John Bolton si dëshmitari që s’ka frikë të tregojë krimin

John Bolton si dëshmitari që s’ka frikë të tregojë krimin

Nga Andi Bushati - 05/07/2020

Edhe pa bërë ndonjë scoop, John Bolton i ka hedhur sërish benzinë zjarrit të atyre që akuzojnë Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin, se kanë pasur një plan për marrëveshje me shkëmbim territoresh.

Në intervistën e dhënë së fundi, ish këshilltari kontrovers për sigurinë kombëtare, nuk ka thënë në fakt ndonjë gjë të re.

Duke pranuar se ideja ndryshimit të kufijve s’ishte amerikane, por një propozim që vinte nga presidentët e dy vendeve, ai ka përsëritur pak a shumë të njëjtin koncept me të cilin tronditi botën edhe kur ishte në detyrë.

Në gushtin e 2018, nga Kievi, ai pati deklaruar se SHBA, nuk do të refuzonte një kompromis mbi të cilin shqiptarët dhe serbët binin dakord, përfshirë këtu edhe atë që shumë kush do ta konsideronte si hapjen e kutisë së Pandorës në Ballkan.

Pra, deri këtu, John Bolton është koherent dhe përsërit si qytetar i lirë po të njëjtën gjë që mbronte kur ndodhej në majat e Shtëpisë së Bardhë.

Por thëniet e tij sot, marrin më shumë vlerë sepse që nga koha kur ai foli për herë të parë, ka rrjedhur goxha ujë.

Falë presionit të brendshëm dhe unifikimit të pothuajse të gjithë faktorëve shqiptarë kundër tij, Hashim Thaçi u tërhoq formalisht nga provokimi që bëri në verën e 2018 dhe mohoi që shkëmbimi i territoreve të kishte qenë një opsion.

Homologu i tij i vizatimit të hartave, Vuçiç i’u hakërrye kundërshtarëve të vet serbë, se ai ishte ideatori i një plani të mirë, por se ata e kishin vrarë atë.

Edi Rama që fillimisht i kundërvihej edhe Anxhela Merkelit, duke thënë se kjo është një mundësi që të vjen një herë në 100 vjet, nuk e pranoi se kishte qenë pjesë e pazareve për ndryshim kufijsh.

Edhe i dërguari special për dialogun, Riçard Grenell, fillimisht tha se s’kishte dëgjuar kurrë për këto projekte dhe më pas e korrigjoi pak duke i’a veshur politikave personale të Boltonit.

Edhe i dërguari special për dialogun, Riçard Grenell, fillimisht tha se s’kishte dëgjuar kurrë për këto projekte dhe më pas e korrigjoi pak duke i’a veshur politikave personale të Boltonit.

Pra dy vite më pas, të gjithë po silleshin sikur asgjë nuk kishte ndodhur, duke u përpjekur ta mbanin të gozhduar në arkivol, kufomën imagjinare të Kosovës së copëtuar.

Dhe këtu ultrakonservatori John Bolton ka meritën se është i vetmi pjesëtar në tentativën për krim, që nuk e ka ndryshuar versionin e tij. Ai ka pranuar se projekti i copëtimit të Kosovës ekzistonte, ai ka thënë se këtë gjë ia kishin propozuar Vuçiç dhe Thaçi, ai ka treguar se nëse kjo bëhej fakt i kryer, atëherë askush nuk do kishte fuqi ta kundërshtonte.

Por përpos rolit të dëshmitarit në zbardhjen e historisë, dëshmia e njeriut që gjendej në dhomën ku ndodhte vizatimi i  hartave është e vlefshme edhe për të na treguar rrezikun që nuk është shuar ende.

Sepse përndryshe, pra nëse të gjithë protagonistët e kësaj negociate okulte nuk do të përkundnin ende në mendje mundësinë e ringjalljes së saj, ata nuk kishin arsye që të gënjenin sot për të. Nëse nuk do të kishin ende një plan të fshehtë ata do të silleshin njësoj si Boltoni që flet pa komplekse për të shkuarën.

Por fakti që Thçi gënjen, që Vuçiçi bën sikur u hakërrehet serbëve, që Grenelli shtiret siku nuk ia kanë treguar vizatimet që i kishin shpënë më parë për miratim tek Boltoni, të bën të dyshosh fort.

Dhe pikërisht se kjo kuti pandore ishte ruajtur si një mundësi për tu rihapur, u desh që nga tryeza e dialogut të shmangej Albin Kurti, duke rrëzuar me puç qeverinë e dalë nga zgjedhjet. Pikërisht se kjo hipotezë ekzistonte Grenell mbështeti një kabinet qesharak dhe të varur nga votat e listës serbe në Prishtinë.

E ndoshta, po për të njëjtat arsye të gjitha ato forca që ishin kundër këtij lloj ‘deal-i’ përdorën si mundësi të fundit gjykatën speciale për ta ndaluar atë. Sepse nëse marëveshja ‘historike’ shqiptaro- serbe me ndryshim kufijsh shpallej, vështirë se ndokush mund ti kundërvihej asaj. Kjo është në fakt edhe e reja më rrënqethëse që ka thënë së fundmi Bolton: ‘plani për ta vënë botën përballë faktit të kryer’.

/Lapsi.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Tags

Komentet

krasasi tp05/07/2020 19:03

Nëse në SHBA do ishin në pushtet Demokratët ,marrëveshja Thaçi - Vuçiç do ishte noterizuar në Uashington. Reagimi do ishte eksploziv ,ndryshe nga çfarë analizon z.Bolton dhe nga çka pandeh z.Bushati. Por lufta, pasiguria, paqëndrushmëria dhe rrënimi në Ballkan dhe shumë më gjerë, do ishte prezente për një kohë të gjatë. Pas lufte vjen paqa . Por në 'kuvendin për paqe' do ulej Rusia dhe Kina . Kosovës do i bashkangjiteshin tre komunat, ndërsa Serbisë 'republika sërbska'. Shpresat e nacionalizmit shqiptar se nga një hapje e 'kutisë së pandorës në Ballkan, do krijohej "shqipërija natyrale" do ishin zhgënjyese. Mendimi politik shqiptar të paktën që nga Konferenca e Prizrenit , ka qenë një përplasje idesh dhe veprimesh midis patriotëve dhe nacionalistëve. Patriotët në këtë konferencë përfaqësoheshin nga z.Dibra, ndërsa nacionalistët nga Abdyl Frashëri. Xhonturqit e atëhershëm janë demokratët e sotëm në SHBA. Nuk po them se xhonturqit nuk e donin Turqinë dhe as se Demokratë nuk janë miq të shqiptarëve.Nëse krahu patriotik në Prizëren do kish triumfuar dhe shqiptarët do mbështeshin te Turqia, ka pas një mundësi të artë që Turqia të kish pranuar bashkimin e vilajete shqiptare në një shtet shqiptar nën Turqi. Kjo zgjidhje do kish shmangur luftrat ballkanike, por me siguri, jo rënien e perandorisë osmane. Pamvarësisht marshimit triumfalistë të z.Berisha nga Shkupi, deri në troje të tjera shqiptare,ku edhe u mbiquajt 'kryeministri i gjithë shqiptarëve', në fund ua futi 'nenin' të gjithëve."Bashkimi i shqiptarëve do realizohet në BE". "Ne nuk mund të shkëmbejmë teritore shqiptare me teritore shqiptare". E kish fjalën për Mitrovicën. z.Rama nuk është budalla, as ta miratojë dhe as të marë pjesë në çfarëdo diskutimi mbi shkëmbim teritoresh Kosovë Serbi. Por rasti që paraqitet një herë në 100 vjetë siç ja ka deklaruar znj.Merkel, ka të bëj siç e mendoj unë,në një zgjidhje paqësore të konfliktit.z.Rama ka plot kusure por e sigurt është që z.Rama i mjafton të qeverisë një 'pashallëk të vogël si Shqipëria se sa tu futet 'garameteve' për ta qeverisur 'Shqipërinë natyrale' nesër..z.Rama ashtu sikurse z.Berisha hyn në grupin e patriotëve.z.Thaçi, në hyn apo jo në grupin e nacionalistëve ,apo ka rënë viktimë e intrigave serbe e ruse nuk e di. Apo i shantazhuar për 'bëma' pas lufte, kjo do sqarohet me kohë.z.Bolton i hoqi 'lakrorit' petën e sipërme. Plani katastrofë, për ujdi Thaçi - Vuçiç u shkërmoq pa u futur në furrë. Prizën e korentit e mbante në dorë z.Trump. Por ashtu sikurse edhe butoni i lëshimit të armëve nukleare është në duart z.Trump ,akti kryet pas një konsultimi edhe me ekspert dhe këshilltar të lartë. Mirënjohja në këtë rast i takon kampit republikanë. Ctensionimi i situatës globale është një meritë në politkën Amerikane posaçërisht e z.Trump, pos arritjeve në planin e brëndëshëm. Marja e mandatit të dytë nga z.Trump, do jetë edhe një testë për shkallën e maturimit demokratik dhe patriotik, të shoqërisë amerikane.

Balo Bna05/07/2020 17:49

Po ty a të qifja udhët të mbeti mëndja te Albin Kurti
Kaq fort të paska qirë kosovari.!??

Shto koment

Denonco