Opozita e bashkuar, tmerri i rilindjes!

Opozita e bashkuar, tmerri i rilindjes!

Nga Dritan Kaba - 14/06/2020

Për listat e hapura dhe kundër koalicioneve paska dale edhe ortaku i Lymit!

Adnorin pasi e përdori për të provuar ndryshimet sipas tekave të Ramës për ndryshimet e betimit te gjyqtarëve të Kushtetueses tek Lana dhe pasi hodhi shashkën për ndryshime të tjera të Ramaformës në Drejtësi, por ta bërë Drejtësia sipas Ramës, tashmë bën sërish kllounkaragjozin i del në krah Lymit!

Në fakt e kuptoni se kush i do ndryshimet sipas midesë së Rilindjes. Rama është ai që e lëshon këtë të lehë!

Të tmerruar nga masat e marra nga ndryshimet që janë propozuar Këshilli Politik me ndihmën dhe asistencën ndërkombëtare për garantimin e mosmbushjes së kutive dhe të moslejimit të kapjes se komisioneve të qendrave të votimit dhe atyre të numërimit nga ushtarë të Rilindjes, në Kodin Zgjedhor tashme duan t'i zhbëjnë ato!

Forca e Opozitës së Bashkuar i ka futur frikën në palcë dhe humbja e këtyre autokrateve dhe hajduteve të paskrupullt është më se e sigurtë!

Llogaritë elektorale nuk iu ndryshojnë as 'Libra’-t e reja të sponsorizuara me para oligarkësh!

Llogaritë nuk i dalin as lirimet e krimineleve nga burgu. As paratë e drogës dhe të koncesioneve nuk e ‘mbushin’ hendekun e krijuar mes kësaj kasta kriminale dhe votës popullore!

Ndaj po provojnë të gjitha manovrat për të mos e votuar në Parlament dakordësinë e Këshillit Politik, i cili ka edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve!

Lojërat e Rilindjes me të shitur apo të blerë, me individë që nuk kanë asnjë moral apo me ‘shoqëri civile’, që mbahen në këmbë nga paratë e oligarkëve nuk do mund të shmangin humbjen e merituar të Qeverisë antikombëtare të Rilindjes.

Askush nuk mund t'i mbrojë dot nga vota e popullit dhe drejtësia që i pret pas saj!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku14/06/2020 14:14

Lojërat e Rilindjes me të shitur apo të blerë, me individë që nuk kanë asnjë moral apo me ‘shoqëri civile’, që mbahen në këmbë nga paratë e oligarkëve.... Jam shumë dakord me këtë shprehje të gazetarit. Por.... cilët janë këta individë pa moral, të shitur e të blerë? Kush i vuri këta individë në listat për deputetë? A ka dhënë llogari diku listëhartuesi, a ka bërë të paktën autokritikë për futjen e të pamoralëve në lista deputetësh? ... Së fundi kush na siguron që po ai apo ata listëbërës do kenë vu men dhe do bëjnë tashmë lista për deputetë me persona të moralshëm?

Shto koment

Denonco