Loja e pistë politike e rilindësit, kufiri dhe mesazhi i Evropës për shqiptarët

Loja e pistë politike e rilindësit, kufiri dhe mesazhi i Evropës për shqiptarët

Nga Bujar Nishani - 27/06/2020

Bashkimi Evropian ka vendosur të mos e lejojë hyrjen e qytetarëve nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut edhe pas datës 1 korrik 2020 në BE.

Arsyetimi i këtij vendimi, për shkak të raportimeve që bën qeveria ndaj COVID—19. Por qartazi ky është një mesazh ndaj qytetarëve shqiptarë që në fakt janë ata që vuajnë pasojat.

Jo shumë kohë më parë kam denoncuar dhe paralajmëruar rrezikun serioz që i kanoset qytetarëve tanë për të humbur të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza në Evropë.

Një e drejtë e fituar pas një izolimi shtazarak prej regjimit komunist dhe pas një pune e përpjekjesh të jashtëzakonshme për të arritur kriteret dhe standartet e kërkuara.

Vende të mëdha të Bashkimit Evropian, në mënyrë të përsëritur kane paralajmëruar rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë.

Krimi i organizuar, korrupsioni skandaloz, shkatërrimi i institucioneve të shtetit, vjedhja e zgjedhjeve, kthimi në një sistem politik pa pluralizmin dhe orientimi shpesh drejt interesave politike lindore, të gjitha këto prej qeverisjes së ri-lindsve po kërcënojnë të rikthejnë izolimin e shqiptarëve.

Natyrisht COVID-19 nuk ka të bëjë me këto shqetësime në rritje. Por rasti i reagimit evropian ndaj Shqipërisë për moshapjen e kufijve të saj edhe pas 1 korrikut është një përgjigje e qartë ndaj lojës “së pisët” të krye-rilindsit me këtë fatkeqësi natyrore në kurriz të shqiptarëve.

Fshehja e situatës së vërtetë, refuzimi për testime masive, komedia tragjike qeveritare me shkaqet e humbjes së jetës të shumë shqiptarëve, këto në pikun dhe fazën më agresive të virusit, na u kthye papritur në situatë me përhapje më masive, me numër më të lartë të infektuarish, me raste vdekje më të shpeshta, tani kur në të gjithë Evropën parametrat e COVID janë të gjithë në nivele minimale, kur arsyetimi shkencor e profesional mjekësor konfirmon dobësimin e virusit.

Loja “e pistë” politike e rilindsit, i tmerruar nga reagimet masive qytetare kundër hajnisë, korrupsionit, varfërisë, tradhtisë e tejkalon dhe kodin e njerëzisë në raste fatkeqësie.
Evropa ja ktheu reagimin me atë që meriton rilindsi mashtrues!

Me të drejtë secili prej nesh në këtë rast do të reagonte duke konsideruar se pasojat e këtij vendimi i vuajnë qytetarët e thjeshtë dhe jo mashtruesi!

Qytetarët e humbasin mundësinë të shkojnë e të vijnë tek të afërmit e tyre, nevojtarët e kanë të pamundur të shkojnë për kurime mjekësore, studentët humbasin shansin e shkollimit, bizneset pamundësojnë tregtinë e kështu me radhë ....

Në emocion të parë, po! Ajo ashtu duket ! Por në logjikën e ftohtë mesazhi është vërtet për shqiptarët. Esenca e këtij mesazhi vjen për kthjellimin e mendjes dhe gjallërinë e nervit të shqiptarëve.

Largoni mashtruesin! Shpëtoni nga keqbërësi !

Shqiptarët dhe vetëm shqiptarët mundet të ndreqin punët e tyre dhe të largojnë “dreqin nga djepi” që duhet të tundin!

© SYRI.net

Lexo edhe

Tags

Komentet

Skrapari29/06/2020 14:53

Per komentuesin "vlonjati". Menyra si komenton me ben te mendoj qe njerez injorante si ty jane me shumice ne ato treva. Keqardhje.

kuti28/06/2020 16:33

O liu, mos u mer me politike se nuk ja thua! Zvjedhjet nuk i njohu evropa por disa funksionare te te saj te blere nga doçi ! I jnohu e para llull opoziçka; e kur i njeh opoziçka do i njohe edhe evropa! Dhe kur keto u johen pse te mos te njiheshin edhe zvjedhjet moniste! Pra or mik gomarin e nxjerr i zoti nga balta! Te gjithe popujt e tjere i zgjidhin vete problemt nuk ja zgjidh evropa! Nuk sillet nje popull si femija qe shkon e ankohet tek mesuesja (Evropa) sepse nje shok i klases e ka ngacmuar! Tung!

Vlonjati28/06/2020 09:12

O Jari, po rri more djale urte. Nuk kupton nga keto gjera ti. Jane te thelle per ty, mbytesh. Shko bej nani-nani, te rritesh...

Ghedi28/06/2020 06:06

Si gjithmone fajin shqiptaret!!
Po ne fakt shtetet e madha kane ndikuar negativisht , Franca , Anglia , Spanja , dhe " miqte tane" greket bashke me hollandezet dhe danezet qe asnjehere nuk na kane dashur dhe gjithmone na nxjerrin pengesa.
Ne ja veme fajin qeverise ,jo se ska faj jo por jane keto shtete qe na pengojne historikisht qe prej 100 vitesh

Edlir Rameta27/06/2020 17:46

Nuke e di nga cili burim e ka mare ish presidenti Bujar Nishani informationin se Shqiperaret, Boshnjaket dhe Maqedonasit nuk do lejohen te udhetojne ne zonen science?!Sepse portali kryesor zyrtar i BE ka postuar nje list ku vendi yne lejohet te leviz ne zonen schengen prej dates 1 korik. Mund te konfirmohet lehtesisht. Klikon EU BORDER dhe do gjeni info per levizjen ne zonen schengen.

liu 27/06/2020 15:59

Ca faji kan shqiptaret. Ja u bone zgjedhjet lokale vjet me nji parti. nuk shkun as 10 % evropa ja njohu. kush osht fajtori ktu.

Shto koment

Denonco