Taksa e sheshtë, e vetmja rrugë ndaj krizës së Ramavirusit

Taksa e sheshtë, e vetmja rrugë ndaj krizës së Ramavirusit

Nga Jorida Tabaku - 15/06/2020

Në cilindo cep të Tiranës të pyesësh apo takosh biznese do të tregojnë të gjithë një listë të gjatë ankesash dhe shqetësimesh. Aq e thellë është kriza saqë edhe bizneset në qendër dhe zemër të Tiranës ankohen për tatimorë xhambazë që u vijnë me gjoba në dorë, për klientë që nuk shpenzojnë më si dikur, për një shtet inekzistente që i ka mbushur në taksa.

Përditë e më shumë, kriza thellohet ndërsa vendi vuan pasojat e një virusi që prej 7 vitesh e torturon dhe pengon të zhvillohet. RAMAVIRUSI është pengesa për çdo sipërmarrje, politikat e tij fiskale dhe ekonomike kanë pamundësuar mundësinë e kryerjes së biznesit. Gjatë gjithë periudhës së pandemisë bizneset në rrugën e Saraçëve dhe më tej janë lënë në harresë, askush nuk i sheh apo nuk i pyet për situatën e tyre. Mbijetojnë pasi një pjesë nuk kanë për të paguar ndonjë qira, të tjerët shtrëngojnë dhëmbët dhe po hedhin në treg çfarë mund ë kenë mbledhur.

Qeveria ndërkohë krenohet se merr borxh jo për të ndihmuar bizneset por për të ndihmuar oligarkët. Qeveria Rama i fut në borxh shqiptarët jo për të lehtësuar krizën por i thellon më tej në skamje për të sponsorizuar monopolet. Prandaj alternativa ndaj çoroditjes së politikave të taksave të larta, tarifave pa fre, humbjes së të ardhurave si pasojë e një tregu të monopolizuar është vota për opozitën.

Taksa e sheshtë prej 9% është reale dhe e prekshme. Një mundësi për sipërmarrësit dhe qytetarët që të kenë më shumë para në xhepin e tyre, të konsumojnë më shumë dhe të investojnë më shumë në biznesin e tyre. Ajo është e vetmja rrugë për të përballuar krizën 7 vjeçare që RAMAVIRUSI ka degdisur biznesin në Shqipëri. rruga për të rritur punësimin dhe për të rikthyer sytë e shqiptarëve në vend.

ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Selman Dervishi-Mani,USA.poet16/06/2020 21:55

Taksa e sheshtë,e vetmja rrugë ndaj krizës së Ramavirusit;praksa e preshtë,e ngItmja vrugë
vraj dramazhbirusit;ahiii,kriza e Ramavirusit dhe mriza Hashakrimusit;haaaj,shtiza dramavirusi
edhe pashakrimusi;duke gërryer,kukë shkrryer;gjak o shpirt të Shqiptarisë;auh,prag o hirt prek
shkripkavrrisë;për këso tragjedie,të tradhëtarisë;gjër pëso pragjegrie,zër barëbarisë;ouuh,të na
mallkojë,ahiii,të na shkallmojë;edhe lisat e malevë;edhe plisat e idealevë,më larta,më t'zjarrta,
më të flakëta;si flakadane,shi oj Dradanë;ou heeej,or shkabë,oh bobe;si dhe,moj gjenë tokë,oj
nenë lokë;athua vallë,këta batakzi;hata baltakgri;tenojnë për të shitur,kërkojnë për t'rrëshqitur,
edhe gjirin e nënë,or hirin e gjenës;mbarë kombëtare,ah,horreee;mbarë Shqiptare!!Mani,USA.

Shto koment

Denonco