Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Metamorfoza/ Dy fytyrat e Edi Ramës për koronavirusin

Metamorfoza/ Dy fytyrat e Edi Ramës për koronavirusin

Nga SYRI.net - 05/07/2020

Gjithkush e mban mend Edi Ramën e mesit të Marsit dhe Prillit.

Një njeri që nga bunkeri i tij në Surrel, kërcënonte shqiptarët se koronavirusi do ti grinte si mish për qentë. Një njëri që nuk kishte moment të mos dilte në ekran e të kërcënonte njerëzit të mos dilnin nga shtëpitë e tyre, sepse koronavirusi sillej vërdallë dhe mund të kapte çdo kënd.

Mania dhe frika e tij shkoi deri aty sa edhe në telefon të çdo shqiptari, fillimisht të dilte Edi Rama dhe më pas mund të komunikojë lirshëm.

E gjithë propaganda dhe sulmi i tij, ishte që të bënte rolin e mbrojtësit të jetës dhe në fund shqiptarët ta falënderonin që i kishte shpëtuar ata.

Por në fakt, shqiptarët vendosën të respektonin vetë karantinën, duke kërkuar që të mos infektoheshin.

E vërteta e propagandës do të zbulohej vetëm pak kohë më vonë.

Pasi u vendos hapja e vendit, pasi ekonomia po vdiste dhe situata do të bëhej më e rëndë seç ishte, numri i personave të prekur nga koronavirusi nisi të rritej.

Fillimisht me 30 taste, më vonë me 50, e tani me 90 raste ditore, ku numri i vdekjeve përditë është me nga 2 persona, e ka ditë edhe me 3 apo më shumë të vdekur.

Por ndryshe nga muajt mars e prill, tani Edi Rama është zhdukur, nuk del më të kërcënojë njeri, por del e publikon vizatime 3D.

Tani Edi Rama nuk del të thotë kini kujdes nga koronavirusi, që ka vendosur përfundi vendin, që rrezikon qytetarët çdo ditë, por nxjerr komitetin e tij politik, të thotë se shifrat janë brenda pritshmërive të tyre.

Askush nuk del të thotë e të kërkojë marrjen e masave, e nuk kërkon as vendosjen me detyrim të maskave, por bëjnë vetëm thirrje. Nuk ka asnjë strategji se si mund të kenë një ulej të rasteve, por vetëm deklarata ditore.

Ndërsa në vendet fqinje, si Itali e Greqi, numri i rasteve çdo ditë është në rënie në Shqipëri është në rritje.

E ta mendosh që në Itali bëhen 50-60 mijë testime në ditë dhe identifikohen 300 infektime.

Në Shqipëri bëhen 300 testime dhe dalin 70 qytetarë të infektuar. Numri dihet që është shumë më i madh, por rastet as nuk identifikohen dhe as nuk ndiqen.

Që në fillim u kërkua që të bëheshin testime masive por nuk e bëri dhe nuk e kuptuam  asnjëherë përhapjen e vërtetë të virusit në Shqipëri.

Që në fillim të kësaj vale të dytë, virusi po bënte kërdinë në spitale e poliklinika, por askush nuk mori masa për parandalimin e kësaj situate.

Tani njerëzit në vend që të shkojnë e të shërohen, po shkojnë në spitale që infektohen dhe të vdesin nga koronavirusi.

Kapacitetet spitalore të infektivit janë në limitet e mundshme, por Edi Rama nuk del më të kërcënojë shqiptarët se koronavirusi do ti grijë, por na nxjerr në rrjet sociale vizatime dhe video 3D të propagandës së tij, që gjoja do ti bëjë në të ardhmen.

Koronavirusi e ka rrëzuar propagandën e qeverisë, por që të mos duket kjo gjë, Edi Rama dhe komiteti i tij politik tani vetëm fshihen.

© SYRI.net

Lexo edhe

Tags

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet05/07/2020 19:32

METAMORFAOZA;DY FYTYRAT E KRYEMINISTRIT PËR KORONAVIRUSIN;AH,KËTA
HORRMOZA;SY KRYMBFYRAT E FRYEKRIMISTRIT ZËR HORRORAKRIMUSIN;HEJ,
NJËHERË NË FILLIM,URDHËRESA NGA BUNKERI;ZIJËVRERË PËR TRILLIM,KUR-
THËPRESA NGA TRUNGZERI;SITUATA JASHTËKONTROLLIT;VRIKUKATAVRAZHDË
GRO TROLLIT;SHUMËFISHOHËJ PREKJA DHE VDEKJA,NDAJ POPULLATËS;LLUM-
TRISHTOHEJ HEKJA DHE THEKJA,RROKULLNGRATËS;A,KRYMINISTRI PO NGREH
EKZIBICIONE PËRSONALË,PROFESIONLE,PËR PIKTURA TRI DEMONSIONALË;AH,
FRYKRIMISTRI PREH EKZISHPICIONE,DUKE U TALLË,KUKE TUTALLË;INJORIME O,
KRIOKRIME,PËR SHTYPJEN AH,MBYTJEN;TEK MARRËVESHJE ME DJALLIN,ZERË
VARRËRESHJE QË KALLIN;SHPALLIN;PASTRIME,KASTRIME AH,ETNIKE,ÇETNIKE!
NGA MANI,USA.

krasasi tp05/07/2020 14:57

COVID 15, COVID 16,COVID 17.COVID 18. COVID 19. COVID 20 do emërtohet ky i riu që do na çpifet në vjeshtë?. Or zotrinjë, më falni për injorancën ,po ky gripi i zakonshësh virus është .Po 'emrin' si do ja ngjisim.Meqë është virus, po ky shejtan (gripi i zakonshëm) rrezikon të ndryshoi . z.Rama po e kritikoni pse nuk po e thellon karantinimin , apo pse nuk po e hap. Karantinimi në rang global, shkaktoi dëm ekonomik , psikologjik, por pati edhe nji efekt mjaft pozitiv. Revolucioni majtisto-fashist i pregatitur me dekada, si mjet i imponimit me forcë të ndryshimeve u godit në 'strukturë' dhe 'superstrukturë'. Tash e tutje rendi,zhvillimi
dhe progresi botëror, do diktohen nga arsya dhe marrëveshja.

Shto koment

Denonco