Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

'Gijotina' e kodoshëve, 'kurth' për maskarenjtë…

'Gijotina' e kodoshëve, 'kurth' për maskarenjtë…

Nga Kastriot Islami - 29/06/2020

1. Rama qan e ulëret me poza e xheste në Tiranë e Prishtinë për akuzimin e Thaçit… Ka shumë arsye, dhe analistë të ndryshëm mund të artikulojnë disa dhjetëra arsye, por mendoj se ekziston një kryesore…Rama, mbi të gjitha ndjen një frikë të madhe për fundin e tij të tmerrshëm…pikërisht po ashtu siç po përjeton Thaçi…

2. Në Ballkan po rezulton se “fundi i maskarenjve” është Gjykata e ngritur nga vetë maskarenjtë për të bërë gjueti shtrigash ndaj kundërshtarëve politike e për të mbretëruar të qetë me paratë e korrupsionit, krimit e trafiqeve, madje duke lyer rrotën me milionat e vjedhura të disa lobistëve e këshilltarëve të huaj…

3. Në hapësirën “mbarëshqiqptare” të “birave të kurvës” që mendojnë se mund t'ia hedhin Perëndmit do të ishte Thaçi i pari që do përgatiste me angazhimin e tij gjithçka që seksioni i Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë te vepronte në Kosovë… me synimin që t'i shpëtonte çdo akuze eventualisht të ngritur prej saj kundër  tij... Sot ai është nën akuzë pikërisht nga kjo gjykatë ndërkombëtare, e ngritur dhe mbrojtur prej tij me fanatizëm të shtirur, që perëndimorët prej kohësh e dinin deri në detaje shumë mirë... 

4. Pikërisht pas përfundimit të ngritjes së kësaj Gjykatë dhe fillimit të veprimit të saj, madje i gjendur në kurthin e “strofkës së maskarenjve” Thaçi është tejet i zhgënjyer prej saj... por duke urryer vetveten për naivitetin e treguar dhe paaftësinë që nuk mundi t'ia hidhte perëndimorëve…

5. Por ai që qan e uluret më shumë, me jargë e me qyrre, me poza e xheste “patriotike”, është Edi Rama... ai ndjen se ka ecur në të njëjtën rrugë të gabuar me reformën në drejtësi... Për më tepër që disa "miq" të tij nga vende të tjera ballkanike apo "këshilltarë" të paguar majmërisht e kishin këshilluar të mos ecte në këtë rrugë e madje ta frenonte "reformën e drejtësisë” që ata e cilësonin “reforma bumerang", që do t'i hante kokën…

6. Fillimisht duke i besuar këshillave të miqve të tij të paguar majërisht u nis për të ecur në rrugën e refuzimit të reformës në drejtësi… Por nuk mundi të ecte gjatë nëpër të… Sepse së bashku me “shkopin” e zbulimit të “pasurisë së paligjshme prej 200 milion euro të fshehur në llogari të fshehta në offshore në emër të të vëllait” që e tmerroi, iu shfaq edhe “karrota’ e “garancisë së pushtetit e të ardhmes pas lënies së pushtetit”, të cilat “biri më i madh i kurvës” u detyrua t'i pranonte si çeço… 

7. Për rrjedhojë, lotët e krododilit dhe qarja me legen për Thaçin janë lotë inati e hidhërimi ndaj vetes, ndaj naivitetit që ka treguar duke ngritur me duartë e tij "gijotinën" që është ngritur ndaj tij po ashtu si ndaj Thaçit veproi e njëjta tip "gijotine" e ngritur prej vetë atij për t'i shpëtuar ndëshkimit, por që po rezulton fatal...

8. Përfundimi i kësaj fabule është i qartë: “Kjo ishte loja…” apo “kurthi i mjeshtrave” i ngritur për të kapur “kodoshët ballkanikë” që i krijoi Thaçi dhe Ramës iluzionin se me me hilet e veprimet e tyre tinzare arritën të kapnin e vinin nën kontroll drejtësinë për t'i shpëtuar ndëshkimit dhe përjetësuar mbretërimin e tyre, por që ranë vetë brenda…

9. Perëndimi duket e kap lepurin me qerre... madje me qerren që “viktima” kryesore e ngre po vetë, për të mbrojtur veten e tij dhe me të cilën gjatë të gjithë kohës negocion për veten e tij, për sigurinë e ruajtjes së pushtetit, por edhe të mosndëshkimit pas pushtetit.. Sepse këta “kodoshë ballkanikë” kujtojnë se do të mund t'ia hedhin Perëndimit duke vënë nën kontroll drejtësinë me paratë e pista të korrupsionit e të krimit dhe pushtetin ilegjitim të votave të vjedhura...mekanizëm që Perëndimi ka menduar ta ngrejë pikërisht për të goditur këta hajdutë të lidhur me kriminelët e trafikantët…

10. Së fundmi, po jo më pak e rëndësishme, këta “kodoshë” ballkanikë e provincialë, mediokër e megallomanë, qesharakë e tragjikë, duhet kenë mirë parasysh, se sado të sofistikuara të jenë marifetet e hilet e tyre, asnjëherë s’do të mund t'ja dalin dhe fundi i tyre është herët a vonë në “strofkën e maskarenjve” e cila iu ngrihet si “kurth” po ata ditë që ata mendojnë se shpëtuan duke filluar të ngrenë “gijotinën” e shpëtimit për vete dhe për të hequr qafë kundërshtarët…kaq për këtë radhë….
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Tags

Komentet

Arditi02/07/2020 22:19

Theresa, jeni shume e sakte. Por meqe jeni larg Shqiprise duhet te dini se Rama e kontrollon shqiptarja.com ose me sakte pronari i saj merr tendera nga Rama dhe nuk lejonj askend qe te kritikoje ate apo miqte e tij. Mos u cudisni se "mikepritja" ndaj jush varet se varesia e pronarit dhe ke stigmatizoni ju ne shkrimin tuaj. Thene me troc, portali shqiptarja.com eshte jo partiake por personale e Rames apo e thene me doreza ky portal permes pronarit te saj italian karlo bolino eshte nen kotrollin e rames dhe ben se cfare i thote Rama... Juve do tju duket cudi sesi Rama mund ta kontrolloje nje portal.. Ai ka caktuar qe te merret dhe kontrolloje portalet Endri Fugen qe nuk e ka mbaruar shkollen dhe paguhet me 1,5 milion leke ne muaj dhe zoteron edhe nje kompani taksishe ne Tirane pra eshte i pasur dhe si tille eshte bere nga Rama te cilit i sherben...

Skrapari30/06/2020 07:49

Profesor je fantastik. Burre me mend.

Theresa 29/06/2020 21:38

Zotëri Islami mirmbrëma, jam një Lexues që lexoj e komentoj nganjëherë Shkrime të Autorëve të hapur e të sinqertë dhe një nga këta Autor sot jeni edhe ju.
Epitetet, Metaforat dhe Krahasimet tuaja në Artikullin tuaj nuk janë vetëm të përsosura, por edhe reale dhe të vërteta. Para dy Ditësh kam komentuar te Shqiptarja.com mbi Çështjen Thaçi dhe të qarat e Ramës, në Bërthamë ishte afërsisht si kjo që keni shkruar ju, por natyrisht jo si Artikulli juaj dhe Redaksia e Shq.com nuk e hapi Komentin tim pasi unë kisha prekur shkarazi Thaçin, Elezin dhe Ramën, mos janë vallë disa Internet Portale Partiake? Nuk jetoj aty ndaj dhe pyes.
Zotëri Islami ju falenderoj nga Zemra për Kënaqësinë që më dhatë me Artikullin e mrekullueshëm.

Shto koment

Denonco