Shqiptarët, të abandonuar nga qeveria e të izoluar nga Europa

Shqiptarët, të abandonuar nga qeveria e të izoluar nga Europa

Nga Kastriot Islami - 20/07/2020

Në periudhën e parë, mars-qershor 2020, qeveria shqiptare rezultoi e fundit në Europë…. Ky ishte përfundimi i një analize të bërë për 200 vende të planetit nga një fondacion prestigjioz  lidhur me ‘efikasitetin e menaxhimit qeveritar’ të krizës sanitare të shkaktuar nga COVID-19… Ndonëse qeveria Rama dhe vetë Rama gjatë kësaj kohe u mburrën duke deklaruar se:

  • Kemi marrë të parët masat më të forta në të gjithë botën… por kjo mburrje u shfry shpejt…
  • Ia kemi kaluar në menaxhim sepse kemi pasur numrin më të ulët të infektimeve dhe vdekjeve në Europë, duke stigmatizuar veçanërisht Italinë, Spanjën, por edhe Gjermaninë… por edhe kjo tullumbace u shfry shpejt e tani është e dukshme qartas se për shkak të shifrave të larta të infektimeve shqiptarët janë të izoluar për të udhëtuar në Europë e gjetiu…

Po të krahasohen të dhënat për numrin e të infektuarve dhe vdekjeve nga COVID-19 për periudhën 27 mars deri në 19 korrik 2020, vihen re dy pamje:

  • Në periudhën e parë, mars-maj 2020, kur shqiptarët u detyruan të mbylleshin nën masa të rrepta e drastike, të keqplanifikuara e të keqmenaxhuara, të një qeverie dështake, të papërgjegjshme dhe dhunuese të të drejtave themelore të njeriu, duke zgjatur izolimin me akte normative antikushtetuese e për më tepër në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, e duke kryer tendera të fshehtë e korruptive, vendi filloi të zhytej në krizë të thellë ekonomike që nuk dihet se kur do të mund të fillojë të dalë… por edhe në aspektin e ‘efikasitetit qeveritar’ Qeveria Rama u vlerësua më e ‘dobëta’ dhe e fundit në Europë e rajon… 
  • Në periudhën e dytë, qershor-korrik 2020, qeveria Rama e ka abandonuar tërësisht menaxhimin e krizës sanitare, ndërkohë që edhe kriza ekonomike po vazhdon të thellohet dhe vendi po shkon drejt katastrofës sanitare dhe rrënimit ekonomik… Veprimet e qeverisë Rama janë tërësisht të papërgjegjshme deri kriminale… Ndërkohë që Rama po mendon e punon vetëm për fatin e tij, ose më saktë po ‘kërkon pazare’ për garancitë e mosndëshkimit të tij sepse e ka të qartë që mbështetja ndaj qeverisë së tij ka shkuar në nivele shumë të ulëta… Shifrat e të infektuarve në 20 ditët e muajit korrik është 1555, ndërkohë që në mars e prill kjo shifër ishte rreth vlerës 300 duke arritur madje në maj vlerën minimale 186… Po ashtu edhe përsa i përket vdekjeve, në shifra 20 ditore në muajin korrik ka arritur vlerën e frikshme 50, ndërkohë që në periudhën mars-prill kjo shifër ishte 6-17 madje duke arritur në muajin maj në zero….

Fajin s’e kanë aspak qytetarët që akuzohen nga Rama e qeveritarë të tjerë se ‘nuk mbajnë maskat’ ndërkohë që i) ‘maskat në Shqipëri shiten më shtrenjtë se kudo’…; ii) mjekët janë të keqpajisur dhe në mënyrë të pamjaftueshme me mjete mbrojtëse; iii) testet bëhen me urdhër nga lart me diletantizëm dhe krejtësisht të pamjaftueshme; iv) e gjithë kjo gjendje duket qartas kur shqiptarët mësojnë se oligarkët dhe të pasurit edhe për trajtimin mjekësor nga COVID marrin charter-a të shtrenjtë dhe shtrohen në spitale të shtrenjta të Europës…

Mjekët nga ana tjetër po punojnë me heroizëm… Por qeveria ka dështuar edhe gjatë kësaj periudhe 5-mujore siç ka dështuar edhe gjatë 7 vjetëve të drejtimit të punëve të vendit… edhe në drejtim të mbështetjes që duhet t’i japë personelit mjekësor… ndërkohë që nuk ka munguar edhe propaganda e panikuese e deri kriminale e një qeverie që mendon që gjithçka ka maskojë me mashtrime e kërcënime të publikut…

E në këtë situatë të rëndë, sanitare e ekonomike, Rama dridhet e përdridhet, duke dalë kundër edhe SHBA e BE thjesht dhe vetëm për të fituar garancitë e mosndëshkimit e për të shijuar pasuritë e vjedhura gjatë qeverisjes së tij dështake e kriminale që ka varfëruar shqiptarët e i ka detyruar të emigrojnë, e tani të lënë në mëshirën e fatit, nën kërcënimin e ‘vdekjes’ nga COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe

Tags

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet20/07/2020 21:28

HEU,SHQIPTARËT,TË ABANDONUAR NGA QEVERITË;EDHE TEK IZOLUR NGA EUROPA;
EU,SHTIPVARRËT;KE TRANDAHORZUAR,SA NEVERITË;REKRIZOLUAR VRA'EURROPA!
AUH,QË EUROPA,SI SHTRIGA PLAKË;MË E LIGA,MË SHTRIGA,QË NA KALLI FLAKË;DHE
NA SHPALLI SHLAKË;DUKE NA DJEGUR,DUKE NA SHKELUR;DUKE UA FALUR,KUKE PA
NDALUR;SI PLAÇKA LUFTË,O PRAÇKA FUTË;QË MBI DY SHEKUJ,NA KA FY'TEMPUJ,OH
SE PAK U DUKËN,QE NA ZHDUKËN MBI 80% PO,KËRKOJNË,TENTOJNË 100% COPAT E
FUNDIT,RROPAT E MUNDIT;TË UA FALË,PANDALË;KËLYSHËVE,MELYSHËVE;O,BASHKË
TREGTARË VËNDORË,VRAZHDË ME BRENGËVRARË TRENZGORË,PËR TREGTI,KERDI,
GERRDI;LUKURI BISHA GARBITÇARE;SHI,DUKURI TRISHA,ISHA,TRANDITËZVARRE;OH.
NUK DINË,NGINË;TË NGOPËN,AS TË KOPËN;ME GJAK O MISH O ASHTA,ME PRAG LËR
TRISH O,RRASHTA;QË SHKRIP VARRIT OUUUH,TË SHQIPTARIT;AHIII,TË SHQIPTARIT!!.
MANI,USA.

Arditi20/07/2020 19:02

Kuti, lexo me vemendje shkencetarin Kastriot Islami se te ka thene qe behet fjale per Fondacionin Forbes qe ka bere vleresime per efikasitetin e menaxhimit qeveritar te krizes covid-19 ne 200 vende te botes dhe Shqiperia ka dale e fundit ne Europe... Kjo eshte nje reference (burim) e mjaftueshme per nje shkrim prej 1 faqe ne median e perditshme... Zoti Islami te jesh i sigurte eshte nga te paktet qe kur flet ireferohet burimeve te brendshme dhe nderkomb etare dhe nuk mashtron si Rama dhe bedelat e tij... Nejse ky nuk eshte nje debat me ju dhe faleminderit per komentin tuaj pozitiv per analizen e profesorit qe me dha mundesi te reagoj

Skrapari20/07/2020 18:43

Kuti! Po ke mend me shume se profesori mos e lexo ate. Ne te kundert jo vetem ta lexosh por dhe ta konspektosh. Nga njerezit e mencur gjithmone mesojne te paditurit.

kuti20/07/2020 15:44

Nuk po e lexoj deri ne fund analizen e z. Islami! U bene bajat te gjtihe kur na citojne gjera te "publikuara nga nje agjesnci, fondacion prestixhoz, apo gazete prestixhoze " pa na e thene burimin e vertete! Me kete nuk dua te them se nuk e lexoj z.islami ,perkundrazi dhe gjithmone me duken te drejta analizat e tije!

Shto koment

Denonco