Çështja Becchetti, në burg ka vend për të gjithë

Çështja Becchetti, në burg ka vend për të gjithë

Nga Andi Bejtja - 12/07/2020

Sot kur shteti xhepshpuar shqiptar, do t'i duhet të nxjerrë 109 milione euro për të paguar dëmin ndaj Agon dhe Becchettit, janë shtuar zërat që kërkojnë marrjen të pandehur të Kryeministrit Rama...

Sepse përveç të tjerave investoi dhe personalisht në këtë çështje: madje ka qenë ndër rastet e pakta, për të mos thënë i vetmi që ka folur publikisht përpara se të flisnin gjykatat...

Historiku i ngjarjes, ndërkohë na dëshmon se Ramën në këto veprime e kanë mbështetur me dhjetëra agjenci shtetërore, që nga tatimet, policia, drejtësia, etj, etj.

Nqs me dhjetëra funksionarë, prokurorë,gjykatës, policë, tatimorë nuk do kishin pranuar të shkelnin ligjin, vetëm kaq, këto lekë nuk do ishin paguar sot dhe nuk do ishte bërë ky dëm Shqipërisë...Prandaj drejtësia nuk vihet në vend vetëm me Ramën të pandehur.

Historiku i kësaj çështjeje, që do ju sjell me poshtë, përveç të tjerave dëshmon qartë si funksion jo thjesht Rama, po regjimi Rama..

Më 5 Qershor 2015 (dita e lëshimit të Vendimeve të Arresteve), Gjykata Shqiptare e Rrethit Gjyqësor Tiranë nxori Aktin Nr. 768 ‘Vendim për Sekuestrimin Preventiv të Pronave’ (‘Vendimi i Sekuestrimit’) i cili synonte të sekuestronte pjesëmarrjet e zotëruara nga znj. Condomitti, z. De Renzis dhe znj.Troplini në një numër shoqërish, duke përfshirë Agonset.

Më 8 Qershor 2015, Prokuroria urdhëroi ekzekutimin e Vendimit të Sekuestrimit dhe emëroi Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) dhe Policinë Gjyqësore për të zbatuar urdhrin (‘Vendimi për Ekzekutimin e Sekuestrimit’).Po të njëjtën ditë, Prokuroria i dërgoi një shkresë bankave në të cilën Agonset kishte llogari dhe urdhëroi bllokimin e llogarive bankare të kësaj shoqërie.

Më 10 Qershor 2015, AAPSK i kërkoi QKR/regjistrit tregtar të Shqipërisë të bllokuar kuotat e Znj. Condomitti, Z.De Renzis dhe Znj.Troplini në shoqëritë përkatëse. Po të njëjtën ditë, sekuestrimi i këtyre kuotave u regjistrua në ekstraktin e Agonset nga Regjistri Shqiptar i Shoqërive. Shënimi në ekstrakt gjithashtu theksoi se: ‘[AAPSK] ka për detyrë ekzekutimin e këtij vendimi dhe administrimin e pasurive që do të sekuestrohen’.

Më 9 Qershor 2015, Kryeministri Rama deklaroi në Facebook dhe Twitter, ‘Bllokimi i burimit të parave të pista që ushqen Agon Channel një sukses!’

Në gjysmën e parë të Qershorit 2015, Kryeministri Rama deklaroi në vijim në një intervistë në kanalin televiziv Vizion Plus:

Nuk ka turp më të madh se të bësh ‘avokatin’ e këtij kanali për hir të fjalës së lirë, kur ky kanal fiket dhe ndizet me ndihmën e parave të pista ... [...] Nuk ekziston një parim ku liria e fjalës ushqehet nga paratë e pista në formën e një televizioni komercial. Në këtë rast duhet të jemi të kujdesshëm, nuk ka mëshirë.

Më 17 Qershor 2015, AAPSK shkoi në Agonset dhe sekuestroi të gjitha pajisje teknike që rezultonin në inventarin kontabël të Agonset.

Më 17 Qershor 2015, Kryeministri Rama u shfaq në programin ‘Opinionin’ te Tv Klan dhe tha si më poshtë.

Unë kam thënë ‘si një sukses’, sepse ky lloj investitori i ka shkaktuar këtij shteti dhe këtyre njerëzve dëme të pallogaritshme, me gjyqe të manipuluara dhe ndërkohë po mban peng qeverinë shqiptare me koncesionet për të cilat ai nuk ka zbatuar asnjë nga kushtet.

Kryeministri Rama e quajti z. Becchetti dhe paditësit një ‘fenomen skandaloz kundër të cilit ne kemi shpallur një luftë dhe do ta luftojmë deri në fund’,dhe bëri këto komente lidhur me gjyqësorin:

[...] ajo që kemi bërë me energjinë elektrike nuk është asgjë para asaj që do të bëjmë me sistemin gjyqësor. Ne do ta shkundim nga themelet sistemin gjyqësor, në mënyrë që të gjithë ata maskarenjtë që kanë përdorur veshjen e gjyqtarit për tu bërë pjesë e krimit, as nuk mund të imagjinojnë.

Më 2 Korrik 2015 ose rreth kësaj date, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsimin, Informimin Publik dhe Median kritikoi deklaratat e Kryeministrit Rama si një ndërhyrje të papërshtatshme në procesin penal.

Rreth datës 8 Gusht 2015, në një fjalim në Parlament dhe ne letra të hapura për mediat, ish kryeministri Berisha kritikoi ‘sulmet mediatike propagandistike që Rama i ka bërë biznesmenit Becchetti dhe nënës së tij’ një ‘sulm i pakrahasueshëm fushate denigrimi mediatike kundër investitorit italian që ishte përpjekur të investonte në Shqipëri.’

Më 10 Tetor 2015studiove të Agonset Sh.p.k ju ndërpre energjia elektrike në kohën që ishte në transmetim direkt.

Më26 Prill 2016, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë urdhëroi që Agonset të dëbohej nga studiot/ambientet e veta për shkak të pamundësisë për të paguar qiranë. E tyre si pasoje e sekuestrimeve/bllokimit të llogarive të ekzekutuara ndaj tij.

Ah se harrova dhe diçka të rëndësishme: gjatë intervistës në Opinion Rama ishte shprehur se ky operacion kundra Agon dhe Becchettit ishte kryer në bashkëpunim me autoritetet italiane... Pak me vone do vinte përgjigjja dhe nga Ambasada Italiane këtu dhe nga Ministria e Jashtme Italiane që ‘nuk kemi lidhje me këtë pune’...

Ndërkohe nëpër korridore qarkullonte shprehja ‘Ma ka berku Merkeli mer burrë....’

Aq skandaloze ishin veprimet e bëra, sa Arbitrazhi Uashingtonit tejkaloi dhe kornizën e vet, duke u shprehur si rrallëherë për ndalim dhe të çështjes penale.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

fatalizmi i propogandave enveriste14/07/2020 07:51

Janë më së shumti bijtë e nipërit e Enverit që ngulmojnë ta përshkruajnë periudhën 30 vjeçare të pas përmbysjes së diktaturës enveriste, si periudhën më të keqe të historisë së Shqipërisë.
Trushpëlarët nga propogandat komuniste, kujtojnë se duke e shpërndarë fajin tek të gjithë politikanëz njëlloj, e mund të realizojnë rikthimin në sistemin kriminal diktatorial.
Është soji i gomerëve që u mësuan me samarin e diktaturës që ju ha kurrizi për samar..
Duke jetuar që prej gati 30 vitesh në zemër të Europës demokratike e duke e ndjekur ndryshimin në atdheu tim, po të them me bindje të plotë se është një arritje e madhe që pas një gjysëm shekulli në robërinë e një diktature, ku njerëzit shkonin jo vetëm në burg, por edhe para togës së pushkatimit, njerëzit pa drikë e pa drojë të thonë lirshëm mendimin e tyre.
Por meqë krimet e komunizmit nuk u ndëshkuan në Shqipëri, enveristët përfitojnë nga liria e fjalës, për të bërë njëlloj si veten, ata që luftuan kundër përmbysjes së diktaturës
Sigurisht që do të ishte naive të krahasohej Shqipëria me demokracitë e konsoliduara prej më së paku një shekull në vendet perëndimore.e nivelin e tyre kulturor e ekonomik, por nëse Shqipëria gjatë 48 viteve të sistemit diktatorial enverist, nga viti në vit shkonte gjithnjë e më keq, në këzo 30 vite të demokracisë së saj të brishtë, ka bërë goxha hapa të dukëshme përpara. sa i takon nivelit të përgjithshëm të jetesës.
Liria e fjalës vërtetë është një arritje e madhe për shqiptarët, por që të fitosh të drejtën e lirisë së fjalës, nuk do të thotë të abuzosh me te.
Fenomeni më i shëmtuar i abuzimit me fjalën e lirë, është propoganda për ti nxirrë të gjithë shqiptarët njëlloj si të korruptuar e me prirje kriminale gjë që jo vetëm nuk është e vërtetë, por ndikon në psikozën e fatalizmit e humbjes së shpresës për progres.
Nuk ka asnjë njeri të përkryer e demokraci të përsosur në botë, por ama ndryshe nga mendësia utopike e barazisë alla komuniste, në shoqërinë njerëzore ka diversitet të dukshëm. Ka njërëz më të ditur, më inteligjentë e më të ndershëm e ka edhe të kundërtën e këtyre cilësive, injorantë, bidallej e me prirje kriminale.
Vlerësimet për këtë nuk bëhen me paragjykime por duke u bazuar në fakte të veprimtarisë së tyre shoqërore.
Nëse qeverisja aktuale konsiderohet si një qeverisje e korruptuar e me prirje diktatoriale, ka me qindra fakte që e vërtetojnë këtë.
Po ku e mbështet ti paragjykimin për Bashën se edhe ai do të vijë në pushtet për "të vjedhë" ? A mos e ke parë këtë në filxhan ?

Ilir13/07/2020 18:11

Koronavirus ta paska heq fare ato pak tru qe mund te kesh pas.
Ku jeton ti mor militant qe skupton akoma realitetin shqiptar.
Kush eshte futur ne burg ne Shqiperi per korrupsion 30 vjetet e fundit ?
A e di ti mor peshk sa miliona euro ndihme ka marre Shqiperia gjate ketyre viteve ?Ca ujku je tu fol ?
Ata jane te gjithe ujq. Jane po ata ,qe bejne sikur zihen per vendin diten dhe naten ndajne paret dhe hajne njala.
Ti dhe shume si ty jeni fatkeqesia , jeni viktimat qe duartrokisni liderat. Majtas apo djathtas.
Vazhdoni Shpiperia ka kohe te eci perpara.

A mos po ndikon koronavirusi tek truri ?13/07/2020 16:50

"Luli që mezi pret rradhën të bëhet kryeministër e të mbushë edhe ai xhepat"
E ke shok të vjetër lagjeje këtë Lulin o Ilir e të paska thënë në vesh këto që shkruan këtu, apo i ke lexuar tek Mero Gëlbaza.
Meqë në Sjqipëri, kushdo lider partie që kërrkon të vijë në pushtet, e paska mëndjen që të mbushë xhepat për vete, përse more Ilir nuk i futesh edhe ti kësaj pune me leverdi ?
Provo edhe ti të bësh një parti të madhe si Murrizi, me çunat e lagjes e të kërkosh që rotacioni i pushtetit të bëhet një herë në muaj, e ti me gjithë shokët për një muaj të siguroni jetën.
Dëgjova se ditët e fundit Pipero paskej thënë që ky koronavirus, dëmin më të madh nuk e bën në sistemin respirator, por tek trutë.
A thua të jetë e vërtetë kjo që shqiptarët kanë dalldisur me marrëzira e virusit e, duke pasur ujkun përpara, kërkojnë të gjejnë gjurmët e tij tek të tjerët. ?

Ilir13/07/2020 12:38

Sigurisht qe artikulli eshte I shkelqyer dhe plotesisht i salted, por te dashur miq deri ketu vazhdon ceshtja.
Kush do ti fusi lets me burg ?
Luli qe mezi po pret sa ti vi radha me mbush xhepat apo Spaku ose Skoti qe sben asgje pa u marr lejen e kupoles qe e zgjodhi. Mjere Shqiperia

Balo Bna12/07/2020 23:31

Po sikur Rama me Bechettin t'a ketë ujdisur për t'i ndarë këto 109 milion...?
Nga i biri i dreqit çdo gjë pritet...

Rama n aktin e fundit t tragjikomedis s tij politi12/07/2020 20:56

E ka qarë fare këtë shkrim z.Bejtja duke e zhveshur lakuriq Ramën qoftë edhe për çështjen Bechetti.Rama n aktin e fundit t tragjikomedis s tij politi - - 12-07-2020 20:56 | Çështja Becchetti, në burg ka vend për të gjithë
Mirë do të ishte që ndonjë jurist që është i papërlyer dhe e njeh mirë kodin penal, të na thoshte se sa vite burg parashikon ky kod,për një keqbërës kryeministër që 109 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë, ju a ka vjedhur vetëm për hir të kapriçiove të tij.
Por a janë vetëm këto 109 milionë që ky popull i varfër duhet tja japë Bechettit, nga ky i çmendur kryeministër.
Por sa qindra e qindra miliona të tjera të taksave të shiptarëve kanë humbur në Xhepat e Ramës e të banditëve të tij.
Më gjeni qoftë një muaj në këto 7 vite e gjysmë të Ramës, që në Shqipëri të mos ketë shpërthyer ndonjë skandal korruptiv e deri kriminal.
Pse të harojmë se vetëm nga kanabizimi i gjithë Shqipërisë, Shqipëria u shkatërua ekonomikisht e si pasojë e lënies së lirë apo bashkëpunimit me bandat kriminale të trafikimit të kanabisit, janë vrarë me qindra shqiptarë edhe me njeri tjetrin për të bërë konkurencë.
A mund të vlerësohet jeta qoftë edhe një njeriu, me miliona euro ?
Nuk dëgjoj të ketë bërë dikush një statistikë se sa shqiptarë gjatë këtyre viteve të qeverisjes Rama, në dëshpërim nga mos përballimi i jetës kanë vrarë veten .
Sa shqiptarë vranë veten në burg ku ishin dënuar vetëm se nuk kishin disa mijra lekë për të paguar energjinë elektrike , kur miqtë e tij oligarkë kishin miliona lekë të pa paguar e nuk i trazonte askush ?
A mund të vlerësohet me para dëmi i madh që i ka shkaktuar kulturës shqiptare ky aventurier karagjoz, duke shkatëruar objekte të pakta të kulturës që kishin ngelur pa shkatëruar nga diktatori Hoxha ?

Nardi12/07/2020 18:28

Analize brilante , e argumentuar ne cdo rjesht dhe me fakte te pakundershtueshme sa edhe avokati me fanatik i Rames nuk do gjente dot kunderargumenta per te hedhur poshte qofte edhe nje paragraf te vetem . Nisur nga tituli : Ne burg ka vend per te gjithe ; Ok jam dakort dhe nuk i haq asnje presje , po ceshtja shtrohet se kush do ti coje ne burg te gjithe pjestaret e kesaj bande qe te dirizhuar nga kryebanditi Rama u leshuan si cakej per te sekuestruar pronat e Becchettit per fajin e vetem sepse nuk pranoji te behej loloja i pushteti te kesaj bande hajdutesh por zgjodhi ate te percuesit te fjales se lire per ti treguar shqipetareve se kush po i vjedh dhe po i varferon cdo dite Pjese e kesaj bande jane gjyqtare , prokurore , ddrejtues tatimesh e deri edhe drejtues policie te cilet me nje zell te papare shkelen cdo ligj dhe parim vetem qe ti benin fresk ketij kryeministri qe sillet me pronat dhe pasurite e shqiptareve ( ne kete rast te nje investitori te fuqishem italian )sikur tja kete lene trashegimni i jati . Ndaj dhe jam shume skeptik qe nje dite keta qe i shkaktuan miljona euro dem buxhetit te shtetit te vihen para bankes se akuzuarir sepse ne kete sistem drejtesie jane te njejte ose te ngjshmit e tyre qe deri dje zbatuan symbyllur tekat e ketij perversi dhe sot mburen me refoen ne drejtesi . Shpresoj qe nje dite nje tjeter sistem drejtesie te vere drejtesi ne kete vend te lodhur ku denohet hallexhiu per leket e dritave dhe oligarket dhe pushtetaret majmen perdite me leket e buxhetit te shteti ; shpresoj te mos jete e larget ajo dite .

Noni12/07/2020 16:26

Burgu Ka vend per te gjithe , konsastim i drejte . Ceshtja eshte se kush shkon ne burg dhe kush i mbyll ne burg . Ne burg sot te mbyllin n.q.se vjedh nje buke per te ushqyer FEMIJET ,te mjetet e Hygoit , ndersa qeveria me ne krye Edi Ramen dhe ujqerit rreth tij qe bejne kerdine , rreth tyre vertitet bota e Shqiperis dhe e shqiptareve .

Shto koment

Denonco