Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Vetëm gjatë muajit qershor, dyfishimi i epidemisë nga paaftësia e qeverisë…

Vetëm gjatë muajit qershor, dyfishimi i epidemisë nga paaftësia e qeverisë…

Nga Kastriot Islami - 02/07/2020

Vetëm gjatë muajit qershor 2020, pra nga data 1 qershor deri në 30 qershor, të gjithë statistikat e epidemisë COVID-19 janë përkeqësuar në ekstrem… përkeqësimi është rreth 2-3 herë me rreth 10-12 javë më parë…:

Image

  • Numri i të infektuarve është rritur nga vlera 1143 në 1 qershor 2020 në vlerën 2535 në 30 qershor 2020 pra me rreth 1400 individë ose me 122 përqind… ose sa mbi dyfishi…
  • Numri i vdekjeve është rritur nga vlera 33 në 1 qershor 2020 në vlerën 62 në 30 qershor 2020, pra me rreth 30 individë ose me rreth 88 përqind ose me gati dyfishi…
  • Numri i rasteve aktive apo që ndryshe quhen rastet pozitive në trajtim nga 233 në 1 qershor 2020 në 1014 në 30 qershor 2020 pra janë rritur me 335 përqind ose me mbi 3 herë…
  • Numri i të shtruarve në spital në datën 1 qershor 2020 ka qenë 28 kurse në 30 qershor 2020 ka arritur në një ditë shifrën 79 duke u rritur me rreth 3 fishin…
  • Numri i të shtruarve në terapi intensive në 1 qershor 2020 ka qenë 3 kurse në 30 qershor 2020 ka arritur në 10 duke u rritur me mbi dyfishin….

***

Situata duket shumë e rënduar… Po t'i referohemi shifrës së të infektuarve është e ngjashme, madje më e rëndë se në 1 prill 2020, pra vetëm 20 ditë pasi vendi ishte në izolim total… Po t'i referohemi shifrës së të shtruarve në spital ajo është e njëjtë, madje më e rëndë se mesi i muajit prill 2020… Jemi kthyer kështu rreth 10-12 javë mbrapsht…
***

Përgjegjësia është totale e qeverisë dhe është marrëzi e saj të fajësojë qytetarët që janë të pambrojtur si nga epidemia ashtu edhe nga kriza ekonomike e sociale që po i fundos çdo ditë e më thellë…Dhe akoma me e turpshme do të ishte nëse qeveria do të tentonte ta keqpërdoret këtë krizë për të dhunuar të drejtat e liritë themelore…Të gjithë heshtin se kanë frikë se mos qeveria i izolon dhe karantinon… ndërkohë që duhet të gjithë pa përjashtim të ngrihen e të ndëshkojnë qeverinë…e më konkretisht “Zombin e Surrelit”…

***

Shqipëria mbeti përsëri “delja e zeza” e Europës dhe Ballkanit. Arsyeja “kokëfortë” është se qeveria shqiptare nuk kishte dhe ende nuk ka një strategji apo së paku një program e kalendar veprimesh se çfarë duhet të bënin institucionet publike, më konkretisht spitalet, administrata, agjencitë, institutet por edhe sesi do të pajiste e kontrollonte respektimin e masave mbrojtëse në të gjithë sektorin privat…Është i vetmi vend në botë që s’ka një strategji për daljen nga kriza sanitare dhe për masat që duhen marrë në periudhën e lehtësimit të masave drastike drejt normalitetit…

***

Rama vazhdon në mënyrë të turpshme të akuzojë qytetarët duke i stigmatizuar se nuk respektojnë masat mbrojtëse… Por Rama mashtron dhe vetëm mashtron… Po përse mjeket që po punojnë si heronj e po vdesin e kanë fajin që numri i të infektuarve dhe vdekjeve është rritur në spitale… Që numri i të prekurve nga virusi është rritur në të gjithë administratën publike, përfshi edhe Kryeministrinë…? Përgjegjës është vetëm Rama dhe qeveria e tij… Dhe më konkretisht Rama duhet të zgjedhë: ose është përgjegjës se është i paaftë e i papërgjegjshëm për të ndërmarrë veprimet e duhura që në këtë fazë kur duhet menaxhuar edhe kriza për shkak të virusit por edhe kriza ekonomike, ose përgjegjësia e tij është shumë më e rëndë duke nëse ai është duke drejtuar një projekt diabolik kundër shqiptarëve për t'i detyruar ato të largohen nga vendi…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco