Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Rama në Prishtinë, për të qarën e tretë!

Rama në Prishtinë, për të qarën e tretë!

Nga Poli Hoxha - 29/06/2020

Kryeministri i Shqipërisë ka mbërritur në Kosovë dhe ka nisur një turne takimesh me liderët më të lartë të vendit, shtetërorë dhe politik.

Për opinionin publik këtu në Shqipëri, por edhe atë në Kosovë, nuk ka thënë asnjë gjë përse po shkon; kë do takojë dhe kush është qëllimi.

Nëse po e bën këtë vizitë për t’i dhënë mbështetje mikut të tij Hashim Thaçi, këtë e bëri në parlament dhe pati kohë edhe gjatë kësaj fundjave “kokë më kokë” në bregdetin shqiptar.

Nëse po synon që të bashkojë faktorët politikë të përçarë në Prishtinë për mënyrën se si do vijojnë bisedimet për një marrëveshje me Serbinë, së pari duhet të bëjë një ‘mea culpa’.

Duhet ta bëjë pasi i ka futur hundët aq shumë me takime ‘sekrete’ me Vuçiç e Aleks Soros, si dhe me projekte “minishengen” duke ia bërë Kosovës fakt të kryer, sa që rolin e paqtuesit e të bashkuesit, Edi Rama, është i fundit që mund ta bëjë në Prishtinë.

Një kryeministër; që ka përçarë vendin që drejton edhe për çështje kardinale si anëtarësimi në BE; që shpall projekte paralele me iniciativën e Berlinit; që nuk pranon 15 kushtet e qeverive të BE-së, nuk mund të marrë atributet e ‘plakut të odës’ në një shtet tjetër shqiptar të cilit i ka vendosur traun dhe taksa në rrugën që duhej të ishte ‘e kombit’.

Kësaj vizite ‘të beftë’ që nisi këtë të hënë, në një periudhë kur virusi ka shpërthyer fort nga të dyja anët e kufirit, i parapriu një fjalim i gjatë plot nerv e dihatje në parlament të enjten e kaluar.

Që nga dita kur prokurori special amerikan lëshoi ‘bombën’ për Hashim Thaçin, Edi Rama, duket se nuk ka gjetur qetësi. Papritur akuza nominale ndaj një politikani në Kosovë është shndërruar për Ramën, edhe ‘halli’ i gjithë kombit shqiptar kudo që gjendet.

Edi Rama po qëndron në Prishtinë duke u paraqitur në pamje të parë si “babai” që do t’i bashkojë të gjithë faktorët me rastin e ardhmërisë së bisedimeve Serbi-Kosovë. Sipas asaj që ai deklaroi në parlament, po tentohet që në kuadër të marrëveshjes historike, të goditet UÇK dhe komandantët e saj.

Duhej që t’i vinte radha Hashim Thaçit që Edi Rama të shqetësohej kaq shumë për njollosjen e luftës së popullit kosovar, komandantëve dhe për fatin e mëtejshëm të ‘marrëveshjes historike’ me Serbinë.

Por kjo marrëveshje ka qenë në lojë edhe kur i bërtiste (‘pranoje, pranoje’) Ramush Haradinajt në Berlin në sy të Vuçiç e të liderëve Makron e Merkel. Edhe kur Edi Rama e quante (sërish me Vuçiç në krah) kryeministrin e Kosovë budalla, edhe kur turpëroi gjithë Shqipërinë me gjyqin që ka hapur në Prishtinë.

Edhe Haradinaj ka qenë komandant, e madje ku e ku me më shumë histori se Thaçi; të shkruar me gjak e shumë të vrarë në familje.

Haradinaj ‘i shkretë’ nuk ka qenë kurrë kundër një marrëveshje me Serbinë, përkundrazi… veç e do atë pa harta e shkëmbime territoresh siç tentoi miku i Ramës, deri në momentin që plani dështoi pikërisht brenda Shtëpisë së Bardhë, ku me naivitet i varte shpresat së bashku me Vuçiç.

Ndaj njësoj si Rama edhe presidenti i Serbisë është shfaqur këto ditë, mjaft i dëshpëruar për ‘fatin e keq’ të Hashim Thaçit.

Po shkon në takim që të bisedojë me ‘rugovisten’ Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Avdullah Hoti, të LDK-së së themeluar po nga Ibrahim Rugova. Por harron që në fjalimin e fundit që mbajti në parlamentin e Kosovës, Rama e injoroi duke mos ia zënë emrin fare në gojë kur fliste për të gjithë ata që kontribuuan për Kosovën shtet i pavarur. Ndaj deputetët e LDK-së që sot do qajnë me Ramën hallin e Thaçit, ikën nga salla dhe e lanë të fliste vetëm për deputetët e Thaçit.  

Edi Rama po shkon si ‘bashkues’ në Prishtinë, por harron gjithashtu, që vetëm 1 muaj më parë e injoroi në mënyrë brutale Albin Kurtin dhe të gjithë krerët e vendit, që ishin gati për një takim emergjence me rastin e pandemisë.

Në mes të muajit mars, në kohën kur të dyja vendet ishin në një situate kritike të shpërthimit të virusit COVID-19, Edi Rama mori një ftesë nga homologu i tij në Kosovë në atë kohë Albin Kurti, për një takim të krerëve më të lartë të dy shteteve shqiptare. Kishte rënë dakord edhe me Thaçin, edhe me Osmanin!

Por Rama i injoroi, duke mos denjuar madje as që të kthente një përgjigje formale. Për këtë sjellje harbute dhe skandaloze, më pas foli edhe Edi Rama dhe e dini se çfarë tha?!

“E injorova sepse ishte formati i gabuar në momentin e gabuar. Nuk doja të interferoja dhe të bëhesha sfondi i askujt, kur në Prishtinë”.

Në fakt, nuk donte që të interferonte sepse në atë periudhë kishte marrë udhë me sukses plani i Thaçit duke përdorur Isa Mustafajn (me mbështetje prapa perdeve nga Rama), për të rrëzuar qeverinë Kurti.

Tani që po rrëzohet nga posti i presidentit miku i tij Thaçi, i jep të drejtë vetes që të ‘interferojë’ në Prishtinë!

Pra Ramushi është budalla; Ibrahim Rrugova nuk ekziston, Albini një marksist që do ta rrëzojë nga pushteti... kujt kërkon që t’i mbushë mendjen dhe për çfarë Edi Rama në Prishtinë, se Thaçin këtu e kishte për dy ditë-net plot?!

Apo tre të qara për planin dhe bashkëpunëtorin e djegur; një në Beograd, një në Tiranë e tjetra në Prishtinë, nuk të bëjnë dëm!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet30/06/2020 08:22

RAMA NË PRISHTINË,PËR TË QARËN E TRETË;DRAMA MË TRISHTINË,ZËR TË ZARËN
QE PRETË!.PRITJE NË BESË;VRITJE ZË SHTRESË;PËR VËLLAUN VUÇIQIN;OUH,GRER
SHKAUN GURIQIN;PËR KURDISJE TË SHITJES,TROJE KOSOVËS;LËR ZGURKRISJE TË
SHQITJES,PLOJE HORRPROVËS;QË NA I DOLI DUQI;ZË NA I MOLI PUQI;NA DËSHTOJË
TRADHËTIA;NA RRESHTOJË TRAGJËDIA;SHKALLMIMI I PRAGUT,U MBETI NË FYT;OUH,
MALLKIMI I GJAKUT,DO I TRETI DHE,I MBYT;SE RAMIZI U PUSHKATUA,BASHKË OR,PËR
VËLLAUN BORO;PSE PARIZI U SHKAKTUA,DASHKË MË SHKAUN HORRO;A PAK DUKËN
QË NA ZHDUKËN,NA NDUKËN;NËN DHUNË,PËRDHUNË,MBI 80% POR,KËROJNË,HORR
TENTOJNË 100% TË UA FALIN,NUK UA NDALIN;TERË VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRI-
PKAVRRIE;OUUUH,PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIE;AHIII O,MBARË SHQIPTARIE!!.
MANI,USA.

cak29/06/2020 18:26

Rama më duket se po bën prova për të bërë avokatin e vetes, meqë e ndjen se ky rrezik i Thaçit po i afrohet edhe atij.

Opionisti29/06/2020 16:44

Do kemi dy zgjedhje nje kisove dhe nje neshwiperi thaci do japidoreqeje mund te zgjdhidhetr kdaditate per krye ministri do kete referenfum dhe per parlameti

Shto koment

Denonco