Perversi narcist,në konsultë me 'vllaun' serb synon rivendosjen e gjëndjes së jashtëzakonshme…?!

Perversi narcist,në konsultë me 'vllaun' serb synon rivendosjen e gjëndjes së jashtëzakonshme…?!

Nga Kastriot Islami - 04/07/2020

Image

Perversi narcist, i paaftë e mburravec, vetëm duke lëshuar mesazhe nga facebuku i Surrelit,kujton se do të marrë meritat e suksesit imagjinar por në realitet ka dështuar qartësisht në këtë fazë të menaxhimit të krizës sanitare… Ai nuk kupton asgjë dhe për të mbuluar dështimin e plotë po përgatitet, duke u konsultuar ndoshta edhe me “vllaun” e tij Vuçiç, që të rivendosë gjëndjen e jashtëzakonshme, të fusë në lojë policinë e Lleshajt dhe të vendosë penalitete të egra…E ka kuptuar edhe vetë se është tërësisht jasht loje dhe pa asnjë plan veprimi dhe e ka të pamundur të menaxhojë normalisht situatën në këtë fazë të lehtësimit të masave drejt normalitetit…

Dështak dhe i paaftë, në fazën e hapjes së vendit drejt normalitetit, perversi narcist nuk kishte asnjë ide dhe s’ndërmorri asnjë masëpër të menaxhuar krizën sanitare duke e lënë atë të rridhte pa strategji, plan/kalendar veprimi… Prandaj, prej7 javësh,numrijavor i të infektuarëve është rritur nga vlera 56 që ishte gjatë javës 16-23 maj 2020 në vlerën 489 në javën 27 qershor-4 korrik 2020,  duke u rritur kështu në 7 javë rreth 8,7 herë…Kjo gjëndje e rëndëjasht kontrollit…bën përgjegjës vetëm Ramën dhe askënd tjetër…që sillet si Robert Camcakizi nga Surreli në Bulevard me benz luksoz, duke lëshuar urdhëra përmes facebukut…

Mjekët që po punojnë si heronj janë tërësisht të pambrojtur, kurse jeta e tyre është në rrezik…Spitalet/institucionet publike janë në mëshirën e fatit…Sektori publik është tërësisht jasht vëmëndjes…Qytetarët e varfër, pa punë dhe pa të ardhura janë tërësisht në mëshirë të fatit sepse Rama dhe qeveria e tij kanë dështuar edhe në këtë periudhë krize sic kanëdështuar prej 7 vjetësh me qeverisjen e tyre të korruptuar e të inkriminuar në cdo sektor…

Ritheksoj alarmin:Rama duke mos e kontrolluar gjëndjen,mund ta rifusë vëndinnëgjëndjen e jashtëzakonshme, duke venë në veprim policinë e ndoshta edhe ushtrinë… thjesht për të mbrojtur pushtetin e tij personal… e penguar qytetarët e opozitën të reagojnë duke u përpjekur të maskojë dështimin e dukshëm…Një ide e tillëperverse e marrëzie do ta hidhet vëndin dhe ekonominë në humnerë…dhe qytetarët do ti nxiste të largoheshin nga vëndi që duket një synim i dukshëm i perversit të Surrelit…I duhen thyer turrinjtë sa më shpejt për ta penguar dështakun pervers tëcojë vëndindhe ekonominë në katastrofë…e shqiptarët të emigrojnë masivisht…e pastaj së bashku me policinë e Lleshajt dhe gjobat e egra të fillojë të na mburret si gjeli majë plehut të Surrelit…

Syri.net, 4 korrik 2020

© SYRI.net

Lexo edhe

Tags

Komentet

t04/07/2020 18:10

Edhe mund ta vendose gjendjen e jashtzakonshme,sepse kur sheh fundin eshte gati te beje gjithçka,me çdo lloj koste.po e vendosi,do jete gur prove i fundit per kete popull ,nese do lirine e demokracine apo skllaverine

Shto koment

Denonco