vinte për mbarë nga këshilltarët e manipulimit elektoral.

Ra parimi i shanseve të barabarta. Njëra palë vendosi të krijojë më shumë shanse për veten duke ua mohuar konkurrentëve.

Ra parimi i respektimit të marrëveshjeve. Me 106 vota pa opozitën reale, maxhoranca rrëzoi marrëveshjen e 14 janarit dhe të 5 qershorit, ndërsa një nga negociuesit ndërkombëtarë ia legjitimoi të drejtën pa asnjë arsye.

Pas kësaj, askush nuk ka më garanci që Edi Rama mund të respektojë ndonjë kontratë apo marrëveshje, askush nuk e di deri ku do ta shkelë kontratën që ka me qytetarët për qeverisjen dhe zgjedhjet e ardhshme.

Ra parimi i ndërvarësisë me aleatët strategjikë. Jo se në fjalën e tij në Parlament, Edi Rama u deklaroi diplomatëve të huaj refuzimin, por se pas këtij votimi, nuk do të ketë një datë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Këtë herë me refuzimin e vetëdijshëm, që Tirana e marrë peng, i bën Brukselit, për llogari të pushtetit absolut të një njeriu.

Këto parime që u rrëzuan sot, nuk mund të mbështeteshin nga ata që i kanë zbatuar për 200 vjet, që vijnë këtu me librin e parimeve dhe përfundojnë duke mbështetur pushtetarë të korruptuar që duan të zgjerojnë pushtetin. Ndërsa Rudina me mamin te vettingu dhe Murrizi me bizneset në zhvillim dihet që nuk kanë menduar ndonjëherë për këto parime, për diplomatët e huaj mbetet e pashpjegueshme pse e shndërrojnë mbështetjen për parimet në mbështetje për aspirantin e radhës për diktator.

Nuk janë listat e hapura, nuk kanë qenë ndonjëherë në qendrën e diskutimeve listat e hapura. Janë koalicionet, siç e pranoi vetë Edi Rama sot, njeriu që erdhi në pushtet në koalicion me 100 parti dhe qëndroi edhe një mandat duke mos lejuar koalicionet e ligjshme.

Dosja 339 zbuloi që në 25 qershor 2017 u lejua vetëm një koalicion, ai i Ramës me krimin.

Nuk janë listat e hapura që sjellin demokracinë, sepse votuesit do të zgjedhin nga zgjedhjet e kryetarëve, nuk janë listat e hapura që ndihmojnë partitë e vogla se konkurrenca brenda të mëdhenjve do t’i shkatërrojë më keq, nuk janë listat e hapura që sjellin proces zgjedhor për të mirë se paraja e pistë, blerja e votuesve dhe komisionerëve dhe përplasjet fizike do të shtohen edhe brenda edhe jashtë partive.

Ata që e quajnë hap epokal hapjen e listave, janë vetëm duke fshehur shërbimin për ëndrrën diktatoriale të Edi Ramës, janë përgjegjës për çdo kapje të Shtetit që ai bën duke i përdorur si gjuetari zagarët që t‘ja nxjerrin në shteg.

uk ka më justifikim për shërbëtorët e Edi Ramës, sepse dëmi nuk është mbi opozitën, siç ka qenë deri sot në lojërat dy apo trepalëshe. Pas 30 vjetësh tranzicion, jemi i vetmi popull në Europë që kërkojmë ende minimumin, bukë dhe zgjedhje të lira, që janë si buka për sistemin demokratik që aspirojmë. Pas 30 vjetësh që një klasë politike e la vendin tek buka e gojës, Edi Rama kërkon ta heqë edhe atë. Kur na i marrin edhe bukën nga goja, nuk duhet të fajësojmë ambasadorët.

/Dosja.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

N01/08/2020 17:13

Vini re!Qarqet antishqiptare kanë investuar ne përëndim per te mbeshtetur njerez qe nuk e duan këtë vënd.I tillë eshte Edvini.Një popull qe flë gjumë ,intelektualet shiten në vënd qe te udheheqin polullin në revoltë deri ne rrëzimin e Rames.Ne rast ye pyesin ambasadoret Rama do fitoj perseri zgjedhjet me mashtrime intimidime para ,vende pune ,administratë të fryrë.Opozita po shkon si cjapi te kasapi.Ngrini popullin ne revoltë se neser do jete vonë.

N01/08/2020 17:11

Vini re!Qarqet antishqiptare kanë investuar ne përëndim per te mbeshtetur njerez qe nuk e duan këtë vënd.I tillë eshte Edvini.Një popull qe flë gjumë ,intelektualet shiten në vënd qe te udheheqin polullin në revoltë deri ne rrëzimin e Rames.Ne rast ye pyesin ambasadoret Rama do fitoj perseri zgjedhjet me mashtrime intimidime para ,vende pune ,administratë të fryrë.Opozita po shkon si cjapi te kasapi.Ngrini popullin ne revoltë se neser do jete vonë.

Osumi31/07/2020 21:44

Shume dakord me z. Abilekaj, por si do veje halli yne? E kam fjalen per ne qe kemi pese para mend ne koke, se per ata qe dine vetem te hane dhe te dhjesin nuk ma ndjen fare.

FILANTROPI Dt 31 korrik 202031/07/2020 13:30

Të gjitha këto zullume që bëri në Parlamentin e Shqipërisë Km.ynë i "madhërishëm", kanë fajtorin kryesor Lulëzim Bashën. Ai braktisi votën popullore dogji mandatin e deputetit ,nuk arriti të kuptonte që ambasadorja amerikane dhe ai i BE ishin në krahun e Edi Ramës. Dhe ja ku jemi sot..Me një President jashtë loje me një opozitë në rrugë shumë të brishtë dhe tani me shkatrimin e kualicjoneve para zgjedhore. Eh mor Luli kush të mësoi për keq mor burrë i dheut......

krasasi tp31/07/2020 08:14

Vetgjyqesia kolektive qe i rekomandohet shqiptareve ne kete moment, nuk eshte gje tjeter pos munges vizioni dhe renie ne deshperim per shume arsye.. Integrimi ne BE dhe 'ngjitja' dhe jo 'shqitja' nga perendimi, duhet te jete nje politike kombetariste.

Shqiptari30/07/2020 20:50

PERENDIMI ESHTE KTHYER NE LINDJEN E DIKURSHME!! MOS PRISNI KOT!!!
DESHTIM TOTAL DHE I TURPSHEM PERENDIMIT DEMOKRATIK, I SHBA DHE BE NE SHQIPERI!!! ATA PO FLASIN TAMAM SIC FLET EDVIN RAMA PAS CDO ZBYTHJEJE DHE DESHTIMI!
SI KA MUNDESI QE SHBA MUNDI DHE RREZOI MILOSHEVICIN, SHFAROSI BIN LADEN ME GJITHE ISIS, VRAU SADAM HUSEININ DHE GEDAFIN DHE RREZOI REGJIMET E TYRE, EKZEKUTOI GJENERALIN E VDEKJEVE SULEJMANIN, POR BEN SEHIR SATRAPIN E SURRELIT DHE PUTININ E SHQIPERISE???
ME CILIN JENI JU ZNJ. KIM? ME DEMOKRACINE APO ME DIKTATUREN? ME POPULLIN APO ME DIKTATORIN?
PO FLET DOKRRA DHE KODRA MBAS BREGUT, SI TI PO ASHTU EDHE SORECA, "ANTI-MAFIOZI I TMERRSHËM", QE SOT ËSHTË THJESHT UTURAKU I RAMES!! NJËSOJ SI MURRIZET DHE HAJDARET!!! KU JANË ATA, NDËRKOMBËTARËT DHE AMBASADORËT E FRIKSHËM TË SHBA, BE DHE OSBE, QË RAMA I INJOROI KAQ LEHTË DHE KAQ RËNDË??!!! JU NDËRKOMBËTARËT DHE AMBASADORËT E "FUQISHËM" NË TIRANË DHE NË BE NUK E KENI MË ATË AUTORITETIN E DIKURSHËM! RAMA IU KATANDISI DHE IU KTHEU NË ZAGARË QË VETËM LEHNI GAM-GAM-GAM NËPËR BANAQET TELEVIZIVE DHE NËPËR KONFERENCA QESHARAKE SHTYPI!!! E TREGUAT VETEN SE CILËT JANË: NUK E KENI MË BESIMIN E SHQIPTARËVE! AUTORITETI JUAJ RA NE NIVELIN ZERO ME XHUFKË! BESUAM SHUMË TEK TY MOJ SYBAJAMJA E SHBA, POR MË KOT!!! TANI GJYKOJINI VET O SHQIPTARË! MBLIDHUNI TE GJITHE BASHKE O SHQIPTARE DHE TA RREZOJME VETE QELBESIREN!! MOS PRISNI QE SHPETIMI TE NA VIJE NGA TE HUAJT!! AS NGA BE, AS NGA GJERMANIA DHE AS NGA SHBA!!!

tirana30/07/2020 19:23

Duket se doktori gaboi rende aso kohe kur miratoi ligjin e medias me shprehjen : " Media eshte e lire " . Duket se kishte qene shume heret per kete gje ne vendin tone .
Ishte e ashtuquajtura media e lire , e cila me gazetaret e saj " super te lire " godiste " pa frike " demokracine e brishte shqiptare qe ne lindjen e saj ne vitet e para te pas 1990 , a thua se kishim te benim me nje shtet me kushtetute qindra vjeçare .

Shto koment

Denonco