Ministrja e Shëndetësisë duhet të largohet

Ministrja e Shëndetësisë duhet të largohet

Nga Klodian Tomorri - 20/07/2020

E vetmja masë racionale që qeveria mund të ndërmerrte sot kundër pandemisë, ishte t’u kërkonte falje qytetareve për mashtrimin me videon e infektivit dhe të largonte menjëherë ministren e Shëndetësisë nga detyra.

Kjo nuk ka lidhje fare me politiken.

Pandemia zbuloi qartë një fenomen që bota nuk e ka parë më parë. Të paktën, jo në këto përmasa.

Armata e atyre qe nuk besojnë tek shkenca sot është në nivelet më të larta historike. Madje mund të jetë sa gjysma e popullsisë.

Gati gjysma e njerëzve sot nuk e besojnë virusin. Mendojnë se ai është sajesë.

Dhe arsyeja kryesore pse bota ka arritur në këtë pikë janë pikërisht institucionet. Kur institucionet gënjejnë ose deformojnë informacionin, njerëzit nuk besojnë.

Kur politikanet përdorin krizat e shëndetit për interesat e tyre politike, njerëzit kërkojnë konspiracione.

Kur ministrja e Shëndetësisë gënjen publikisht, u jep argumente pandemoskeptikeve dhe lëkund edhe besimin e qytetareve që besojnë tek shkenca.

Për rrjedhojë zbatimi i masave për të kufizuar pandeminë bëhet më i vështirë sepse askush nuk i merr seriozisht udhëzimet e autoriteteve që gënjejnë.

Kur dikush gënjen tek shtëpia e tij, mashtron prindërit, bashkëshorten ose fëmijët. Kur dikush gënjen nga zyrat e shtetit, mashtron gjithë popullin.

Kjo është arsyeja se pse në vendet e zhvilluara zyrtarët që kapen në mashtrim, largohen në sekondë.

Nëse një qeveri mashtron publikisht, qytetaret nuk besojnë. Rrjedhimisht shumë njerëz nuk kanë për të ndjekur udhëzimet që nxjerr Ministria e Shëndetësisë për të kufizuar pandeminë. Rrjedhimisht mund të humbasin edhe jetë. E gjitha për shkak të kolltukut të një zyrtari ose zyrtareje.

Ndaj nuk ka asnjë vend në botë që menaxhon kriza me zyrtarë që kapen në mashtrim, por vënë në krye të tyre njerëzit më të respektuar dhe që ngjallin besim në publik.

© SYRI.net

Lexo edhe

Tags

Komentet

Skrapari22/07/2020 16:18

Ku e ka mendjen kjo fyryfycke, mesuese biologjie dhe per cfare flet z. Tomori? O mik ajo e ka mendjen tek hajduteria dhe pas kesaj vijne qejfe te tjera o lum miku.

Shto koment

Denonco