SPAK? What the fuck!

SPAK? What the fuck!

Nga Enkel Demi - 29/07/2020

Duhej që SPAK-u të dilte në pah. Zgjedhjet e reja po afrojnë. Qeveria duhet të bëjë ndryshime në Kushtetutë që montojnë diktaturën, por kjo duhet shitur ndryshe. Ata të Rrugës së Elbasanit duhet të koen si peshq, fiks si i trajton Edi Rama.

Ashtu si dhe Propaganda e Rilindjes na mëson, edhe SPAK-u përdori numrat që të krijonte idenë se ky korife i Reformës në Drejtësi e kap lepurin me qerre.

Plot 22 fletë-arreste na treguan që zgjedhjet në Durrës nuk i ka vjedhur Gjushi me banditët e tij, por komisionerët e opozitës, të cilët ia kanë hedhur Rilindjes në kuti që ta njollosin.

Gjithsesi, zonja Kim nxitoi të na thotë për të dhjetën herë këtë javë se Reformën në Drejtësi nuk e ndal dot askush. Kaq e vërtetë ishte kjo devizë, sa mësuam që nuk e ndalte dot as vdekja. Dy nga komisionerët që do i arrestonte SPAK-u kanë vdekur të gjorët, por kjo nuk i shpëton dot as në botën e përtejme, ku zonja Kim ka ndikim përtej portave të Shën Pjetrit.

Natyrisht, zoti Arben Kraja, ndoshta i fundmi gjyqtar aktiv që ka dënuar në kohën e xhaxhit, përdori për justifikim sërish metodologjinë e Propagandës rilindase; rrenën.

Ai në një intervistë për kolegun Roland Qafoku shpalli se gjendja civile nuk i ka hequr emrat e komisionerëve nga listat e tyre.

Këtu na dalin ca halle të tjera si gurë dominoje.

E para, SPAK-u ynë është kaq i zoti sa do kapë mafiozë, kriminelë, politikanë të lartë të korruptuar, por ka informacion vetëm nga e-albania.

E dyta, gratë e komisionerëve thonë që ata kanë vdekur në vitin 2018 dhe janë hequr nga lista e gjendjes civile pas 10 ditëve. (Me gjasë nuk të shtijnë në dhe pa bërë formalitetet në kësi rastesh).

E treta, nëse besojmë Krajën, ish-gjyqtarin e komunistëve, sa të vdekur të tillë duhet të ketë gjendja civile, meqë na vijnë zgjedhjet jo për gjë…

Natyrisht, për këtë ndodhi mund të vazhdohet të flitet, analizohet, madje një pjesë do të bëjë sikur e pranon atë që këput zonja Kim. Por, nëse nuk pritet fleta e arrestit për Gjushin dhe shefin e tij të hidhet përpjetë zonja Kim, por Reforma në Drejtësi funksionon një mut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

hetuesi01/08/2020 08:36

Që në vitin 1990, një hetues i drejtësisë komuniste të ketë arrestuar disa qytetarë shkodranë se nuk i përgjigjeshin "moralit komunist", ndoshta edhe nuk mund ta paragjykojmë si një kriminel sepse tek e fundit "ka bërë detyrën".
Por që 30 vite pas diktaturës enveriste , ky person të përzgjidhet në krye të prokurorisë shqiptare, ky është një paradokas alla shqiptar.

Kim Kardashi--an30/07/2020 10:14

e ke qare o Enkel...muti mullar u be ketu..

astrit30/07/2020 06:39

Vendit i duhet drejtesi. Fatkeqesisht opinjoni negativ per njerezit e drejtesise ka permasa shume te medha e njerezit e SPAKUT duhet te tregojne se jane perzedhur qe ta shembin kete negativitet. Ata duhet te jene te pergjegjshem se jane te paragjykuar, keshtu qe nuk duhet te bejne gafa si keta te vdekurit qe thirren per hetim. Perdora fjalen gafa, heren tjeter do kene epitet tjeter te drejtperdrejt.

Re bo29/07/2020 22:44

Bravo Keli!

Skrapari29/07/2020 22:18

Koplimente Z. Demi per analizen. Kimetja nuk ka asnje ndryshim me kinezin Llu. Jane kopje e njeri tjetrit sepse si kinezi Llu dhe kinezja Kimete jane te kapur nga Edvin Kellira. Mjere ky vend mjere ne qe jetojme ne kete vend muti.

x29/07/2020 20:02

spaku spartak ngjeles

Antidiktatura29/07/2020 19:19

Urime Kel Demi, shume i sakte. Ky eshte realiteti i "nenes se te gjitha reformave" kjo eshte drejtesia qe duam per Edi Ramen, kjo eshte drejtesia per shqiptaret e thjeshte. Ke vetem nje pasaktesi te perseritur dy here, Arben Kraja nuk ka qene kurre gjyqtar, ka qene hetues. Edhe gjate kohes qe ti ke qene me studime ne Shkoder, ka qene hetues dhe duhet ta dish ku ka qene hetuesia ne Shkoder. Megjithate, dua te theksoj se nga informacionet qe kam, nuk ka qene person negativ.

Shto koment

Denonco