Në Prishtinë si misionar i Beogradit!

Në Prishtinë si misionar i Beogradit!

Nga Sali Berisha - 28/06/2020

Miq, mediat njoftojnë se Esad Toptani i ri, duke shfrytëzuar situatën pas aktakuzës së prokurorisë së Gjykatës Speciale të Hagës ndaj presidentit të Kosovës dhe kryetarit të PDK, zotërinjve Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, do shkojë me datë 1 korrik në një vizitë blic në Prishtinë për t’i ulur në një tryezë të përbashkët apo qoftë dhe për t’i takuar veçmas të gjithë liderët e Kosovës dhe për të paraqitur veten kështu para botës ashtu siç do dhe Beogradi, si patron apo “big brother” i tyre.

Ky akt në vetvete është një sulm i ri në një ditë të vështirë ndaj Kosovës.

Miq, Edi Rama shkon në Prishtine si një provokator sepse vetë ai është sot pas Enver Hoxhës sinonimi më i shëmtuar i përçarjes kombëtare.

Për kujtesë:

1-Edi Rama në shtator të vitit 2013, ende pa marrë votëbesimin në parlament dhe pa bërë betimin si kryeministër, shkon fluturimthi në Prishtinë dhe në fjalën e tij përçarëse në parlamentin e Kosovës detyroi të braktisin sallën e tij deputetët e LDK, partisë politike që themeloi shtetin e Kosovës.

2-Edi Rama gjatë këtyre 7 viteve ka ofenduar dhe sharë me gjuhën e një halabaku ordiner pothuaj çdo udhëheqës politik të Kosovës për motivin e vetëm se ata nuk kanë pranuar të mbështesin shërbesat e tij ndaj Beogradit ose kanë reaguar ndaj deklaratave të tij kundër Kosovës dhe qëndrimeve të lidershipit të saj.

3-Ai është njeriu që për llogari të Beogradit ndezi në mënyrë të pabesueshme midis Tiranës dhe Prishtinës luftën e ftohtë për t’i dhënë mundësi padronit të tij që liderët dhe shqiptarët e Kosovës t’i paraqesë si “shqiptarci” të ligj, si njerëz që kanë zbritur nga mali dhe që janë “dru me pre” në kontrast me “albanci” të mirë të Tiranës, me të cilët “nema problema” dhe se me ta mirëkuptohemi mirë e bukur.

4-Edi Rama apo Zografi Bis është kryeministri i vetëm në botë që ka ngritur padi në gjykatë kundër kryeministrit të një vendi tjetër siç ka bërë ai kundër ish-kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

5-Edi Rama alias Esad Toptani i Ri është njeriu që promovoi së bashku me Miladinin shqipfoles dhe Baton Stanishiqin, madje duke e paraqitur edhe si të tyre, projektin e Vuçiçit për Serbinë e Madhe me “shkëmbim territoresh”, vetëkuptohet sipas rregullit të ujkut dhe qingjit.

6-Edi Rama pas dështimit të turpshëm historik në Samitin e Berlinit të projektit të Serbisë së Madhe “me shkëmbim territoresh”, de fakto ndarje të Kosovës, me urdhër të padronit të tij do firmoste projektin e ri të Serbisë së Madhe, traktatin famëzi të Novi Sadit me 720 nene, me të cilin Aleksandër Vuçiç fshinte nga harta republikën e Kosovës dhe perfshinte Shqipërinë si një republikë të re të Mini apo Jugosllavisë së re.

7- Ai edhe para firmosjes së traktatit famëzi të Novisadit është njeriu që fliste për autostradën Nish-Durrës sikur Prishtina nuk ekziston si epiqendra e këtij aksi që tejshkon Kosovën nga kufiri me Shqipërinë në kufirin me Serbinë.

Këtë “harresë” të qëllimshme e bënte sepse ia kërkonte padroni i tij Vuçiç për të cilin Prishtina nuk ekzistonte si kryeqytet i një vendi të pavarur.

8- Pas firmosjes se traktatit antikombëtar të Novisadit, Zografi bis së bashku me padronin e tij pozoi dhe vendosi në FB e tij, por edhe në tekste shkollore për promovim hartën e Mini Jugosllavisë de fakto Serbisë së Madhe, në të cilën Kosova nuk ekzistonte si shtet i pavarur.

9- Për të shitur projektin e ri të Serbisë së Madhe, Vuçiç me Edi Ramën organizuan në Tiranë samitin antishqiptar të nismës së Mini Jugosllavisë, në të cilën shndërruan Tiranën në kryeqytetin e sulmeve më të egra kundër Prishtinës.

Tani që është diskretituar përfundimisht para botës, por ”shyqyr që ra ky mort e u pamë”, ai me vizitën e tij blic në Prishtinë përsëri në dëm absolut të Kosovës, kërkon të paraqitet si “big brother” për interesa të Vuçiç dhe për Perëndimin si njeriu që “lëviz telat në Prishtinë”. Në të dy rastet ai synon të dëmtojë rëndë Kosovën, përfaqësimin e saj ndërkombëtar si shtet i pavarur.

Miq, meqë Edi Ramës këto kohët e fundit i kanë hyrë në shpirt fantazmat e tragjedive të Shekspirit, po i rikujtoj me këtë rast dy vargje të gjeniut të pavdekshëm që i përshtaten plotësisht vizitës së tij blic në Prishtine: “ti shpirt katran, shpirt i mekatës ç’tu desh që erdhe në mes të natës”!

Duke përfunduar, dua t’i them me këtë presidentit të serbomadhisë, Aleksandër Vuçiç, se loja jote me argatë shqipfolës si Zografi Bis, Miladini shqipfolës dhe Baton Stanishiqi është lojë e rrezikshme, por kryekëput e dështuar.

Sikunder dua t’i përsëris edhe njëherë Esad Toptanit të ri se për aktet e tradhtisë së lartë kombëtare, qëndrimet armiqësore ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar, të pret fundi i tmerrshëm që historia u rezervon tradhtarëve të kombit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Tags

Komentet

N30/06/2020 12:47

Ne rast se është siç thoni ju perse udhëheqesit serb bejnë homazhe ke varri i Esatit????

Auror30/06/2020 00:57

Shkrimi i demokratit te madh doktor Sali Berisha per problemin aktual eshte nje sherbim atdhetar per Kosoven sot, por mjerisht i gabuar nga pikepmja historike lidhur me komandantin trim e shpetimtar Esat Pashe Toptanin e perfolur nga enveristet. akademyket Luan Omari, dhendri tij Pullumb, me sakte, Sora Xhufi e bukeshkali Milo filogreku i pandreqshem.
Lexoni doktor librin e mrekullueshem te analistit Ilir Ikonomi me dokumente arkivore.
Megjithat shkrimi i doktor Berishes eshte me vlere per shqiptaret qe e duan Shqiperine dhe Kosoven. Rrofte Sali Berisha!

Kryeminister rame vucic bergovic cubrollovici 28/06/2020 23:04

Ky shkrim e shtyn drejt vetevrasjes tradhetarin gjenetik. Misioni yne eshte jo vetem te mbrojme trojet nga larvat serbo shqiptare, rame-cic, thac-cic dhe haxhi-cic por dhe ti bashkojme ato ne nje trup te vetem.

kuti 28/06/2020 16:47

Te lumte dora z. Berishe! Ketij anti shqiptari te shitur tek serbet, thjesht per inat te popullit qe e ka vjelle, duhet ti tregohet vendi sa me pare! Ndyresire si ai vete, nuk ka! Kuveron me shqipen siç kurveron me rrenat: "Nuk jam me i miri thote, por me te mire se une nuk ka" Une i them po ,mire more kbk, si nuk paska me te mire se ti, kur ti nuk je me i miri?!

Arber28/06/2020 14:45

Degjova ne nje interviste te Enver Bytycit se ne 2011 Qeveria Shqiptare dhe Kryeministri Berisha pergatiten me ekspert nje kundershti per raportin e Dick Marty-it por vendi u fut ne krize nga 21 Janari dhe u bllokua kjo levizje. Cudi , te ben te mendosh shume per ate ngjarje !?

Daj Jaku28/06/2020 14:20

Histori e shkruar jo nga skota e "historianëve" tip Milo Xhufi.
"Për kontributin e Esad Pashë Toptanit në Luftën Osmano-Greke Porta e Lartë e shpërbleu me urdhërin Osmanije të Klasit të Dytë dhe pak më vonë ai u bë gjeneral-brigade. Esad pashë Toptani për shërbimin e tij në Frontin e Lindjes si aleat i Antantës, u dekorua me titullin Oficer i Legjionit të Nderit, dhe me Kryqin francez të Luftës".

Historike
"Për t'u varrosur pranë ushtarëve, kundër të cilëve luftoi në Shkodër dhe dy vjet më vonë i ndihmoi të shpëtonin nga katastrofa e plotë. Por argumenti i varrit përdoret në valët e pasioneve për ta akuzuar si tradhtar".
Kaq pak nga historia për ta hedhur në halé krahasimin nga Saliu të Edvin/krim/hajdut/tradhëtar/Dramë me një nga figurat e mëdha të historisë Shqipërisë, të Pashait të Madh Shqiptar.
Mjeku Sali Berisha, komunist, injorant i historisë, sa i përket Esad Pashës, përsërit shpifjet dhe baltosjen (shitstorm) e Enverit dhe bandës së tij. Helbete Saliu historinë e shkruar nga Enveri ka mësuar. Le të thotë Saliu vetëm një meritë sado të vocërr të Edvinit në favor të Kombit. Ndërsa Esadi, me largpamësinë e tij, në luftën e parë botërore e bashkoi Shqipërinë me Antantën (e cila fitoi luftën). Ky veprim e uli Shqipërinë në tryezën e fituesve, duke konsakruar kështu pavarësinë e shtetit të sapokrijuar të lirë. Esadi bindi ambasadorin amerikan në konferencën e paqes qe Shqipëria të mos bëhej protektorat i Italisë, etj etj etj... Pa harruar asnjë çast mbrojtjen heroike të Shkodrës të rrethuar nga malazezët. Mos e nxi më tej fytyrën o Sali komunisti duke përdhosur Esadin e Madh, duke e krahasuar me qenefin e AnetTaqit. Të këshilloj doktor ta studjosh me imtësi figurën e Esad Pashës në kontekstin e periudhës historike të asaj epoke, jo nga komentet dhe shkrimet e historikëve të Enverit por nga studimi i imtë i arkivave. Ka ardhur koha ti jepet pozicioni që i takon Pashait në historinë e Shqipërisë, pa u influencuar nga MiloXhufrat.

Daj Jaku28/06/2020 14:19

Skrapari28/06/2020 13:43

Kombi shqiptar ka nxjerre ne kohet moderne vec dy BURRA te nderuar politikane te klasit te pare, qe jane nderi i kombit: SALI BERISHEN dheIBRAHIM RUGOVEN.

Antirilindas28/06/2020 12:59

Zoti Berisha, ju rekomandoj të lexoni libri e gazetarit të zërit të Amerikës Ilir ikonomi, dhe do të shikoni që Esat Pasha, jo vetëm që nuk është ashtu si e mbani ju dhe shumë të tjerë, por përkundrazi ka dhënë më shumë kontribut për Shqipërinë se Ismail Qemali.

Sehiri28/06/2020 12:29

Rrofsh doktor!

Shto koment

Denonco