Konsensusi 'trepalësh' dhe djallëzia sipas Niçes

Konsensusi 'trepalësh' dhe djallëzia sipas Niçes

Nga Bujar Nishani - 10/07/2020

Kryetari i qeverisë dhe maxhorancës moniste në Parlament u deklaroi shqiptarëve në lidhje me Reformën zgjedhore se “të gjithë të kenë zë në Refomën zgjedhore dhe se duhet të arrijmë një marrëveshje trepalëshe”, duke patur parasysh në termin “trepalësh”, qeverinë, opozitën dhe deputetët e Kuvendit të ardhur nga listat e opozitës, të cilëve Rama u ka vënë emrin “opozita parlamentare”.

Qesharak në mjerimin e dekadencës së një pushteti debakël! Kërkon që shqiptarët të harrojnë se vetëm përpara një muaji e kërkoi, e inicioi, e firmosi, konsensusin “trepalësh”. Konsensus, që e firmosi dhe ua dha shqiptarëve edhe në gjuhën ndërkombëtare angleze, me përshëndetje nga Brukseli e deri përtej Atlantikut.

Trepalëshe e thirri, trepalëshe e diskutoi, trepalëshe e konfirmoi. Tani thotë përsëri “trepalëshe”!

“Çfarë është djallëzia?- thoshte Fridrih Niçe - Çfarëdo që del nga dobësia! - vijon ai.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco