Nuk është ai që duam, por ai që duhet!

Nuk është ai që duam, por ai që duhet!

Nga Çim Peka - 26/07/2020

Vota dhe përgjegjësia politike, stabiliteti politik, efikasiteti qeverisës, cilësia rregullatore, sundimi i ligjit, kontrolli ndaj korrupsionit janë elementë vetëm të kriterit politik që përcaktojnë fundin e tranzicionit. Si të tillë, sa herë që vendi futet në proces zgjedhor, politika dhe media i rikthehen temës së mundësisë së dhënies fund të tranzicionit. Një debat i tillë është ndezur dhe kësaj radhe. 

Ndaj dhe nuk është për t’u habitur që skalioni mediatik që në 2013 dhe në 2017 na paraqisnin Edi Ramën si liderin apolitik, i cili do të sillte fundin e tranzicionit në Shqipëri, sot i mëshojnë idesë se Lulzim Basha nuk përfaqeson as rotacion, e as mundësinë e dhënies fund të tranzicionit. Edhe pse së paku sot duhej të heshtin në shenjë pendese, ata sot janë në sulm sipas një skenari të mirëcaktuar nga zyra mediatike e kryeministrit në hall. Një nga mënyrat më efikase të propagandës është që në pamundësi mbrojtje, kundërshtari duhet të baltoset sipas teorisë që 'ja iku ky, por nuk ka kush vjen'.

Profili i alternativës ndaj Ramës për shumëkënd nuk është ai që ne kemi në mendjen tonë, por ai ekziston, dhe ekziston në formën dhe përmbajtjen e Lulzim Bashës. Me të mirat dhe të këqijat e veta. Lulzim Basha për shumicën e shqiptarëve është lideri atipik. Ai nuk ngjason me asnjërin. As me Berishën, as me Nanon, as me Ramën, e as me Metën. Pjesa dërrmuese e opozitës kanë pritur të shohin te Basha një version të ri të Berishës, një kopje të tij, të veshur me një ambalazhim tjetër.

Një pjesë tjetër kanë pritur të shohin një opozitarizëm të tipit Rama, të shkatërrimtarit, të anti-kompromisit, të atij që i vë flakën gjithçkaje për të ardhur në pushtet.

Një pjesë kanë pritur të shohin te Basha pazarxhiun e tipit Nano, të atij që ulet me këdo, që bën çdo lloj kompromisi në funksion të ambicieve të tij politike.

As bulldozerin Meta nuk e kemi parë te Basha.

Dhe me sa duket, aseti më i madh i Bashës në këtë përballje finale për të dhe për shumë të tjerë, është ajo për çfarë nuk është sesa ajo për çfarë është.

Si për shumë të tjerë, edhe për mua Lulzim Basha nuk është ai që doja të ishte. As nuk duhej të kishte bërë gjërat që ka bërë. Më së paku nuk duhej të bënte marrëveshjen e 2017-ës, dhe betejën e bojkotit duhej ta çonte deri në fund, duke mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 2019-ës.

Por duke mos qenë ai që ne duam, është pikërisht modeli i kundërt i politikanit të tranzicionit. Përballë Edi Ramës ai ndryshon si dita me natën.

Për mua, Edi Rama nuk ka përfaqësuar kurrë modelin e politikanit që mund t’i jepte fund tranzicionit politik. Përkundrazi, ai përfaqëson ekstraktin më negativ të një supe ku përzihen që nga Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta. Me pak fjalë, merr elementët më negativë të personazheve të mësipërm, përzieji dhe të del Edi Rama. Aty gjen megalomanin, banditin, frikacakun, trafikantin, të shiturin, të blerin, të kapurin peng, viktimën, agresorin, fetarin, ateistin, amoralin, shantazhuesin, të shantazhuarin. Çfarë nuk gjen te ai.

Përballë tij është Lulzim Basha. Dikush që u fut në politikë plot 15 vjet pas Edi Rames, sa gjysma e periudhës së tranzicionit. Dikush që kudo që shkoi në funksione publike kishte nga një prioritet madhor, të cilin pati rol të rëndësishëm ta realizonte. Ishte Ministër i Transporteve në kohen kur u nisën dhe përfunduan projektet më madhore infrastrukturore në historine e vendit. Ishte Ministër i Brendshem në procesin e liberalizimit të vizave. Ishte Ministër i Jashtëm në kohën e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Historia e tij në Bashkinë e Tiranës ishte ndryshe. Me katrahuren e bërë në Tiranë para dhe pas Bashës, fatkeqësisht ai sot del personazh pozitiv për atë që nuk bëri sesa për atë që bëri. Së paku nuk e shkatërroi Tiranën siç bëri Edi Rama, dhe as nuk e ktheu në lavatriçen e pastrimit të parave, siç po bën Erion Veliaj.

Profili individual i Lulzim Bashës, duke qenë ai që ne nuk donim të ishte, më rezulton të jetë pika më e fortë e tij. Ai nuk është as Berisha, as Nano, as Rama e as Meta. Duke mos qenë i tillë, nuk përfaqëson as liderin populist. Nuk është një politikan, të cilit i shkojnë pas militantë të verbër. As nuk ka militantë që janë të gatshëm të japin jetën për të.

Fatos Nano kishte që jo vetem i vinin pas, por ishin gati të sakrifikonin shumë gjëra për të. Ilir Meta vazhdon të ketë fanatikët e tij, dhe militantë që janë të gatshëm të shkojnë në luftë për të. Sali Berisha është histori dhe nivel tjetër. Pra, liderë politikë që kanë adhuruesit e tyre, por edhe kundërshtarët e urryesit më të flaktë. Edi Rama është ndryshe. Ai nuk ka adhurues. Ai ka vetem një grusht rilindësish, dhe pjesën dërrmuese që e urrejnë, jo vetëm demokratë, por edhe socialistë.

Dy elementë thelbësorë që analizohen nga sondazh-bërësit mbarë botës janë niveli i pozitivitetit dhe i negativitetit ndaj liderit.

Ndryshe nga eksponentët e tranzicionit, Lulzim Basha nuk ka nga pas militantë, të cilët janë të gatshëm ta japin jetën për të. Por as nuk ka negativitetin apo urrejtjen e elektoratit opozitar ndaj tij.

Pikërisht këtu fillon fundi i tranzicionit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Tags

Komentet

Skrapari30/07/2020 12:00

Ti shoku dosta me siguri matematikore je nga ata pederastet qe i ben fresk Edvin Taq Sumqirit. I regjistruar je do ta gjejme folene dhe do te japim nje tegel pa merak.

dosta29/07/2020 13:49

qesha shume. po kaq shume, sa nuk e di cte them.

"Basha nuk ndiqet nga militante". Nderkohe:
https://www.youtube.com/watch?v=pa8tgea8fjc

Pa marre parasysh qe eshte zbythur dhe qeruar nga cdo proteste qe kane bere qyteatret, pa pranine e politikes. Ne cdo proteste qe shkon, ne cdo qytet qe shkon, askush s'i hedh qyrret.
Ik o Cim kari gjej noj pune tjeter, se te jete per Lul karin me mire mbajme kete palloshin qe kemi.

Arber26/07/2020 23:46

Jam nje lexues i perditshme i Syrit, qe nga fillimi, Laptop dhe Celular, nuk e di pse nuk mi lejoni komentet? Si votus jam i djathte prandaj vij perdite te kjo faqe. Sidoqofte faleminderit e beni ca te doni.

Skrapari26/07/2020 22:54

Nuk i heq asnje presje komentit te komentuesit"tirana". Z.Peka ka gabuar qe ka futur Z.BERISHA ne grupin e ish km si Nano, Meta, Ramziu. Eshte prerje tjeter Doktori, duhet te kaloje nje shekull dhe pale te mund te dale nje figure si Doktori.

Arber26/07/2020 20:48

Uroj ti kete ardhur ORA Rames dhe kur te vjen ORA nuk ke ca ben. Po Rama ska fituar ndonje here zgjedhje, ne 2013 mori 66 deputet dhe me "25% e Qeverise Berisha" vajti ne 2/3, pra qeveri minorance pasi pa LSI skishte shanc, dhe LSIja pa Berishen nuk kishte shanc. Te 2017 PD-LSI (Opozita) kane me shume vota se PSja, po pushtetin e mori Rama. Uroj sic na thua ne te respektojme Bashen, qe nuk kane opsion tjeter, mire ti thuash dhe Bashes se ka ca menyra qe te cohesh mbi pengesat e kohes e fitosh, dhe PDja qe nga 1990ta e ka bere disa here, kush ka memorje.

Antikomunist26/07/2020 18:41

Pergjigje per "t" dhe per te tjeret. Ishte thjesht nje koment ne te cilin jam sterzgjatur. Mendoj se te gjitha ato qe thua ti jane permbledhur tek 17 maji dhe ka dy te tille,17 maj 2017 dhe 17 maj 2020. Me gjithe rezervat qe kam per Bashen dhe me besoni nuk jane pak, jam i bindur qe eshte vite drite para Rames. Tek Rama nuk gjej asgje pozitive. Vras mendjen, mundohem te mos behem negativist, por nuk gjej asgje pozitive per te cilen mund te flas. Rama ne shume aspekte mund te krahasohet vetem me Enver Hoxhen dhe me besoni, kush i di sadopak "virtutet" e Enver Hoxhes, do i gjeje tek Rama me shume lehtesi. Me kujtihet qe para nja 25 vitesh ne Gjermani beheshin zgjedhjet. Ne mos gaboj kandidat i SPD ishte Schröder, i cili ishte divorcuar tre here. Parulla e CDU ne fushate ishte "Tri gra nuk mund te gabojne". Ndersa ne 2002, po ne Gjermani do ikte Voeller nga trainer i kombetares dhe kandidati kryesor ishte Kristof Daum, trajner i Leverkusen qe ate vit kishte arritur ne finalen e CHL. Trainer shume i talentuar por qe dikush e akuzoi per perdorim kokaine. Ky fakt u vertetua nga analiza ne floke dhe Kristof Daum nuk pati me asnje shanc qe te trainonte. Perfundoi ku thoni ju....? Ne Turqi. Paralelizmat me Ramen besoj se kuptohen qarte.

tirana26/07/2020 18:01

Doktori mbetet doktor ...., e per kete historia e Shqiperise do te flase pas shume vitesh . Doktori eshte si puna e Ismail Qemal Bej Vlores , apo edhe e Gorbaçov , qe i hapi rrugen botes perendimore te rrezoje murin e Berlinit . Ai hodhi bazat e pluralizmit politik dhe demokracive perendimore ne vendin tone .
Fatkeqesia e doktorit , ishte se ai mori persiper me vullnet te plote , duke nderruar edhe profesionin ...?! ; te drejtoje nje levizje politike ne nje vend post-komunist , ku shumicen e njerezve ( koleget ) qe u futen ne ate parti nuk i njihte as per fytyre , e te cilet qe ne muajt e pare e prene ne Bese duke filluar me Aleancen Demokratike te Cekes , Zogajt , Imamit , etj . Kjo beri qe shume shpejt PD -ja te merrte nje goditje nga brenda me humbjen e zgjedhjeve lokale te 26 korrikut 1992 , kur shqiptaret ishin ende me barkun bosh ne kohen e operacionit te famshem Pelikan te financuar nga shteti italian . Aso kohe vendi realisht nuk kishte as nje jave grure e miser per buke thate ....sa shpejt qe harrojme ne ....???!!!
Ne keto kushte ai mori persiper per te drejtuar nje vend super te rrenuar ekonomikisht e te pa shprese , ku njerezit urrenin vendin e tyre duke ikur nga syte - kembet ne emigracion pa ditur se ku ne Greqi , Itali , Amerike , Gjermani , etj .
Tani pas 30 vjetesh eshte me e lehte per te qeverisur per kedo qe vjen ne krye te opozites shqiptare , pavaresisht gjendjes se veshtire ekonomiko - politike te vendit per momentin . Tashme partia demokratike ka pervojen e saj politike 30 vjeçare .

Antikomunist26/07/2020 15:41

Z. Peka ka bere nje portret me 2 penelata do thonin piktoret, te secilit nga lideret shqiptare. Po mundohem te shtoj edhe ndonje penelate tjeter. Berisha eshte quajtur lider autoritar dhe i tille ka qene deri ne 1997, por ne 2005, autoritarizmi i Berishes ishte ne nje nivel me te ulet. Kur kishte vendime te rendesishme per te marre, Berisha konsultohej me personalitetet e fushes. Vec kesaj, nje lider autoritar do i kishte bere zgjedhjet lokale ne 2006 pa pjesemarrjen e opozites, ama "autoritari" Berisha i shtyu per disa muaj dhe e futi opoziten ne zgjedhje. Meritat e futjes se vendit ne Nato, heqja e vizave, apo edhe marreveshja e stabilizim-asocimit ku ende jemi pas shtate vitesh, jane merite e menyres se qeverisjes se Berishes. E meta kryesore, ndoshta edhe faji me i madh ndaj demokracise qe ka Berisha ne qeverisje gjate ketij shekulli, eshte se e institucionalizoi pazarin politik. Nese flasim per Nanon, te gjithe e konsiderojne si liberal, ama ate qe duhet t'i heqim Berishes ne autoritarizem, Nanos duhet t'ia heqim ne liberalizem. Nano ishte liberal me shume sepse ishte dembel dhe qejflli, se sa e kishte per natyre. Megjithate, Nano kishte shume koncepte shtetformuese. Por i duhen njohur dy "merita", se pari qe na solli Ramen nga Parisi "me thonj te paprere" dhe rritjen galopante te korrupsionit gjate qeverisjes se tij. Meta eshte dicka ne mes Nanos te cilin mund te themi se e ka patur mesues dhe Berishes per te cilin mund te thuhet se e ka patur mesues pas vitit 2005. Nese do flasim per Bashen, ky i fundit eshte nje person qe ka artikulim te shkelqyer politik, por nuk ka karakteristikat e lidereve te tjere. Nuk eshte aspak karizmatik, nuk di te shfrytezoje, ne kontekstin politik e kam fjalen, zemerimin e turmave, mundohet te shitet si politikan hollandez ne nje vend si Shqiperia. Nuk ka kellqe per te mbajtur pesha te renda si Berisha dhe per me teper rendon mbi te marreveshja e 17 majit, sepse ajo marreveshje beri qe banditet ta uzurponin Shqiperine dhe ta rrjepnin edhe 4 vite te tjera. Rama nuk mund te quhet politikan, Rama mund te quhet truri i nje bande keqberesish. Rama nuk eshte lider, eshte thjesht nje bandit qe ne saje te aftesive per te mbajtur fjalime patetike, ka dale ne krye te bandes dhe eshte peng i personave qe drejtojne banden nga kulisat. Rama ka mbledhur rreth vetes disa nga njerezit me te paafte te peridhes se Nanos si dhe ca prurje te tjera nga perverset e ish-Mjaft me vone G99 dhe duke ditur qe njerezit qe ka rreth vetes maksimalisht jane te afte vetem te bejne festa ku meshkujt vishen si femra, ia ka shitur shpirtin djallit, domethene krimit te organizuar. Rama nuk ka bese, nuk ka fe, nuk ka nder, nuk ka karakter, per nje karrike qe sjell leke, shet edhe femijen e tij. Eshte frikacak dhe kete e tregon duke i treguar i forte me njerezit qe ka nen vete. Eshte hajdut i paskrupull dhe medioker ne cdo drejtim. Kultura e tij eshte e te njejtit nivel ne aftesite e tij si piktor apo si basketbollist, pra nen nivelin e mediokritetit. Vetem per nje gje nuk mund t'i mohohet aftesia, per te kopjuar dhe perdorur frazat e te tjereve. Ka filluar me shprehjen e qenve dhe karvanit qe i pari qe e ka thene ka qene babai i tij shpirteror, Enver Hoxha dhe te gjitha shprehjet e tjera qe thote apo perdor jane te kopjuara nga figura te njohura. Ne kundershtim me z. Peka, mendoj se Rama nuk ka asnje veti megative te Zogut, por ka shume nga vetite e Hoxhes me te cilin e lidhin shume gjera. Por ne ndryshim nga Hoxha, Rama eshte plakur qe 55 vjec dhe tani qe ka mbushur 56, duket si nje 75 vjecar i semure.

t26/07/2020 15:14

Te metat qe listove me plot te drejte(por qe nuk i the te gjitha) per L.Bashen ,kane pjesen e vet te fajit qe rama arriti deri ketu dhe mbi te gjitha ,protestat qe zgjaten disa muaj dhe jo vetem qe nuk u arrit asnje qellim,por perkundrazi,i zhgenjyen protestuesit aq sa Basha nuk ka me kurajo ti therrase perseri ne proteste.Po banoret e astirit a nuk i la ne balte dhe protestuesit e saj ne burgje?Po artistet e teatrit a nuk i la ne balte mbasi nenshkroi me ta edhe mareveshje si me astirasit?Sa here eshte shprehur qe ky nuk behet kryetar parlamenti dhe ai min.brendshem po nuk shkelen mbi trupin e tij.?Nje fjale e dale nga goja dhe e mbajtur nga nje lider e ben ate qe njerezit ta ndjekin me shprese,por ja qe L.Basha nuk e ka kete dhunti.
Jepi çezarit ,çfare eshte e çezarit.L.Basha nuk eshte nje alternative,eshte e keqja me e vogel ,dhe me kete mendim ne koke do shkoje populli opozitar dhe jo opozitar per ta votuar opoziten,sepse vazhdimi i pushtetit te ramarilindjes do jete katastrofe e vertete per vendin.Dhe jo te gjithe qe kritikojne tani L.Bashen ushqehen nga kuzhinat e Fugës.

t26/07/2020 15:12

Te metat qe listove me plot te drejte(por qe nuk i the te gjitha) per L.Bashen ,kane pjesen e vet te fajit qe rama arriti deri ketu dhe mbi te gjitha ,protestat qe zgjaten disa muaj dhe jo vetem qe nuk u arrit asnje qellim,por perkundrazi,i zhgenjyen protestuesit aq sa Basha nuk ka me kurajo ti therrase perseri ne proteste.Po banoret e astirit a nuk i la ne balte dhe protestuesit e saj ne burgje?Po artistet e teatrit a nuk i la ne balte mbasi nenshkroi me ta edhe mareveshje si me astirasit?Sa here eshte shprehur qe ky nuk behet kryetar parlamenti dhe ai min.brendshem po nuk shkelen mbi trupin e tij.?Nje fjale e dale nga goja dhe e mbajtur nga nje lider e ben ate qe njerezit ta ndjekin me shprese,por ja qe L.Basha nuk e ka kete dhunti.
Jepi çezarit ,çfare eshte e çezarit.L.Basha nuk eshte nje alternative,eshte e keqja me e vogel ,dhe me kete mendim ne koke do shkoje populli opozitar dhe jo opozitar par ta votuar opoziten,sepse vazhdimi i pushtetit te ramarilindjes do jete katastrofe e vertete per vendin.Dhe jo te gjithe qe kritikojne tani L.Bashen ushqehen nga kuzhinat e Fugës.

krasasi tp26/07/2020 14:58

Fundin e trazicionit do ta sillte një fitore e Sali Berishës në vitin 2013. Gjithë qelbësirat u bën bashkë, jo se nuk donin Sali Berishën, por thjesht se nuk donin fundin e tranzicionit që nënkupton integrimin dhe shtetbërjen. Dhe në suitën e gjithë atyre që nuk donin fundin e tranzicionit ,printe Ilir Meta, L. Basha. Deri në vitin 2015 nën Sali Berishën dhe me konsensus nga grupacione të majta dhe me mbështetje ndërkombëtare që nuk do mungonin, sot Shqipëria do ishte ndryshe. Kostot e stërgjatjes së tranzicionit duhet ti paguajnë përgjegjësit, por jo vetëm politikisht. Po të vazhdojmë kështu, tranzicioni nuk ka fund. Bonusi 2 vjeçar që nuk ju akordua Sali Berishës në 2013, duhet ti jepet Edi Ramës ,2021-2023. Ndërkohë Reforma në Drejtësi duhet të avancojë.

Noni26/07/2020 14:53

Cim Peka , furcet e rradhes ndaj Lulzim Bashes , dhe shume mire ben mbasi krahasuar me Edi Ramen eshte si nata qe eshte Edi me diten qe eshte Luli , por kursesi Nuk mund te mohoet aftesia dhe vlera e Sali Berisha si politikan dhe si luftetar madhor i demokracise ne Shqiperin e poshte komunizmit , panvarsisht rrethanave ne te cilat u ndodh e luftoi , c' fardo epiteti qe ti e te tjere mund dhe duan ti vene , ai mbetet legjende ne histori .

Qytetari26/07/2020 14:47

Basha lider me parime perendimore, e meriton te jete kryeminister!

Shto koment

Denonco