Qetësohu, Edi!

Qetësohu, Edi!

Nga Çim Peka - 29/06/2020

Prej pranverës së vitit 2017 më së paku, Edi Rama ka qenë i informuar se ndaj Hashim Thaçit do të ngrihej padi në Gjykatën Speciale.

E ka ditur edhe kur kundërshtarët e Thaçit i etiketoi ‘gomerë’ nga Peja. Ndaj, fjalimi i tij i përlotur në Parlament javën që shkoi, jo vetëm që ishte patetik, por edhe i gënjeshtërt.

E ka ditur edhe Thaçi. Ka qenë një ‘sekret’ i hapur. Në fakt, koha kur do të ngriheshin paditë ndaj ish-drejtuesve të UÇK do të ishte vera e vitit 2018. Bash në momentin kur Thaçi doli hapur me idenë e një marrëveshje përfundimtare me Serbine, duke e ndarë Kosovën. Rastësi? Aspak. 

Fjalimi i nderë i Ramës në Parlament nuk kishte të bënte as me UÇK, as me drejtuesit e saj, as me drejtësinë e padrejtë, as me prokurorë apo gjykatës ndërkombëtare. Nervi dhe emocionet negative të Ramës drejtoheshin vetëm ndaj administratës amerikane dhe vetë Richard Grenell. Rama ndihej i prerë në besë. Jo një herë, por dy. Dhe ja pse.

Së pari, Hashim Thaçi i hyri lojës së ndryshimit të kufijve prej një halli të madh. Akuza se ai po kërkonte të amnistonte veten nga ndjekja penale, nëpërmjet marrëveshjes, është e kahershme. Që prej shpalljes së idesë së ndryshimit të kufijve.  Kjo akuzë u provua nga Baton Haxhiu, si zëdhënës i projektit dhe i treshes Rama-Vuçiç-Thaçi vetëm pak javë më parë.

E, u konfirmua javën që shkoi. Edi Rama nga ana e tij, një vizitë në Shtëpinë e Bardhe e ka pasur prioritet mbi prioritetet që nga data 8 nëntor 2016. Nuk ia arriti as me Ballard, kompaninë e tij të lobimit; as me Corey Lewandowski-n, e as me joshjen miliarda dollarëshe të biznesmenëve afër presidentit Trump. Si rrjedhojë, e vetmja mënyrë për mbijetesë politike i kishte mbetur ‘t’i varej prej xhakete’ Hashim Thaçit.

Në këtë linjë ai mbështeti projektin ‘Vuçiç-Thaçi’ duke u premtuar zyrtarëve amerikanë të Departamentit të Shtetit, por edhe vetë zotit Grenell gjatë një mëngjesi të gjatë pune vjeshtën e shkuar, se ai, Rama do të mbështeste plotësisht çdo qëndrim a qasje amerikane, çfarëdo që të ishte ajo. Ndaj, zhgënjimi i Ramës në Parlament nuk ishte ndaj drejtësisë ndërkombëtare, por ndaj dështimit të Samitit në Shtëpinë e Bardhë, si garanci për marrëveshje për projektin e tyre, për Thaçin dhe për vetë Ramën. 

Dështimi i samitit, i marrëveshjes, i amnistimit të mundshëm, sa ishte goditje për Hashim Thaçin, ishte goditje edhe për vetë Ramën.  Ndaj, nëse do të kuptosh dridhjen e zërit të Ramës në Parlament, lexo vrerin e Baton Haxhiut kundër emisarit Richard Grenell dhe Shtëpisë së Bardhë. Të gjithë këta ishin në garë me kohën, garë që e humbën për pak orë.

Së dyti, zhgënjimi i Ramës nuk ishte vetëm për Thaçin, por edhe për veten. Kritika dhe patosi i Ramës në Parlament ndaj ‘drejtësisë ndërkombëtare’, ishte në fakt makthi i tij i ri ndaj reformës në drejtësi në Shqipëri. Muaji maj i këtij viti ka qenë muaji më i mbrapshtë për Ramën që nga viti 2011.

Opinionet e Komisionit të Venecias, 15 kushtet për fillimin e negociatave, dhe veçanërisht mbështetja që i dha ambasada amerikane (dhe ajo e BE) opozitës për reformën elektorale ishin tre goditje të forta për Ramën, që vetëm futja e tij në Shtëpinë e Bardhë mund ta ndalonte rokadën. Para pak javësh ambasadorja Kim u shpreh e shqetësuar se faktorë të ndryshëm po përpiqeshin të sabotonin reformën në drejtësi. Pavarësisht retorikës dhe propagandës, të vetmit që i frikësohen realisht reformës në drejtësi janë Edi Rama, qeveria dhe partia e tij. Të tjerët thjesht nuk kanë se pse t’i frikësohen. Për ata që nuk më besojnë, po i orientoj tek Neni 66 dhe 67 i Kodit Penal. Në Reformën e famshme në Drejtësi të miratuar në vitin 2016-2017, është sanksionuar se në mes të tjerash, ‘parashkruhen nga ndjekja penale veprat për të cilat parashikohet dënim me burgim deri në 10 vjet’. Dy veprat penale të cilat mund të kryhen nga zyrtarë të administratës shtetërore janë ‘shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘korrupsioni pasiv’.

Të dyja këto vepra, në bazë të nenit 66 të Kodit Penal nuk mund të ndiqen më penalisht nëse kanë kaluar më shumë se 10 vjet nga kryerja e tyre. Si rrjedhojë, çdo vepër penale e ‘shpërdorimit të detyrës’ dhe e ‘korrupsionit pasiv’ të kryer para vitit 2010 është e parashkruar dhe askush nuk mund të ndiqet më penalisht (përveç veprave penale të vazhdueshme, siç janë koncesionet dhe PPP). Ketë nuk na e thonë, por Edi Rama e di mirë këtë. Prandaj dhe ka shkatërruar gjithçka në përpjekje për të kapur sistemin e drejtësisë. Nëse zyrtarët e qeverive të mëparshme do të shpëtojnë për shkak të ligjit, qeveria e Edi Ramës nuk ka asnjë shpëtim.  

Edi Rama në vitin 2016, ashtu si Hashim Thaçi në vitin 2015 (me ngritjen e Gjykatës Speciale) mori flamurin e reformës duke qenë i sigurt se ai do të kishte imunitet vetë si individ. Dhe për ketë ishte i bindur, ashtu si Thaçi deri para 4 ditësh. Më 25 maj kartat u përmbysën në tavolinë. Jo vetëm për Hashim Thaçin, por edhe për Edi Ramën. Të dy ndjehen të tradhtuar; Rama dy herë. Nëse keni dyshime, ju ftoj të shikoni retorikën anti-administratë Trump nga media pranë qeverisë në javët dhe muajt në vazhdim.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp01/07/2020 15:09

z.Peka,z.Bejtja,zotërinj moderator. As ju dhe as kërkush tjetër, nuk ja rrisni vlerat vetes, as duke hequr dhe as duke rritur mjekrën. Ju kontriboni në portal,si gazetar të besuar nga financuesi, për të përçuar ide,interesa,politike,ekonomike, patriotike dhe kombëtare. Një opinion apo një koment çfardo nga qytetar të thjesht si puna ime, kur nuk shkel politikat editoriale dhe kur ato nuk janë fyese, nuk përmbajnë gjuhë urrejtje, rraciste, apo që nxit terrorizmin, varet nga ju ti publikoni apo jo. Edhe kur ka patur ndonji rast shumë të rrallë që nuk më është publikuar komenti unë jo vetëm nuk kam reaguar por kam analizuar veten se ku qëndron 'mospërputhja'. Vetëm se unë nuk po kuptoj se pse ka një prirje kohëve të fundit, për ta shndërruar këtë portal të ngjashëm me një portal x , ku gjithë qelbësirllëqet nga gojët e ndyra lëshohen pa 'dogra' mbi politikanë, ndërkombëtar, gazetar, qytetar etj. Cfarë i sjell të re debatit publik, interesit qytetar por edhe vetë portalit komenti i "X Ymer të heqi fiksimet për krasasi tp". Moderatori që e ka lejuar të publikohet ky koment, ndoshta i ka në familjen e tij dhe i meriton gjithçka bluan me gojën e tij të fëlliqur ky idioti i mësipërm. Ofezat mi ka borxh moderatori.

mimoza01/07/2020 08:25

Analizat e nivelit superior pga gazetari Cim Peka na nderojne si komb

x Ymerin te heqi fiksimet per krasasi tp30/06/2020 19:29

Miku im Ymer. E jema e kurvave mbetet gjithmone shtatezane. Keshtu edhe per ate. Kromozonin e se shoqes, e kan trazhguar te bijat. Ci do djemte ai. Ai si fis vec pallohet.
ps. Cimit tani duhet ti ruajne edhe mjekren. Fatkeqsisht

Elbasani29/06/2020 22:32

Bravo z.Peka !

cak29/06/2020 18:38

O krasjoti tp (mos e ke fjalën se je nga Tepelena ?)
Jam kurrioz të dij se a e zuri gjumi nipçen tënd nga pralla që i ke treguar ?

Spiro29/06/2020 17:52

Televizori Rame, interneti Rame, radio Rame, cdo rilindas Rame, Parlamenti Rame, Presidenca flet per Rame, Opozita normale kunder Rame, ambasadat Rame, Vu-çiçi Rame, Hashim Rame, Batoni Rame, Europa Rame. Dmth u be DRame. Prit te shohim edhe mediat kunder Trump e por Rame dhe po korrim fitore kunder imperializmit Amerikan. Hapni syte e mendjen o njerez, se ju mori shpirtin DRama. Thuajini stop propagandes se tij, genjeshtrave te tij dhe votojeni masivisht kunder, sepse ju jeni forca e vendit dhe jo ai.

Ymeri29/06/2020 16:50

Krasasi tp, ky nipi ishte i djalit apo i goces?

krasasi tp29/06/2020 16:23

z.Peka, një ditë po e prrallisja nipçen : Një ari ndiqte një njeri. Njeriu vrapo, ariu ndiq dhe ngushto distancën.Njeriu një përrua që i doli përpara, e kaloi mbi një tra, që bashkonte dy brigjet. Ariu nuk ruajti dot ekuilibrin dhe ra brënda. Njeriu fitoi kohë, më tej mori një motorr që gjeti në rrugë . Ariu e ndiqte, ndërkohë që motorrit ju mbarua benzina, ariu e ndiqte me inat kuksiani dhe tepelenasi,Njeriu shpejt e shpejt ,hipi në një majë pemë. Në këtë moment më ndërpret nipçja. "O gjysh, nuk të vjen keq për njeriun dhe je bër mik me ariun". Po prit o nipçe i thash. Pemën do ta bëja aq të lartë dhe njeriun, do ta ngjisja sa më lartë ,sa gurët që do qëllonte ariu nuk do arrinin aq lart. Ky z.Peka po më thotë nipçja, qënka mik me ata që i zë 'parashkrimi' dhe i vika keq për ata që janë të pa "armatosur" me 'parashkrime'?. Jo mer nipçe ju përgjigja, të 'parashkruarët' dhe të 'paparashkruarë' do dorëzojnë parat. Askush
nga politikanët dhe zyrtarët nuk e kanë shkelur ligjin për sport. Këta të sotmit janë'specialista'. E ujdisin ligjin si 'specialista'.Këta përgjegjësinë ligjore jua kanë ngecur atyre 'poshtë'. Parat ndoshta i ndajnë bashkë. Po të ishe ti gjysh gazetar, kështu do flisje në 'përgjithësi' . Nuk e di i thash.Xhaxhi Arben Malaj më i zgjuari , më i shkolluari dhe më i gjezdisuri nga anët tona, na ka kujtuar të kemi kujdes. Ai këshilloj ministrin Arben Ahmetaj të kishte kujdes, për vete dhe për familjen se mund ta paguaj me kokë çdo teprim për veprime apo fjalë që zemërojnë Zeusin. Politikanët flasin me kode. Pra (siç), kujdesi duhet nga të gjithë. Morali i 'fabulës' o nipçe, është : Kur nuk e mburrni klasën politike apo qeverinë, mos e kontestoni atë. 'Se e hani si pa dashje'.

Osumi29/06/2020 15:57

Cimi! Analiza Juaj eshte e pakontestueshme. Hyn ne nivelin e analizave te Prof. Islamit. BRAVO.

Shto koment

Denonco