Hashim Thaçi i mërzitur dhe Edi Rama që sillet si fajtor!

Hashim Thaçi i mërzitur dhe Edi Rama që sillet si fajtor!

Nga Kimete Berisha - 30/06/2020

1. Në vitin 2000, një vajzë 11 vjeçare u josh dhe u vra nga një ushtar paqeruajtës amerikan në Kosovë. 

Prindërit e saj kanë kujtuar se paqeruajtësi nuk vret fëmijë. 
Por, vrau. 

Ushtari vrasës u dënua me burg të përjetshëm në Gjermani, ndërsa ushtria amerikane mbeti ushtri amerikane, më e dashura, më e besueshmja dhe më e rëndësishmja për ne. 

2. Nuk akuzohet UÇK-ja, kur akuzohet një ushtar i saj. 
Ashtu siç nuk akuzohet prindi kur fëmiu i tij e bën një krim. 

Nuk akuzohet e nuk gjykohet lufta për liri, sepse UÇK ishte aleate e NATO-s, por akuzohen individët, të cilët mund të kenë bërë krime dhe kjo s'është lajm. 

Nuk është lajm që s'ka fis pa pis. 
Që s'ka ushtri pa ndonjë kriminel. 

Do të ishte lajm, sikur të gjendej një ushtri, një Institucion apo një Shtëpi e Zotit pa njerëz të ligë.

Pra, lajm do të ishte nëse do të ishte zbuluar se diku-dikur në një botë ideale, paska pas ekzistuar një Institucion pa njerëz të këqij...e jo e kundërta. 

3. E UÇK po, shfrytëzohet nga ushtarët e saj sa herë që ata i ndjek Drejtësia. 

Nuk po gjykohet qëllimi dhe ideja e UÇK-së për Liri, por po akuzohen individët, të cilët kujtojnë se UÇK i shpëton nga Drejtësia. 

UÇK e ka sjell lirinë, por nuk të mbron nga Drejtësia. 
Hashim Thaçi dhe shokët e tij nuk akuzohen pse luftuan për Liri, nuk akuzohen për çlirimin e Kosovës, por për eliminimin e kundërshtarëve politikë. 

Prandaj, s'kanë pse fshihen pas UÇK-së.
UÇK të ka shpëtuar nga armiku, por jo kur armik e ke vetveten. 

4. Hashim Thaçi është shumë i mërzitur. 
Mërzia e tij tregon se ai ka qenë i bindur se do të dijë të 'luaj lojën' dhe të dal nga raporti i Dick Martyt pa therr në këmbë.

Nga raporti famkeq ose të nxjerr drejtësia ose harresa, ama jo kompromisi dhe jo Kosova. 

Aq shumë është mërzitur për akuzën sa ia lejoi vetes të flas për ndjenja, që aspak nuk i shkon. 
Tha se e ka zemrën e përgjakur por nuk e ka të thyer. 

Zemrën e thyen veç dashuria, se edhe mjekësia e njeh sindromin e zemrës së thyer, por ama, ata që e njohin Hashim Thaçin të gjithë i kanë zemrat e tyre të thyera, kështu që askush nuk ka mjaftueshëm zemër që të merret edhe me zemrën e tij të lënduar.

Hashim Thaçi ka kujtuar se nuk ekziston dhimbja e zemrës së thyer, derisa e ka ndjerë dhimbjen e zemrës së tij. 
Po dhimbka. 

5. Zemrën e lënduar të Hashim Thaçit më së shumti po e qan Edi Rama. 
Kryeministri shqiptar i ka shpall 'luftë' krejt botës për shkak të Hashim Thaçit. 
Ta merr mendja do me dhënë jetën për të, si robi për Liri. 

Është kah sillet aq i nervozuar me fatin e Hashim Thaçit, sa që po duket fajtor.
Edi Rama po duket bashkëfajtor dhe arkitet i fatit të Hashim Thaçit. 
Veç një fajtor vuan me zë kaq të lart, me kaq shumë zhurmë dhe me gurmaz të shqyer. 

Vuajtja ka etikë, krenari, dhe pak poezi, prandaj kur vuan të këshillojnë: vuaj me marifet. 

Edi Rama nuk është i mërzitur për fatin e Hashim Thaçit, por është i nervozuar me fatin e tij. 

Aq i nervozuar sa ka ardhur në Kosovë t'i 'pajtojë' politikanët shqiptarë, duke i bërë edhe më shumë nervoz, duke i frymëzuar të çohen kundër krejt botës dhe kundër komplet shekullit 21. 

Edi Rama po sillet sikur ka 'humbur' gati sa Hashim Thaçi kur iu pre udha për në Washington. 

Çfarë ka humbur, le të tregojë, sepse në Prishtinë po sillet si fajtor. 
Po sillet si dikush që ka humbur krejt çka ka pasur në jetë. 

Sa më shumë që po e mbron Hashim Thaçin nga fati i tij dhe nga 'krejt bota e poshtër' aq më shumë po i bën dëm atij dhe vetes. 

Sepse, është absurde të pretendosh se krejt bota janë çuar në këmbë kundër Hashim Thaçit, ndërsa Edi Rama po flijohet për drejtësinë e paragjykuar të shokut të tij. 

Pra, Edi Rama po para-mërzitet, sikur e di 'çfarë e pret Hashim Thaçin', në vend se shoku-shokut ti jep gajret. 

Sikur kur tutët mos po 'zbulohet'. 

Fjalimii tij në mbrojtje të Hashim Thaçit e Kadri Veselit në Kuvendin e Shqipërisë është nervozizëm i aktruar. 
Sepse, është nervozizëm i madh për të qenë real. 

Shumë e dhimbshme. 
Edi Ramën s'e kemi parë kurrë kaq patetik. 

6. Pse Kryeministri shqiptar shtiret sikur Kosova ka marrë fund 'pa Hashim Thaçin'! 
A s'bën pa Hashim Thaçin Kosova, a Edi Rama? 

Besoj se Edi Rama ka shumë nevojë ta bind Hashim Thaçin se nuk e ka ditur fatin e tij (nuk ia kanë treguar fallin), sepse ndryshe s'ka kuptim që ka ardhur këtu në Kosovë dhe i thotë popullit 'keni mbaruar'. 

Pse kemi mbaruar, vlla?
Se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli mund të akuzohen për vrasjen e 100 vetave. 
Ne u dashka të mbarojmë për ta?

S'vjen n'shprehje që Kosova të ndjehet 'e vdekur' në asnjë rast. 

Kosova e di se jeta ka vazhduar edhe pasi kanë vdekur pejgamberët e shenjtorët, njerëzit kanë jetuar normal. 

Pse pra ti nuk po i bashkangjitesh Hashim Thaçit në Hagë mbasi t'u ka bë kaq merak!
Pse s'po ia merr gjynahet dhe pse s'po mbaron ti për Hashim Thaçin, por Kosova u dashka me mbaru për me t'u plotësu ty profecia!

Ose: pse i shtin duart në zjarr për të? 

Se ditke ti se Kosova ka nevojë të çlirohet nga garda e vjetër politike më shumë sesa që krejt gjykatat në botë kanë nevojë për drejtësi. 

7. Kadri Veseli, gjynah, e ka të shkruar fatin asisoji, gjithmonë nën hijen e Hashim Thaçit. 
Edhe si i dyshuar për krime s'ka 'përparësi', s'bëhet dot i pari as për të keq. 

8. Kryeministri shqiptar ka ardhur në Prishtinë me hile, t'i bashkojë të gjitha partitë politike kundër Albin Kurtit!
Pse? 

Pse kur qeveria Kurti ishte e vetmja qeveri që e kishte në plan ta padis Serbinë për krime dhe gjenocid ndaj shqiptarëve. 

Pse ti nuk po e padit me një fletërrufe Serbinë për gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës, por po na do kaq shumë! 
Fshijë qurrat e mos na duaj kaq shumë, se dashnia nuk e sjell drejtësinë. 

Mos qaj ti për fatin e Hashim Thaçit, se më kollaj e ke, padite Serbinë, ky do të ishte lajm historik. 
Pse nuk e padit! 
Së paku për të prodhuar lajm!

S'bën me siguri, se je tjetër shtet. 
Një shtet jemi veç kur vjen me na vajtu, e kur vjen puna për drejtësi, aty, jemi të ndarë. 
Dhimbja na bashkon, drejtësia na ndan. 

9. Hashim Thaçi i ka vë në spikamë edhe prirjet e tij teatrale, po mundohet ta politizojë dashninë, të luaj me ndjenjat e shqiptarëve, duke shfrytëzuar fotografi të prindërve të tij, duke përmendur të birin, gjyshërit, shokët e vrarë në luftë. 

Është lehtë me qenë i lëndueshëm kur i përmend prindërit t'u. 
Prandaj, nuk të ngjehet si dashni. 
Sepse është normale ta duash familjen tënde, bile s'është normale të tregosh me fjalë e me foto atë dashni që nënkuptohet. 
Veç dashnia ndaj 'atij që s'e ke kurrgjë' është lajm. 

Hashim Thaçi, qe 20-të vjet nuk ka lejuar të paditet Serbia për gjenocid; 
Qe 20-të vjet i ka privuar nga Drejtësia viktimat shqiptare të shtetit serb; 
Qe 20-të vjet ka kërkuar të harrohet e kaluara dhe të merremi me të ardhmen. 

U gjunjëzua para memorialit serb me mbishkrimin 'u vranë nga terroristët shqiptarë'! 
Rastësisht?
Kurrë jo.

Ai donte me çdo kusht të distancohej nga UÇK, sepse kur e kishte punën pisk, gjithmonë thoshte: 'kam qenë larg frontit', 'kam qenë zëdhënës politik'. 

Ka kujtuar se duke e harruar të kaluarën e shtetit serb do të harrohet edhe e kaluara e tij. 

E kaluara nganjëherë bëhet e ardhmja jote, veç për inati tënd që kaq shumë je munduar e ke punuar të pajtohesh me Serbinë, si me një shok me të cilin je prishur për kurrgjë hiç. 

10. Tash ti po pyet pse Aleksandër Vuciqi nuk dyshohet e nuk akuzohet për krime, anipse ka qenë trup i kryekriminelit Sllobodan Millosheviq, ndërsa ti po. 

Qe ne po të pyesim ty: Pse de? 
Sepse, Serbia i ka maru prej lloçit 'argumentet', kurse Ju argumentet dhe dëshmitë e vërteta të krimeve i keni vjedh dhe i keni hedh në lloç. 
Në Kosovë është vjedhur dhoma e 'dëshmive të krimeve' dhe njeri i gjallë s'ka
dhënë përgjegjësi!

Pse?
Sepse, kështu ka vendosur politika. 

A e meritoni këtë fat? Sigurisht që e meritoni. Keni punuar kaq fort kundër Drejtësisë për viktima. 
Tash plus po pret nga viktimat ndihmë! 

11. A i dhimbseni dikujt? 
Pyete heshtjen. 
Sikur të kishte pasur dikush dhimbt për Ju, ish dëgju diku naj rënkim. Përkundrazi, derisa Thaçi po digjet nën hije, qytetarët po rrezitet. 

12. Për t'u mbrojtuar nga akuza për krime, Hashim Thaçi e gjeti një thënie që ia zbulon dyfytyrësinë. 

Tha: 'Historia nuk rishkruhet'. 
Rishkruhet, qysh nuk rishkruhet. 
A je ti Ai që si Kryeministër, pasi e fale namazin në xhami bashkë me Erdoganin, more urdhër nga Ai ta rishkruash historinë e klasës 5, 6 dhe 8-të, dhe a je ti Ai që e porosite ministrin tënd të arsimit ta formoj një komision (që u trajnua në Turqi për rishkrimin e librave të historisë). 

Derisa doli Merkel dhe ta ndali hazin. 

Pra, ti ke dashur ta zhdukësh nga historia pushtuesin 500 vjeçar osman (bile edhe këngët për Skënderbeun t'i zbutësh pak sipas kërkesës së Turqisë), që do të thotë ti ke punuar zjarrtë që të rishkruhet historia. 

Pra, ti si historian, s'ke lënë të keqe pa i bë historisë. 
Dhe je hasmi i historisë. 
Sepse, ose deshte ta rishkruash historinë, ose ta ndryshosh, ose ta harrosh, si një e kaluar e fshirë që do ta kurërëzoje me paqe. 
E kaluara fshihet, ngjehet veç paqja. 

Hamamin. 

Historia nuk fal. As nuk ndëshkon. 
Konstaton atë që ka ndodhur. 

Është qesharak ai historian që gjatë pandemisë niset në Washington për ta arritur një marrëveshje që nuk e ka lexuar.
Prandaj, ta thyen udhën. Sepse, je bërë 'armik' i historisë. 
E tash, më mirë që thonë 'Hashimi i tërbuar' sesa 'Hashim budallai'! 

Ironi po, jetë e poshtër sa të thuash...qe, i pari Grenelli tregoi se bën edhe pa Hashimin. 
Jo si Edi Rama, që kujton se pa Hashim Thaçin jeta mbaron, Grenell menjëherë tha 'jeta vazhdon' dhe e ftoi Avdullahun në Shtëpinë e Bardhë. 

P.S. Megjithatë, Edi Rama sot e bëri një gjest të mirë që e tërhoqi padinë për shpifje kundër Ramush Haradinajt. 

Ramush Haradinaj nuk është cikërrimtar. 

Për hatër të Hashim Thaçit, Edi Rama u armiqësu me krejt Kosovën (se Hashim Thaçi nuk i ndan shokët me të tjerët, sipas devizës: o me mu o me ata), e tash që Edi Ramës po i duket se e humbi Kosovën sepse do me mbet pa Hashim Thaçin, ka filluar t'i bëj hesap edhe këta tjerët. 

E këta 'të tjerët' ia falin dashninë e verbër që ka pasur për Hashimin, sepse nuk e marrin seriozisht. 
Në Kosovë, Edi Rama ende nuk ka mbërri m'u marrë seriozisht. 

Isa Mustafa midis vere, e priti në oborr, pranë oxhakut të shuar, te drutë e paluara të dimrit. 

Ku me ditë çfarë metafore vizuale është kjo!

© SYRI.net

Lexo edhe

Tags

Komentet

Skrapari01/07/2020 15:55

Per komentuesit qe perdorin emrin e gjigandit Doktor Berishes dhe djalit te tij: Meqe komentet tuaja jane te neveritshme dhe pa asnje argument me nje fjalor banal, po ju them: Nese keni bythe o krimba delni me emer konkret dhe do ta merni pergjigjen e merituar. Por prisni dhe pak se andej nga keni dale do te hyni. Kete ja u siguroj 100 per qind. Plehra sic eshte ridhjerja qe perfaqesoni.

xeni01/07/2020 08:37

administruesit e syrit jane per ti qire te gjithe n'vrime t'veshit,me perjashtim te xenit qe e do nga mbrapa....ptu...ptu fare e keqe.

sali gomari01/07/2020 08:34

nje mute qe t'hash ti qe ke shkruar kete mellef dhe keta xenushet e keti portali burdell......shkrimi eshte kryekeput budallallik e histerik edhe mundet i paguar sepse kurvlliku gjithmone paguhet,ashtu si xenushi i sales blen femrat e '''ndershme''.

E verteta 01/07/2020 04:27

Me vertet nje gazetare e madhe. Vazhdo ne kete rouge

Daj Jaku30/06/2020 23:11

Të lumtë pena moj vajzë kosovare, moj vajzë e mënçur shqiptare. Përse nuk merr këtë vajzë për ministre të jashtëme o lugat, në vend të atij pjellës batoniane shumë të lexuar, por që askush nuk kupton se çfarë thotë kur flet kodra mbas bregut. Edhe për ministre arsimi do kish qenë 100 herë më e mirë se sa ajo PaBesa e pa arsimuar e Batonit. Por për mëndjen e hallakatme të Edvinit kjo Kimetja e Kosovës(Shqipërisë)
ka një difekt të frikshëm, quhet Kimete BERISHA.

Shto koment

Denonco