Pse qeveria po bllokon vendimin e rëndësishëm të Komitetit Teknik, për virusin?!

Pse qeveria po bllokon vendimin e rëndësishëm të Komitetit Teknik, për virusin?!

Nga SYRI.net - 09/07/2020

Duket se situata e infeksioneve me virusin COVID-19 në Shqipëri vazhdon që të jetë në një staukuo të rrezikshme, prej të paktën 3 javësh.

Ndërkohë që numrat variojnë nga 70-90 persona në ditë të identifikuar si pozitivë, gjendja në Spitalin Infektiv rëndohet dita ditës. Por ajo që bie më shumë në sy është neglizhenca e qeverisë dhe e institucioneve përgjegjëse.

Ndryshe nga periudha e nisjes së pandemisë kur shifrat e të infektuarve dhe të të vdekurve ishin ku e ku më të ulëta, fushatat sensibilizuese dhe masat e ndërmarra nga ministria e Shëndetësisë dhe policia e Shtetit janë ‘çuditshëm’, shumë më të pakta.

Media, opozita dhe presidenti i vendit gati çdo ditë bëjnë thirrje për një zgjim të institucioneve shtetërore në këtë situatë shpërthyese të virusit, por reagimi ka qenë gati zero.

Ditën e djeshme në datë 8 korrik, mjekja Gjeorgjina Kuli, deklaroi në media se Komitetit Teknik i Ekspertëve ku ajo është anëtare ka marrë vendim që maskat të bëhet të detyrueshme në ambientet ku ka shumë njerëz, bizneset dhe ambientet e mbyllura, si dhe në rastet e pritjes në radhë. Sipas saj është përcaktuar strategjia për këto masa dhe nëse nuk respektohen do të ketë penalitete nëpërmjet gjobave të rënda.

Këtë vendim të Komitetit Teknik të Ekspertëve e përshëndeti edhe opozita e cila madje tërhoqi vëmendje se është shumë i vonuar.

Por pavarësisht gjithë kësaj, institucionet përgjegjëse për zbatimin në terren të këtij vendimi (qeveria, ministria e Shëndetësisë dhe Policia e Shtetit), ende nuk po bëjnë asnjë lëvizje ndërkohë që çdo orë e ditë vonesë përkeqëson gjendjen.

Është e çuditshme se përse qeveria e kryeministrit Rama, nuk zbaton vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve të cilin e ka ngritur vetë. Nëse ju kujtohet periudha e gjendjes së jashtëzakonshme kur Edi Rama kishte mbirë në ekranet e televizorëve dhe celularëve, për çdo lëvizje që bënte ministria e Shëndetësisë në lidhje me testimet etj, apo represionin e policisë, na thuhej se ashtu kishte vendosur Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Sot që ky i fundit ka vendosur që maskat në vendet publike me grumbullime të mbahen me detyrim, njësoj siç veprohet gati në të gjitha vendet e Europës, çuditërisht qeveria hesht dhe nuk vepron!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp12/07/2020 16:06

Komentuesit ai. Të kërkoi ndjesë. Ju jeni me a të vogël, ndryshe nga ai me A të madhe. Ngatërresat e vogla sjellin pasoja të mëdha.
"Për një d që ti se vë
fjala derë ,ngelet erë
dhe shtëpia ngel pa derë". Kështu na kujtonin dikur të ishim të vëmëndshëm me drejtshkrimin, mësuesit tanë të pa harrushëm e të nderuar. Mirëpo pas ndjesës më lejo të shpjegoi se gabimi im nuk ka sjell pasoja juridike.Ndryshe do ishte po ti kryente këto lajthitje kompania e pasaportave "Aleat" ,psh të ndryshonte vitlindjen se ndryshe dikush mund të përfitonte para kohe një pension të pa meritushëm. Një qytetar tjetër do humbiste trashëgimninë dhe do degdisej gjykatave për 30 vjetë.Një i kërkuar nga organet ligjzbatuese apo Interpoli , do bënte biznes dhe pall arapi nëmes të qytetit. Sigurisht që "Aleat" nuk ka si të gaboi se e gjitha do funksiononte po të kish një bashkërendim me bashkitë ,me këshillat bashkiake, me prefektin dhe me Gjëndjen Civile dhe e gjitha kjo pastaj, duhej ti vihej një emër tjetër. Po sigurisht që në këtë histori duhej të involvohej herë pas here edhe parlamenti , me ndryshime në ligjin për noterinë,avokatinë,përmbarimin, deri sa ta përmbyllnin misionin "fisnik' të shpartallimit të Sistemit të Drejtësisë. Ndjesë ty dhe ndjeksve të shumtë të syri.net që dal shpesh jashtë teme.

ai11/07/2020 21:44

U pa puna o "krasnoje çellavjek", e hëngri Brataj e do ta pushojë Ramavirusi nga puna si shef të Urgjencës kombëtare, se me dijet e shumta e këshilla ndritura mjeksore që po shkëkqen këtu,, me siguri që do të të emërojë në vëndin e tij.
Një vërejtje të vogël., në vënd të emrit, kam vën fjalën "ai" me a të vogël, pasi ndjehem "i vogël" para "ekselencës" e "gjenialitetit" tënd të madh. Përse ma shkruan me A të madhe pseudonimin "Ai" ?
Unë i gjori nuk kam shumë intuit (po të kujtoj me dashamirësi se fjala intuit kërkon prapa gërmën ë) që të kuptoj se pse është panikosur opozita sipas teje.
A ka mundësi të ma shpjegosh ti ?

krasasi tp10/07/2020 15:40

Për komentuesin Ai. Nëse je mbi peshë, kufizo përdorimin e brumrave dhe lëviz me hap të nxituar rreth 20.000 hapa në ditë. Nëse je i papunë apo i margjinalizuar do më vinte keq. Por shansin e ke te dera. Qeverisja e ardhshme do jetë një mishmash PS-PD. Sa për opinionet e mija, mbi karantinimin dhe COVID-in ,qëndrimet e z.Rama dhe opozitarëve të panikosur janë shpalosur në këtë portal pothuajse përditë.Ato janë ekselente dhe bazohen në intuit dhe këtu qëndron 'gjenealiteti' im.Pasojat dhe ndikimi im në qëndrimet e popullatës, janë një shërbim publik, që në vetdie vlerësohen gjerësisht. Ndryshe policia do më kish arrestuar si rrezik publik . Dhe kur e vërteta mbi 'flamën' botërore të dilte ,shteti duhet të më dëmshpërblente .

ai10/07/2020 09:33

Sipas "krasnij" (të kuqi) tepelenas, në Shqipëri të varfër që nuk sëmurën nga Covidi , qenkan vetëm romët ..
Këtë paska kuptiuar sipas kuqalashit z. Rama, që paska hequr dorë nga arresti shtëpiak për gjithë popullsinë.
Për mendimin tim, ,janë motive krejtë të tjera që Rama po bën çmos që pandemia në Shqipëri të përkeqësohet.
E para është që duke e ndjerë se si BE edhe SHBA ja kanë pirë lëngun e marrëzirave të tija, kërkon të krijojë iluzionin në popull se Shqipërisë po i mbyllen dyertë nga bota, për shkak të pandemisë, e jo për marrëzitë e tija.
Sëdyti ate e tmerojnë protestat që i parandjen se do shpërtejnë fuqishëm kundër tij, siç kanë shpërthyer në Serbi ndaj mikut të tij Vuçiç, e duke e lënë të lirë shpërthimin e infeksioneve, do të rishpallë gjendjen e jashtëzakonëshme për të rinxjerrë tanket e mitralozët për të luftuar "armikun e padukshëm".
Së treti shkon me shpresën se BE e SHBA në kushtet e këtij shpërthimi,do të tërheqin nga Shqipëria dipllomatët e tyre, që tani dukshëm po i binë kokës.
Së katërti, mos harojmë shprehjen popullore se ujku mjegull do, e në katrahurën e pandemisë, duke e ndjerë se po i vjen fundi, kërkon të përlajë për vete të gjitha paratë që i erdhën ndihmë Shqipërisë për tërmetin e pandeminë, duke shpallur medemek ndërtimin e veprave të mëdha infrastrukturore, që nuk u kujtua ti bënte për 7 vite, me shpresën e marrë se mbase do të mund përsëri të vjedhë votat e të marë një mandat të tretë.

kuti09/07/2020 20:26

Pse!?..... e quan qeveri, ky shkruesi e komentuesi i syrit, kete vathe qensh e hajdutesh???

Ai09/07/2020 15:25

Duhet pakesuar sa me shume popullsia ne te gjitha menyrat e mundshme...

krasasi tp09/07/2020 15:21

Komitetin Teknik të Ekspertëve e "ka blerë" opozita. Polikominternistët mesa duket po e nuhasin që do këtë rrotacion dhe i bëjnë isso opozitës. z.Rama mesa duket po e kupton që me karantinimin u kalua masa dhe euforik se do marrë mandatin e tretë po reflekton. Unë nuk i kam veshët e gjatë por ecja sot përkrah dy qytetarëve romë. A beson ti se ka COVID -19 i thosh njeri tjetrit. Jo nuk besoi. Pse?. Se ne romët ,ushqehemi keq, punojmë me plehrat,flemë keq dhe a di ti një romë që të jetë me COVID apo të ketë vdekur?. Jo i thotë shoku. Sot këtë bisedë të dy romëve po ja tregoja një shoku. U shtova në spital më tregoi shoku, kam tre vëllezër, më thoshte:Asnjë nuk më erdhi në spital.Frika e COVID-it u justifikova unë, se edhe unë nuk i shkova në spital. Një romë u shtrua në spial ,20 romër me gra, burra e fëmijë, rrinin e pyesnin nëpër koridore. "Ju rraca iliro-pellazge, kishit frikë të merrnit edhe në telefon, se mos virusi transmetohej edhe me valët satelitore". Tashti na u shtuan kusuret.Sa i nxorëm frikën z.Rama,na u panikos opozita.

Shto koment

Denonco