Frikacaku s’shpëton dot nga ndëshkimi, por as bishtat nga dështimi

Frikacaku s’shpëton dot nga ndëshkimi, por as bishtat nga dështimi

Nga Kastriot Islami - 14/07/2020

Nga Kastriot Islami

Rama mendoi se duke bërë të fortin do të detyronte shqiptarët e europianët, veçanërisht gjermanët, të negocionin me të për t’iu shmangur ndëshkimit… Dhe siç e kisha parashikuar, dështoi…

Dështoi se ky pervers narcist nuk ka as këllqe dhe as mendere për të bërë të fortin…. Bën veçse blof…

Sepse nga marrëzitë e ligësitë e shumta, është veçse një dhi e zgjebosur që ngre nga frika bishtin përpjetë…

Marrëzitë e ligësitë e tij fillojnë

-me vjedhjen e votave e kërcënimin e votuesve,

-me vjedhjen e pasurisë kombëtare e të buxhetit publik,

-me vjedhjen e votave, me lidhjet me kriminelët e trafikantët,

-me rrënimin e ekonomisë së vendit,

-me varfërimin e qytetarëve dhe detyrimin e tyre për të emigruar, dhe pasurimin e oligarkëve;

-me keqmenaxhimin e turpshëm të krizës humanitare dhe përkeqësimin ekstrem të ekonomisë,

-me kontrollin e medies, të shoqërisë civile, të sistemit të reformuar të drejtësisë,

-me krijimin e një parlamenti të “aleancës së qelbësirave”, me “debila politikë”, injorantë, hajdutë, individë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë…

-me krijimin dhe sponsorizimin e një opozite false me bishta haxhiqamilistë… antieuropianë, të fëlliqur e antiperëndimorë, të shpifur… të cilët tentuan të tallen me inteligjencën e qytetarëve duke kërkuar të hidhnin në erë marrëveshjen gjithëpërfshirëse, por dhe Kushtetutën…

-për të mos lënë pa përmendur tradhtinë e Ramës, që së bashku me Thaçin e Vuçiç, tentuan të cenonin integritetin e sovranitetin e Kosovës, të hidhnin në erë rajonin dhe mbi të gjitha t’i fusnin thikën pas shpine Gjermanisë…

I frikësuar në ekstrem, Rama bëri të fortin pikërisht në momentin kur ai ishte më i dobët se kurrë, duke kërkuar si garanci për mosndëshkimin e tij që opozita e sotme, fituesja e nesërme, t’i jepte postin e PRESIDENTIT… këtë e bëri edhe si gjoja diversion për të përçarë opozitën… por gjithnjë me objektivin për të shpëtuar nga ndëshkimi…

Këtë lojë të dobët e kuptuan të gjithë… sepse ishte e shëmtuar dhe diabolike…

Kështu dështoi edhe sharlatani edhe bishtat e tij haxhiqamilistë…

Ky ishte një dështim i paralajmëruar sepse injoranti kishte bashkëpunëtorë “sharlatanë djallëzorë” e të paaftë që shqiptarët dhe gjermanët ua lexonin lehtësisht veprimet e tyre hileqare e tinëzare…

Sot parlamenti gjerman ka bërë një thirrje të fortë…!

Në fakt ky është një mesazh i qartë për shqiptarët: sa të mbani hajdutin, të paaftin, kriminelin, trafikantin në krye të shtetit, dhe bishtat e turpshëm do të mbeteni të izoluar…!

“Sharlatani i Surrelit” është në dilemë: Nëse tërhiqet, e gjitha “godina” mund t’i shkërmoqet e në zgjedhjet e ardhshme do të ballafaqohet me një humbje allapasok…  Nëse s’tërhiqet, cunami mund ta përmbysë si mi në vrimat e Surrelit….

Është shah-mat… Duhet të zgjedhë mes tmerrit pafund dhe fundit të tmerrshëm… Rama meriton realisht fundin e tmerrshëm… por edhe tmerri pafund mund të ishte një ngushëllim … Sado të lëpihet e zvarritet këtej e tutje, zor se do të mund të shpëtojë sepse si bylmez që është, po marshon i sigurt si “triumfator” në rrugën e dështimit…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet15/07/2020 20:55

HEU,FIGACAKU NUK SHPETON DOT NGA NDESHKIMI;POR AS BISHTA NGA DESHTIMI!
EU,SHTRIGALAKU TUK SHPEJTON DOT NGA SHTËRGIMI,POR AS TRISHTA NGA SHPE-
TIMI;ËËËH,FRIGACAKU AS KËTE BOTË OUH,AS ATË BOTË;SHTRIGALAKU AS ME LOT,
AS TERRPLOT;HEJ I MADHI ZOT;NGA ANEKDOTA STRATEGBOTA:DELE ME QINGJA,QË
GJETHOMNË TË JETËS,TË VERTËS;DUKE U BERË KURBAN PËR TË ZOTIN E SHTEPISË
SHTEGVRRISË,SHQIPËRISË;VETËM O VETËM,PËR FALJEN E MËKATEVË,ZEKATEVË,TË
BARIUT OH FATZIUT;QË PËR SHKAK TË PAKUJDESISË DHE PADITURISË,UJKU DUKE IA
ÇFARROSUR,ÇRRANOSUR,TERË KOPENË DELE E QINGJA,LELE MË IBXHA,AUH OR,TË
MASHTRUAR,TRADHTUAR;NGA HORDHI BARËBARË,OGORDHI TRADHËTARE,AH,KUR
DELJA PO FLETË:NE,DELE ME QIBGJA,DO FLIJOHEMI PËR FALJE MËKATEVE ZOTRIVE
TANË,POR JO,KURRËN KURRËS,TRADHËTI,TARGJËDI,TRANDIBALIZËM,KANIBALZËM O
TË BIJMË VIKTIMA,SI JETIMA,TË FASHIZMIT,DRAZHIZMIT;ÇFARROSJES,ÇRRANOSJES,
TË KOMBIT O LOBIT RACËS;AS LAMA BACËS;AS RAMA HASHËS,AS DRAMA PASHËS!.
MANI,USA.

shqiptar15/07/2020 09:13

Shqipërinë nga e keqja e madhe e këtij të çmenduri që mendja i punon veç për djallëzira, mund ta shpëtojë vetëm një grup prokurorësh e gjykatësish të aftë e të pamvarur.
Duke lënë mënjanë të gjitha abuzimet e tij me qindra milionë euro dëme që i ka shkaktuar Shqipërisë,duhej të mjaftonte vetëm thirrja e tij nga SPAK-u, për të hetuar vjedhjen e shitjen e ikonave në Francë, për të cilën ka një akuzë konkrete jo vetëm nga koleksionisti korçar, por edhe nga një funksionar i lartë i CDU gjermane.
E ka firmosur vetë ligjin e dekriminalizimit e duhet ta ndjejë vetë në kurrizin e tij efektin e këtij ligji, qoftë edhe për krimin banal ordiner të shitjes së ikonave të vjedhura.
Përse i ka dalë gjithmonë në mbrojtje Saimir Tahirit e ai akoma po i shmanget drejtësisë ?
Sepse e di që po e hëngri Tahiri dënimin e drejtësisë, do ti dalin edhe atij të gjithë të palarat..
Uroj që para zgjedhjeve, i thirrur nga SPAK me akuza konkrete, të detyrohet të japë dorheqjen pasi nga dikttatorët mos prisni që të lëshojnë pushtetin me protesta apo me vota.Një revolucion i dhunshëm , ashtu siç e rekomandojnë disa majtistë radikalë, edhe mund ta rrëzojë këtë burracak, ama nuk do ta dëshiroja kursesi që Shqipëria të humbasë jetë njerëzish.
Protestat më duket se ka ardhur koha, që të drejtohen kundër mefshtësisë së drejtësisë.

Shto koment

Denonco