Si do e kuptojë Rudina Hajdari, Wadephul!?

Si do e kuptojë Rudina Hajdari, Wadephul!?

Nga Andi Bejtja - 14/07/2020

Gjermania bëri deklaratën më të fortë të mundshme ndaj tentativës së Kryeministrit Rama, për të prekur Kushtetutën, pasi për të hapur listat, por në fakt për të vetmin qëllim, për të penguar koalicionet qeveritare.

Thelbi i deklaratës është i rëndë, dhe megjithëse është një apel i fortë për maxhorancën, në fakt prek të gjithë shqiptarët, sepse ka vendosur si kusht mosprekjen e marrëveshjes së 5 qershorit me hapjen e negociatave.

‘Bundestagu gjerman nuk do të aprovojë konferencën e parë ndërqeveritare dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit, për aq kohë sa nuk miratohet marrëveshja e 5 qershorit nga Parlamenti pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që minojnë këtë marrëveshje’.

Pas kësaj deklarate, të gjithë po presin reagimin e Ramës, (do tërhiqet, nuk do tërhiqet ndërkohë të them të drejtën më kurioz, personalisht jam si do e kuptojë këtë deklaratë, opozita parlamentare, dhe në veçanti Rudina Hajdari, që ndryshe nga kolegët e saj, vazhdimisht nënvizon se po Lufton për ideale, siç është shprehur dhe ajo vetë ‘për demokracinë dhe për të ardhmen e Shqipërisë në BE’.

Deri tani, në rastin më të mirë, kanë pretenduar se ‘po përdorin djallin, për punë të mira’.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Nardi15/07/2020 22:07

Me thote dot ndokush se kjo eshte vertet e bija e Azemit apo rastesisht eshte koncidence qe kane te njejtin mbiemer , se dhe keshtu ne paraqitje nuk me duket se i ngjan .

N15/07/2020 14:42

Kush e di po tallin menderet me të.Nuk e meriton ta komentosh fare.Mosmirënjohse dhe injorante.

ASI15/07/2020 08:26

Po Rudinka, nxjerr dhe video ku i kujton kreut te PD se cfare ka thene!!. Harron,se ngaqe kerkon vemendje mediadike çdo dite, e ben si ajo shprehja "U mbush vendi turq e kinez, vijne ne mbremje e te thone miremengjes"

Pandeli majkovici 14/07/2020 21:04

Po kjo hajdarja e ulur mbi hajdarin e rames shurron me hajdaren vete varrin e te jatit. Pra nje bushter qe une e neveris dhe e urreje.

hajdare komplet14/07/2020 20:18

kjo laraska pa bisht ben mire te filloje edhe njehere klasen e pare fillore te mesoje shprejet per te folur te pakten sa nje 6-7 vjecar...
sa ka si kjo ky parlament qesharak....fillon nga kryekari e me rradhe gjithe legenat e tjere.
Tung

Xufe14/07/2020 20:16

Rudinës ju ka ba fytyra shollë këpuce qysh kur u vu në krah të vrasësve të babait duke dalë kundër vendimit të PD duke qëndruar në parlament prandaj nuk pyet ma dhe vazhdon me pafytyrë e saj deri në fund duke i shërbyer Ramës. Turp shumë i madh për të ,nuk duhet të mbajë më mbiemrin Hajdari por Balla, për këtë mbiemër është e denjë,mosmirnjohëse e madhe u ba deputete pa asnjë meritë nga Basha vetëm si bija e Azem Hajdarit dhe shkeli mbi besimin e PD, por ajo që shkel mbi gjakun e babait ske çfar i thua vetëm t'a mëshirosh. Mos të flasë ma në emër të demokratëve se na shpif kur del në ekran.

Arber14/07/2020 19:15

Andi mos e ul veten te merresh me Rudinat. Ajo eshte nje kalama qe trash zerin duke kujtu se po imponohet me budallalleqet qe nxjerr nga goja. Ajo flet kot me kot tamam si ai femija qe sa ka filluar te belbezoje dhe ngazellehet me caprashitjet e kot me kot duke u praktikuar qe te mesoje te flase. Sa per mendte e Rudines kush i la qe ti gjeje ajo?

Landi14/07/2020 18:44

Une mendoj se i gjati i ka me vete
edhe kimeten e ambasades
edhe euro-majtistet e brukselit...
Para kamerave thone gjo tjeter,
mbas kamerave i thone:
veshja, boj si te dush!!!
Ky popull eshte dyrdyl i papare...
Dy here eshte çu, kunder PD-se ne pushtet...1997 dhe 2011.
Se vetem te majtet e njofin mire
artin e puçit...
Jane mjeshtra

Skrapari14/07/2020 18:26

Andi! Pse na prish humorin e dites duke na zene ne goje nje person me nivel kalamau sic eshte Rudi Hajdarka?

Shto koment

Denonco