Populizëm fiskal

Populizëm fiskal

Nga Artan Hoxha - 03/07/2020

Para pak ditesh, ne emisionin Opinion, Kryerilindesi shpalli ndryshimin radikal te regjimit fiskal per biznesin e vogel - te biznesit qe realizon deri ne 14 milion leke (te reja) xhiro vjetore – lehtesimin e tij nga Tatimi mbi Vleren e Shtuar (TVSH) dhe Tatimi mbi Fitimin (TF). 

Lidhur me TVSH Kryerilindesi u shpreh se po vleresohej rritja e kufirit te aplikimit nga 2 milion leke xhiro vjetore, kufi qe aplikohet sot, ne 10 milion leke ose me lart ndersa TF, qe sot eshte 5% e fitimit per bizneset e vogla me xhiro vjetore nga 5 deri ne 14 milion leke, do te behet zero, sic eshte zero per biznesin me xhiro vjetore nen 5 milion leke. Kjo strukture fiskale do zbatohet deri ne vitin 2029 – tha Kryerilindesi!

Nga media mesohet se kjo nisme, se bashku me te ashtuquajturen “amnisti fiskale”, eshte kundershtuar nga ekipi i Fondit Monetar Nderkombetar (FMN) por Qeveria e plotefuqishme e Rilindjes, ndryshe nga fillimi i mandatit ne 2013 kur e riforcoi statusin e FMN, nuk ia ndjen me per keto kundershtime.

Koncepti i biznesit te vogel ne sistemin fiskal u percaktua ne vitin 1998 si biznesi me xhiro deri 8 milion leke ne vit dhe tatohej me nje forme te thjeshtezuar te TF prej 4% te xhiros e qe ne vitin 2003 zbriti ne 3%. Vlera prej 8 milion leke ishte edhe kufiri i fillimit te zbatimit te TVSH. 

Ne vitin 2003, ne kuadrin e reformes se decentralizimit fiskal, eshte propozuar qe kufiri per biznesin e vogel por edhe per TVSH te rritej ne 12 milion leke xhiro vjetore, thjeshte nga fakti i zhvleftesimit te parase per shkak te inflacionit kundrejt vitit 1998. Ne vitin 2006 tatimi i thjeshtezuar mbi fitimin per biznesin e vogel u be sa 1.5% e xhiros vjetore por, ndonese u ripropozua rritja e kufirit per aplikimin e TVSH, ky kufi u ul ne 5 milion leke. 

Me pas, nga rilindesit ne pushtet, kufiri per kualifikimin biznes i vogel u rrit ne 14 milion leke; tatimi mbi fitimin u be zero per biznese me xhiro nen 5 milion leke dhe 5% e fitimit per bizneset me xhiro vjetore ne intervalin 5-14; u ul me tej edhe kufiri i aplikimit te TVSH ne 2 milion leke xhiro ne vit.

Ne emer te “luftes kunder evazionit fiskal dhe modernizimit te sistemit fiskal, ngjashem me ate europian”, kufiri i aplikimit te TVSH, ne vend qe te rritej mbi vleren 8 milion leke, te pakten duke ndjekur me perafersi indeksin e inflacionit vjetor, u ul arbitrarisht deri ne vleren e 2 milion leke ne vitin 2018.  

Kur diskutohej para dy vitesh ulja e kufirit te aplikimit te TVSH nga 5 ne 2 milion leke xhiro vjetore, Rilindja, pa pike turpi, propagandonte se kjo mase jo vetem qe nuk rendonte mbi biznesin e vogel por e ndihmonte ate qe, permes formalizimit, te rritej e zhvillohej, njeherazi, si per mrekulli, kjo mase nuk rendonte as mbi konsumatorin pasi nuk shkaktonte rritjen e cmimeve! Kjo mase sherbente, sipas rilindjes, vetem per te monitoruar biznesin e madh qe te mos abuzonte me faturat e mos ti pervidhej tatimeve.

Mrekulli te ketille ekonomike – tatim qe nuk rendon as mbi biznesin as mbi konsumatorin – vetem rilindesit kane sajuar a zbuluar. Sic kane arritur, sipas tyre, qe ne 6 vite ta rrisin punesimin ne sektorin privat jobujqesor me mbi 90% nga c’e gjeten (insistojne rilindesit qe nuk eshte formalizim por punesim) me nje rritje ekonomike 6 vjecare me pak se 20% kur dihet qe shtesa e punes eshte, ne rastin me te mire, sa gjysma e shteses se Prodhimit te Brendshem Bruto.

Te njejtat argumente, identike, perdori Kryerilindesi ne Opinion per veprimin diametralisht te kundert qe shpalli se fundmi - rritjen e kufirit te aplikimit te TVSH ne 10 milion leke – pra se kjo mase ndermerrej per te lehtesuar biznesin e vogel e ai te behej aleat i Qeverise ne monitorimin fiskal te biznesit te madh. Rilindes te tjere i mbajten ison keto dite.
Kjo eshte nje tjeter mrekulli rilindase, pra qe edhe njeri veprim edhe i kunderti i tij jepkan te dy te njejtat efekte pozitive. Kete veti, me sa dihet nga shkencat, e ka vetem numri ZERO dhe keshtu rilindesit po provojne cdo dite e me shume se jane zero me xhufke. Ndaj, nuk i beson me as FMN e iu del kunder.

Gjithsesi, meqe u ka ardh per zemer ti bejne keto ndryshime fiskale, mire do bejne ti bejne por do bejne mire gjithashtu te pranojne qe argumentet qe jepnin dy vite me pare ishin gomarllek me brire, per ti bere keshtu te besueshme ato te sotmet. 

Perndryshe, kuptohet lehtesisht se ajo c’ka po maten te bejne, edhe pse mund ta zbatojne menjehere apo ne 1 janar 2021, nuk po e bejne bazuar ne bindje te konsoliduara mbi fakte, argumente apo ideologji por thjesht si nje akt qartazi populist i momentit, ne keto kohe te veshtira politike per ta, per nje dore vota ne zgjedhjet e vitit te ardhshem. 

Nje akt i ketille zhbehet sa here tu volise e s’ka garanci qe nuk do ndryshohet pas zgjedhjeve, ne te kundertin e vet e per te njejtat argumente, sic ndodhi keto dy vite. Veten paste me qafe cilido qe genjehet perseri e perseri.

© SYRI.net

Lexo edhe

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco