Pas 30 vjetësh të atij 2 korriku...

Pas 30 vjetësh të atij 2 korriku...

Nga Agim Xhafka - 02/07/2020

Ikën 30 vjet qysh atëherë kur popullata kapërceu kangjellat e ambasadave dhe u strehua në territor lirie. Nuk hyri për bukë dhe rroba. Mori rrezikun në sy për një gjë hyjnore. Të jetonim si njerëz. Mos na çonin me borije të dielave për të na nisur në aksione, mos na vrisnin se mendonim ndryshe, mos spiunonim motrën, vëllain a babain. Mos e gdhinim te dyqani i bulmetit për një shishe qumësht. Mos na ndalonin të ecnim nëpër glob si krijesa të Zotit.

Ditët e atij korriku ishin të nxehtë nga moti e nga vullkani i zemrave të shqiptarëve. U ngucëm me mijëra në ato pak oborre dhe nuk u dëshpëruam. Lamë në shtëpitë e varfra prindërit e mjerë, po dinim se do i ritakonim. Po nisnim të shihnim ëndrra reale. Ëndrra me respekt, me solidaritet, me shpresë, me programe, me synime.
Iku 2 korriku e solli plot korrikë. Aq shumë sa djemtë dhe vajzat e ambasadave u bënë gjyshër, u bënë qytetarë të Evropës. Punuan me ngulm në çdo sektor dhe ia dolën. Arsimuan fëmijët, u pasuruan për vete, liritë që fituan i vunë në zemër si gjerdan. 

Veç atdheu ngeci ai që ishte. I varfër, i zbehtë, i ashpër, i egër. Me qeveri që e vodhi qeverisjen. Simbol të këtij palo shteti kam mbërritjen në Rinas. Kur avioni prek tokën time dhe zemra shton tik-takun, atëherë sa ngrihem e marr çantën nuk dal dot te dera. Të ndjej ajrin e atdheut, ajrin e mushkërive të jetës sime. Stjuardesa më ndal. Më tregon se ka disa personalitete në avion. Ata do zbresin të parët, qesh ajo. E kështu rrimë në këmbë e presim sa zbresin shkallët ata që na zbuan nga ky vend. Zbret direkt në qilim të kuq Gramoz Ruçi. Ai që na mallkoi 30 vite më parë. E shoh që hipën në Range Rover të ri akull. Paska bërë hapa para dhe ky. Nga BÇ kineze te makinë angleze.

Na vjen radha të zbresim dhe ne që ikëm nga murtaja komuniste. Çapitemi me pyetjen, mos bëjmë gabim që vijmë? Ky vend do shpëtojë ndonjë mot nga komunizmi, nga poshtërimi, diktatura, vjedhja, shtypja dhe injoranca?

Sa marr vulën në pasaportë, më hipën dëshira të rikthehem në Evropë. E të rivij vetëm kur Shqipëria të mos ketë më Gramozër në krye të vendit. Sa vjet do duhen? Sa?

Tani s’ka as ambasada frymëzuese që të futemi. Ato janë bërë shërbëtore të regjimit, lajkatare të diktatorit. Ambasada që e shohin vendin tim si El Dorado...

Çapitem drejt qytetit e pyes veten, pse erdhe o njeri?! Pse? Atdheun ta kanë vjedhur. Ti e di. Ta tregoi Gramozi...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

kuti05/07/2020 17:55

Prekese, si te gjitha vertetsite qe dhembin! Une kam dale prej kohesh nga vendi im, e te them te drejten prita shume qe ai te behej ose te mundiohej te behej si ppopujt e tjetre te evropes; fateqkeqesisht kjo nuk ka ndodhur akoma! Deri para dhjete pesembedjete vetesh kisha shprese se do ndryshonte,por...nuke di pse pikerisht ne ate kohe qe une e kisha pritur aq gjate, papritmas kuptova se vendi yne me keta politikane nuk ndyshon dha aty ndjeva me habi dhe trishtim se diçka qe u shemb bernda meje dhe prgjithmone! Ps; te kuptohemi ;nuk dua te ve shejnen e njesimit te qeverise Berisha, dhe te qeverise tradhetare hajdute te qenve te rruges me kryedoçin ne balle! (Nuke di pse mepelqen kjo fjala ne "balle"!

kuti05/07/2020 17:53

Prekese, si te gjitha vertetsite qe dhembin! Une kam dale prej kohesh nga vendi im, e te them te drejten prita shume qe ai te behej ose te mundiohej te behej si ppopujt e tjetre te evropes; fateqkeqesisht kjo nuk ka ndodhur akoma! Deri para dhjete pesembedjete vetesh kisha shprese se do ndryshonte,por...nuke di pse pikerisht ne ate kohe qe une e kisha pritur aq gjate, papritmas kuptova se vendi yne me keta politikane nuk ndyshon dha aty ndjeva me habi dhe trishtim se diçka u shemb bernda meje dhe prgjithmone! Ps; te kuptohemi ;nuk dua te ve shejnen e njesimit te qeverise Berisha dhe qeveruine tradhetare hajdute te qenve te rruges me kryedoçin ne balle! (Nuke di pse mepelqen kjo fjala ne "balle"!

Osumi03/07/2020 16:03

Njerez si ky" boll se na hape barkun"ka me shumice. Nuk te pelqen kjo qe thote Xhafka mor plehre? Ti mender mut komentues meriton hurin ne bythe. Mafje e ke pak.

boll se na hape barkun02/07/2020 20:29

Po ti qe je bere me keq se plakat e sokaqeve mendon se je me i mire se gramozi?

Antirilindas02/07/2020 19:58

Mungesa e humorit që të karakterizon zoti Agim tregon qartë dhimbjen që ke.
Ishte një shkrim vërtet prekës.

Shto koment

Denonco