Aksioni i SPAK si tentativë për ta fshehur krimin e organizuar zgjedhor

Aksioni i SPAK si tentativë për ta fshehur krimin e organizuar zgjedhor

Nga Bujar Nishani - 28/07/2020

Maskarada më e fundit e të ashtuquajturit “SPAK” gjoja për “hetimet” dhe “arrestimet” për krim zgjedhor dhe DOSJEN 339 nuk është gjë tjetër veçse një bashkëpunim me krimin zgjedhor dhe një shtesë penale në atë dosje që do apo nuk do “SPAKU” do të hetohet me themel dhe me të gjithë thellësinë e merituar, një ditë !

Krimet zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184, nuk do të kenë dot fatin e dosjeve të varrosura të krimeve të komunizmit mbi shqiptarët.

“SPAKU” u përpoq sot të përhapë mediatikisht idenë spekulative ndër shqiptarët se tashmë po vepron mbi banditët e vjedhjeve të zgjedhjeve parlamentare të 2017 dhe atyre lokale të 2015, duke lëshuar disa urdhëra arresti për një duzinë komisionerësh mjeranë katundesh në Shijak.

Komisionerë manipulatorë dhe ordinerë jo vetëm janë arrestuar në këtë vend edhe më parë por madje janë dënuar e kanë përfunduar në burg shumë kohë më parë edhe se sa të na ngrihej “SPAKU”.

Vjedhja e zgjedhjeve të 2017 dhe ndryshimi përmes dhunës dhe krimit i vullnetit popullor në 2017, siç demonstrohet në dosjet 339 dhe 184 nuk erdhi nga 20 vota të hedhura në kuti në emër emigrantësh jo prezent në Shqipëri.

Kataklizmoja zgjedhore e 2017 ishte një platformë kriminale e ideuar nga qeveria, marrë përsipër nga segmentet më të errëta të shtetit, zbatuar nga krimi i organizuar dhe përgëzuar nga kapoja i politikës.

Të gjitha këto me prova të qarta (tashmë publike) tek dosjet 339 dhe 184 !

Hakmarrja e turpshme e pushtetit mbi ata pak prokurorë që kishin kurajo dhe pavarësi profesionale për të hetuar realisht këto krime, duke i shkarkuar, larguar nga hetimet e degdisur për “riedukim”, ishte veç konfirmimi publik i atyre krimeve.

Loja e turpëshme e “SPAKUT” me pingpongun procedurial me dosjet drejt prokurorive lokale ishte një shpërdorim i pastër detyre, që padyshim duhet hetuar.

Por tentativa për ta fshehur krimin e organizuar zgjedhor dhe dhunimin e vullnetit popullor pas fytyrave mjerane të disa komisionerëve është një bashkëpunim i pastër me krimin e organizuar zgjedhor.

Ky krim i rëndë me pasoja shumë të rënda për shtetin, shoqërinë, interesin kombëtar shqiptar ka marrë sot vëmëndjen dhe angazhimin ndërkombëtar.

Ky rast i rëndë kriminal në Shqipëri në fakt meriton të hetohet dhe gjykohet nga një Prokurori dhe Gjykatë Speciale Ndërkombëtare.

Por deri atëhere asnjë tentativë për ta lënë në harresë apo fshehur këtë krim të rëndë nuk do mundet as ti gënjejë e as ti frikësojë dot shqiptarët.

“Harresa është mjet i gabuar për të fshehur dhimbjen”, të panderuar !

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

fiku i ures vajgurore29/07/2020 18:48

Qe ta kuptosh ti titi...,shkrimi nuk eshte per te frymezuar njeri por ai jep mendimin e vet dhe thote qe SPAK-u eshte instrument i qenqeverise se vjedhjes! Je, apo nuk je dakord me ate qe thote Nishani? Lere rehat fjalen frymezim sepse ti nuk di i as kuptimin!

fiku i ures vajgurore29/07/2020 17:22

Qe ta kuptosh ti titi...,shkrimi nuk eshte per te frymezuar njeri por ai jep mendimin e vet dhe thote qe SPAK-u eshte instrument i qenqeverise se vjedhjes! Je, apo nuk je dakord me ate qe thote Nishani? Lere rehat fjalen frymezim sepse ti nuk di i as kuptimin!

militanti astrit29/07/2020 10:12

Fjala "militant" në shqip ka kuptimin e fjalës luftëtar.
Në vartësi të kauzës së tyre, luftëtarët (militantët) mund ti cilësojmë heroj dhe kriminelë.
Bujar Nishani që u zgjdodh si president, sigurisht që respektoi rregullat e demokracisë pluraliste, por si një ndër udhëheqësit e PD që si kauzë kishin përmbysjen e diktaturës njëpartiake enveriste e ndërtimin e një shteti demokratik pluralist, më duket si idiotësi që kujton se po e "ndëshkon" me cilësimin "luftëtar i demokracisë".
A mos qenka sipas teje një krim që të jesh militant për një sistem demokratik ?
Ka edhe "luftëtarë" të bandave mafioze të drogës e të vjedhjeve ,
Ka edhe nostaligjikë të enverizmit që vazhdojnë të jenë "militantë" të PPSH, por a janë njëlloj të dy palët të dënueshëm ?
Meqë Nishani nuk na e paska skjaruar sipas teje rolin e SPAK, përse nuk na e skjaron ti militanti i Ramës ?
Është thënë se SPAK do të ndëshkojë peshqit e mëdhej.
Beson ti militant i qeverisë se peshqit e mëdhej qenkan këta komisionerët që thjeshtë kanë zbatuar urdhëra eprorësh ?

Skrapari28/07/2020 22:32

Presidenti i nderuar z. Nishani i ka vene pikat mbi i. Eshte turp per Kimeten qe vrapoi e para dhe tha: Tani filloi puna e Spakut. Te presesh flete aresti per disa fakire e nderkohe Edvin pisi me Damiane, Ullusinj, Pjerdhinj te shendijne te qete kesaj i thone reforme leshi ne drejtesi. Kimetja me sa shoh une eshte ne gjurmet e bashkekombasit te tij shokut Llu,qe na cau bythen gjate kohes qe gjoja po merej seriozisht me reformen. I vetmi akt i tij qe mbaj mend ishte perqafimi dhe puthja me kokekashten Vllahutin.

Tomy28/07/2020 21:48

Spaku ose a..spaku o titi dihet se ç far gatuan...ai drejtohet nga nje ish hetues i kohes se pordhes,prandaj dihen rezultatet e hetimit te a..spakut dhe kjo mender drejtesi asnjehere nuk do jape drejtesi perderisa ne perberjen dhe drejtimin e saj jane xhelatet e komunizmit ose klyshet e tyre....

O Zot fare po ndodh ne Shqiperi ? 28/07/2020 13:53

E tmerëshme !
E pabesueshme !
Nuk ju besoja syve kur e lexova këtë lajm !
Këto paskan qenë "peshqit e mëdhej" që po propogandohet se do ti fusë në rrjetë SPAK-u ?
Prandaj ka marrë yrrysh Rama që të bëjë vetë Kushtetutën , sistemin zgjedhor e si duhet të marin pjesë partitë opozitare në zgjedhje me komandën e tij me ndihmën e Lym Murrizit.
Në fakt sinjalin e parë e morëm kur në krye të BKH u zgjodh një nëndrejtoreshë e policisë së Ramës, me mbiemrin "hajduti", Hajnaj

astrit28/07/2020 13:03

Bujar Nishani si ish president duhej te shkruante me shume pergjegjesi per rolin e SPAKUT, per "mjeranet e Shijakut" per prokuroret e shkarkuar per pasuri te pajustifikuar etj, ndersa ne shkrim lexojme militantin e partise qe nuk eshte ne gjendje te frymezoje njeri.

Shto koment

Denonco