Katër gënjeshtra dhe një funeral

Katër gënjeshtra dhe një funeral

Nga Artan Hoxha - 14/07/2020

Me e para, pikënisje e të tjerave, ishte ajo mbi vetitë çudibërëse të listave të hapura. Tek listat e hapura u investuan disa deputete te fund-listave opozitare që formuan të ashtuquajturën “Opozita Parlamentare”, disa organizata të shoqërisë civile si dhe individë të ndryshëm me aktivitet medietik.

Në votimin me lista të hapura votuesi, krahas votës për subjektin e preferuar, voton edhe për kandidatët e këtij subjekti e, në finale, votat e marra individualisht nga kandidatet e këtij subjekti përcaktojnë se cilët prej këtyre, brenda numrit të vendeve te fituara nga subjekti në atë qark, do të përbëjnë ekipin parlamentar të atij subjekti për atë qark.

Nismëtaret e këtij modeli argumentuan se me këtë sistem qytetaret forcohen ndërsa kryetaret e partive dobësohen; se demokracia behet me shume direkte sesa partiake, se kështu rritet përgjegjshmëria e deputeteve ndaj zgjedhësve, pavarësia e tyre ndaj partise e kryetarit, ndaj qeverise (ne rastin e deputeteve te mazhorances); se kështu përmirësohet cilësia e deputeteve pasi qytetaret dine ke e si te zgjedhin etj., etj.

Pasioni qe u derdh nga nismëtaret për listat e hapura tejkaloi argumentin; avantazhet e listave te hapura u absolutizuan; efektet e pritshme u zmadhuan; a thua se difektet e renda te demokracise dhe shtetit ligjor ne keto 30 vite kane ardhur nga modeli, jo nga zbatimi i tij; zbatim qe ne cdo etape varet nga dhe eshte shprehje e stadit te zhvillimit politik, ekonomik, shoqeror, kulturor, deri ne ate etape.

Mbeshtetesit e listave te hapura nuk u perballen me kunderargumente te forta. Mesa duket, per pragmatizem, askush nuk deshironte  te humbiste kohe a te derdhte djerse kunder listave te hapura, aq me shume kur dy partite e medha po e shmangnin kete ceshtje me shume me heshtje se me argument.

Rrjedha e ngjarjeve ndryshoi qe nga momenti kur Rilindja ktheu qendrim - nga mospranim pasiv i listave te hapura ne nxitese aktive te tyre. Ne pak dite qendrimi i Kryerilindesit, rilindesve ne kor, ndryshoi 180 grade.

Ne fillim qendrimin e tij Kryerilindesi e justifikoi me kerkesen deri kushtezuese te “Opozites Parlamentare” por cdo dite e me shume prej tij permendet se do jene qytetaret qe me mencurine e tyre do te vendosin per deputetet konkrete per cdo parti, duke kaluar keshtu ne kampin e mbeshtetësve te listave te hapura per vete vlerat e tyre. Ne kete metamorfoze te Kryerilindesit dallohen genjeshtra e dyte dhe e trete.

Genjeshtra e dyte eshte ajo per fuqine bllokuese te “Opozites Parlamentare” qe detyron Rilindjen, qe per hater te plotesimit te kerkeses se “Opozites se Rruges”, gje qe kerkon 84 vota ne Kuvend e te cilat Rilindja nuk i ka, te pranoje kerkesen “e panegociueshme” te “Opozites Parlamentare” per listat e hapura.

Kete genjeshter nuk po e hante kush por, kur nga radhet e “Opozites Parlamentare” dolen hapur e publikisht te pakten 6 deputete qe mbeshtesin pa kushte paktin e arritur me 5 qershor, ketij varianti i doli fare boja, ndaj Rilindja ndryshoi pozicion ne raport me listat e hapura e kjo eshte genjeshtra e trete, pra qe Rilindja besuaka tashme me ndergjegje te paster, vetem pak jave me pas, ne cilesite kaq pozitive te listave te hapura.

Qe kjo eshte nje genjeshter nuk vertetohet vetem me nderrimin kaq te shpejte e diametralisht te kundert te qendrimit por edhe me propozimin me te fundit ne komisionin kuvendar qe 1/3 e listes eshte partiake e pandryshueshme nga votuesit (me siguri pjesa e eperme e listes, pra e atyre qe kane shanse te kualifikohen) ndersa 2/3-tat e listes (me siguri pjesa e poshtme e saj, pra ata qe nuk kane shanse te kualifikohen ose kane fare pak) do jene vecse loder kalamajsh ne duart e votuesve per t’u radhitur prej tyre, si iluzion demokracie, pa efekt ne rezultat, e shumta fare, fare minimal.

Per hir te “ketyre vlerave kaq te medha” te listave te hapura Rilindja do sakrifikoje koalicionet e partive brenda te cilave partite ruajne siglat dhe votohen vecmas. Argumenti i perdorur nga Rilindja eshte se ne kushtet e listave te hapura, ekzistenca e koalicioneve ku secila parti perberese ka siglen dhe listen e vet te kandidateve per deputete, e ben fleten e votimit carcaf te gjate e te gjere, votimin shume te komplikuar.

Kjo eshte genjeshtra e katert, ajo me e trasha, me idiotja. Nese ne zgjedhje do marrin pjese p.sh. 50 parti, qofshin keto te grupuara ne 2, 4 apo N koalicione (si ne 2009 apo 2013) qofshin ne gare secila me vete pa koalicione (si ne 2017-ten) do te jene gjithnje 50 subjekte dhe 50 lista te hapura per t’u radhitur nga votuesit e, ne te dy rastet, fleta e votimit do ishte njesoj carcaf e gjere dhe e gjate.

Kjo vlen edhe per variantin e reduktuar te hapjes se listes me 2/3-tat e saj. Koalicionet, jane apo s’jane, nuk ndryshojne as madhesine e fletes se votimit as rrisin apo ulin veshtiresine e votimit. Madhesia dhe komplikimi jane pasoje e hapjes se listave.

Me keto kater genjeshtra Rilindja po pergatit njeanshmerisht ndryshimet e Kushtetutes dhe Kodit Zgjedhor, bashke me to edhe funeralin e vdekjes se tradites se konsensusit politik ne ndryshimin e sistemit zgjedhor – arritje e madhe e politikes shqiptare qe nga viti 2004/2005 –  konsensus qe u duk se u arrit me 5 qershor, me ndermjetesimin dhe garancine e nderkombetareve, por qe po varroset nga Rilindja me shpresen se keshtu do shmange varrimin e vet pas nje viti.

Me kot.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco