SEKTI RAMA ‘feston’ ditëlindjen e 29-të të PSSH

SEKTI RAMA ‘feston’ ditëlindjen e 29-të të PSSH

Nga Kastriot Islami - 12/06/2020

SEKTI I KORRUPTUAR DHE KRIMINAL

Rilindja është një organizim SEKTAR. Rilindja s’është ideologjikisht socialiste. Ajo s’është klasikisht politike. Ajo nuk përfaqëson interesat e qytetarëve dhe të publikut. Rilindja është përfaqësuese e interesave të një grupi të ngushtë individësh që “partinë” dhe qeveritë e dalë prej saj përmes interesave të korrupsionit, të lidhjeve me krimin e kriminelët e trafiqet e trafikantët, duke aplikuar të gjithë metodat sektare dhe mënyrat perverse të mashtrimit e gënjeshtrave. Rilindja s’është transparente sepse bazohet në demagogji, mashtrim, gënjeshtra. Rilindja është arrogante, cinike, fyese, banale.

Qeverisja e Rilindjes s’është qeverisje demokratike përderisa drejtohet nga një kupolë oligarkike, kriminale e klienteliste që përfaqëson vetëm interesat e një pakice, të kupolës së saj drejtuese.

Parimet e ndërtimit, strukturimit dhe drejtimit të saj janë tipike të një SEKTI, prandaj shkurtimisht ajo mund të cilësohet një QEVERISJE SEKTARE apo QEVERISJE e KORRUPTUAR E KRIMINALE një SEKTI. Struktura e këtij SEKTI përcaktohet nga 3-shtresa dhe 5-Grupe. 

3 SHTRESAT KRYESORE TË SEKTIT RAMA

SHTRESA e “TRASHËGIMTARËVE DHE PINJOLLËVE”: Konkretisht bëhet fjalë për rikthim pervers të trashëgimisë së kaluar të praktikave autoritare e veseve negative autoritare, por fillimisht më qartë e më tej në mënyrë më të maskuar edhe përmes zotërimit të disa posteve kyçe e të larta drejtuese nga individë të lidhur ngushtë me ish-regjimin, më konkretisht nga ish-përfaqësues të lartë e të mesëm (ndoshta të paimplikuar dikur drejtpërdrejtë në “mëkatet” e ish-regjimit) të nomenklaturës puniste, dhe vendosje në pozicione të rëndësishme drejtuese të pinjollëve të ish-nomenklaturës shumë të lartë të regjimit të kaluar. Përmes kësaj përbërëseje, SEKTI ka synuar të ruajë dhe forcojë strukturën e përfaqësimit të ngritur për 50 vitet para vendosjes së demokracisë, që mbi të gjitha do të shërbente edhe për “rilindjen” e praktikave e sjelljeve autoritare, por në forma të reja dhe të maskuara me veshje demokratike-perëndimore. Me ndryshimet qeveritare në mandatin e dytë, pavarësisht ngjyrës prej “anonimati” (njerëz që s’i njeh askush dhe pa asnjë aftësi, meritë e kontribut në pas vitet ’90) kjo përbërëse është ruajtur me fanatizëm ndonëse e maskuar në ekstrem…

SHTRESA e “INTERESAVE OLIGARKIKE E BANDITESKE”: në aspektin ekonomik e financiar, bëhet fjalë për strukturimin e interesave oligarkike dhe ngritjen e një klientele individësh të pasur e “të fortë”, deri me rekorde kriminale, nga politika, biznesi dhe media. Kjo përbërëse garanton lidhjen e Sektit më krimin dhe kriminelët, me trafiqet dhe trafikanët dhe me biznesmenët e manjatët. Kjo përbërëse do t’i duhej SEKTIT për ta garantuar sponsorizimin financiar dhe garantuar prioritetin pasuror e financiar ndaj kundërshtarëve të brendshëm e të jashtëm, por edhe për të pasur në veprim në çdo moment “shtetin paralel” të të fortëve që veprojnë për të blerë votat, kërcënuar votuesit dhe frikësuar kundërshtarët politikë e ekonomikë si dhe opozitën.

SHTRESA E PERVERSËVE: Në aspektin e etiketës/reklamës, por mbi të gjitha në funksion të krijimit të një “rezervuari” për furnizimin e qeverisë e të administratës publike me burime njerëzore, janë përdorur shumë individë atipikë, veçanërisht  perversë të ish-Mjaft e G99. Kjo përbërëse i ka shërbyer SEKTIT për t’u shfaqur “modern e bashkëkohor” në sytë e ndërkombëtarëve e të rinjve dhe për t’iu shitur atyre me prirje liberale e “ekstravagante perverse”. Anëtarë të kësaj shtese, me kalimin e 7 viteve të qeverisjes, janë promovuar gradualisht duke zotëruar postet drejtuese të Rilindjes, të qeverisë së dalë prej saj dhe po marrin drejtimin e bashkive kryesore të vendit. Kjo shtresë është përdorur për t’i dhënë ngjyrën e “anonimatit” edhe Rilindjes edhe qeverisë së saj… ndonëse disa prej tyre janë “nipa-pinjollë” apo “nipa/pinjollë-oligarkë”… 

5-GRUPET KRYESORE TË SEKTIT RAMA

POLITIKANE TE KORRUPTUAR me pasuri të dyshimta që kontrollojnë Rilindjen, Kuvendin, institucionet kryesore kushtetuese ose në përgjithësi shtetin, biznesin privat, median, gjyqësorin, shoqërinë civile e tjerë; 

BIZNESMENE TE PASURUAR NE MENYRE TE PALIGJSHME DHE/OSE KLIENTELISTE me leje ndërtimi, përmes privatizimit të aseteve publike, me pronat e fondet publike, përmes koncesioneve e PPP-ve në lidhje të ngushtë klienteliste, korruptive e shpesh kriminale me politikanët-oligarkë; 

PËRFAQESUES KLIENTELISTE TË MEDIAS, apo siç quhen ndryshe MANJATË TË MEDIAS, aktivë në politikë, që kanë ngritur perandoritë e tyre mediatike apo janë pasuruar përmes bizneseve përfituese të pronave e fondeve publike dhe përmes lidhjeve klienteliste me politikanët oligarkë; 

ISH-ZYRTARË TË LARTË, të pasuruar nga përfitimet në poste lukrative të tilla si agjencitë e privatizimit, dogana, tatime, prokurori, sistem gjyqësor, polici, e tjerë; një pjesë e të cilëve pas vitit 2005 me ardhjen e Ramës në krye të Rilindjes, janë bërë deputetë, kryetarë të bashkive, drejtues në poste kyçe të administratës publike, përfitues kryesor të fondeve publike, koncesioneve e PPP-ve.

INDIVIDË ME REKORDE KRIMINALE, të konsideruar si “material” lidhës i amalgamës oligarkike, që kanë kryer krime të tmerrshme në vendet perëndimore. Pas vitit 2005 e në vijim një pjesë e madhe e tyre janë bërë deputetë, kryetarë të bashkive dhe drejtues në poste kyçe të administratës publike.
Shënim: Kjo strukturë dhe përbërje shpjegon gjithçka. Blerjen e votave. Kërcënimin e votuesve. Lidhjen e shtetit me krimin, me klanet mafioze, me sjelljet perverse. Drejtimin korruptiv dhe klientelist. Lidhjen korruptive shtet-krim-biznes-media. Të gjithë emërimet tipike sektare e klienteliste. Mbrojtjen që i bëhet anëtarëve të kupolës dhe pastrimin permanent nga kundërshtarët. Goditjen dhe eliminimin e kundërshtarëve politikë. Lidhjet dhe marrëdhëniet e komprometuara me zyrtarë të lartë dhe/ose përfaqësues të vendeve apo institucioneve ndërkombëtare…

DEGJENERIMI, KALBËZIMI DHE SHPORRJA E SEKTIT 

Fundi i Sektit Rama, që prej rreth 20 vjetësh është prezent në politikën shqiptare, dhe prej 7 vitesh në qeverisjen e vendit, nuk do të jetë i largët dhe gjasat janë se ai do të jetë i tmerrshëm. Ai më shumë gjasa do të shporret nga qytetarët shqiptarë pa pasur asnjë shans të largohet normalisht siç ka ndodhur me të gjithë qeverisjet e mëparshme. 
Për më tepër, vendi nuk do të mund të gjente qetësi e stabilitet pa ndëshkimin e Kupolës së Sektit dhe konfiskimit të pasurive të shumicës së tyre. Shenjat e para janë “shpresëdhënëse”, shumë anëtarë të kupolës së saj ose janë larguar nga postet politike për “rekorde kriminale”, ose janë duke u përballuar në procese gjyqësore me akuza për lidhje me mafien, ose dosjet e tyre korruptive e lidhjet me krimin e organizuar e trafikantët presin në dyert e SPAK e BKH.
Rama në krye të këtij Sekti, me fillesat në 1998, ka drejtuar prej 11 vjetësh Bashkinë e Tiranës, prej 15 vjetësh PSSH dhe prej 7 vjetësh qeverinë e vendit, pra për më shumë se 20 vjet ka qenë ilegalisht dhe legalisht prezent në politikën shqiptare. 

Në periudhat 2013-2017 e 2017-2020 Rama do të sundonte vendin në formatin e QEVERISË së Rilindjes, duke shënuar njëkohësisht fillimin e fazës së Degjenerimit të këtij Sekti, në 2017 me marrjen i vetëm të “tepsisë e timonit” së qeverisjes dhe kalimin në fazën e Kalbëzimit e Shpërbërjes pavarësisht maskës së “anonimatit” që Rama është përpjekur t’i japë fasadës së saj. 

Nuk ka asnjë dyshim se mandati i dytë mund të cilësohet si periudhë e fillimit të Kalbëzimit të tij për t’u shporrur në zgjedhjet e ardhshme me neveri e turpërisht nga qytetarët së bashku me bandën e tij të rilindasve si askush tjetër më parë në këto 29 vjet nga drejtimi i vendit. 

Rilindja do të mbahet mend në këtë “ditëlindje” të 29 të PSSH si grupimi më i rrezikshëm dhe më i urryer në këto 29 vjet, i cili do të duhet kohë të shuhet krejtësisht duke anihiluar çdo mbetje apo metastazë të tij. Si një Sekt që ka krijuar një urrejtje ekstreme në pjesën më të madhe të qytetarëve të Shqipërisë duke tentuar ta varfërojë, nënshtrojë, poshtërojë dhe detyrojë të emigrojë nga vendi. Por edhe si një Sekt shumë i rrezikshëm për integritetin e Kosovës dhe stabilitetin e rajonit që për hir të pushtetit personal të Edi Ramës i ka ngulur thikën pas shpine jo vetëm interesave mbarëshqiptare, por edhe stabilitetit e sigurisë rajonale si dhe partnerëve strategjikë të Shqipërisë.
Ky Sekt është ideuar e drejtuar nga Rama në krye të një Klientele/Kupole, përfaqësuese e interesave i) të ish-nomenklaturës së lartë puniste e pinjollëve të saj; ii) të oligarkisë, krimit, trafiqeve e banditizmit, dhe iii) të një grupimi nepotik e shokësh me “sjellje perverse” e “shfaqje atipike” të patolerueshme për shumicën e shqiptarëve.
Drejtimi përmes këtij Sekti, pa ideologji, pa strategji e pa asnjë program zhvillimi, por thjesht me premtime mashtruese, me ushtrim dhune e kërcënimesh policore, veprime antiligjore e amorale, që ka synuar vetëm pasurimin e tejskajshëm dhe të dyshimtë të një grupi të vogël dhe varfërimin ekstrem të shumicës së shqiptarëve, ka qenë represiv e arrogant për opozitën dhe të gjithë kundërshtarët, s’ka pasur asnjë lidhje me interesat e shqiptarëve në përgjithësi, por as edhe të socialistëve në veçanti, të cilët janë shpërfillur e nëpërkëmbur po ashtu si edhe të tjerët e madje në disa raste edhe më shumë, duke detyruar një pjesë të madhe të tyre të boshatisin vendin që në mënyrë djallëzore Sekti mendon ta mbushë me “refugjatë” nga rajone të largëta të globit.. 

Për interesa të mbajtjes me çdo kusht të pushtetit, Rama dhe Klientela e tij, të fshehur pas retorikës pro-europiane e pro-euroatlantike, duke siguruar me mashtrime votat e shumë socialistëve, kanë kryer veprime që kanë rrezikuar marrëdhëniet me fqinjët e partnerët strategjikë sa herë që i është kërcënuar pushteti personal Edi Ramës. 
Ky Sekt, i mbështetur nga segmente të establishmentit global, nuk ka hezituar të komprometojë edhe zyrtarë të lartë të Brukselit dhe përfaqësues të rëndësishëm në Tiranë, që kanë heshtur për të gjithë bëmat e marrëzitë e Ramës dhe janë përpjekur të sheqerosin raportet e gjendjes së mjerueshme e të padurueshme të shqiptarëve. Më poshtë jepet shkurtimisht një përshkrim për Lindjen, Sundimin, Kalbëzimin dhe Shporrjen e këtij Sekti, që do të mbahet si më famëkeqi në historinë e Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arditi16/06/2020 19:13

O Shqiptari... profesori ka mbi 20 vjet qe jep alarmin por as ti nuk e paske degjuar.. aq me pak ti qe nuk e as bythe te shkruahs me emrin tende por akoma ne 30 vjet demokracie ke frike dhe shkruan me pseudonim... Po mire leta zeme se profesori me disa te te tjere e bene gabimin historik qe e sollne po ti me shoket e tu e te tjeret cfare bete... perse e late te vonte ne pushtet dhe perse nuk e hiqni nga pushteti.. Apo ti she disa te tjere e doni te shtruar sheshit dhe te vini me luge te madhe te ngopeni... ti dhe disa te tjere si ti duket qe jeni ose naive, ose dembele qe prisni gjera te gatshme apo kur dalin gjerat mire i bini gjoksit se i sollet ju kurse kur nuk ja dilnin dot fajin e kane te tjeret qe jua sollen dhe nuk jua heqin...njesol si Rama qe epr gjithcka fajeson saliun dhe tani qe ka rene virusi ne kryeministri fajin prap saliu e ka... o i gjori dembel stambolli qe nuk arrite te kuptosh se cfare roli ke ne demokracie... do te vuash si qen...

shqiptar14/06/2020 09:58

Një analizë e detajuar e sektit Rama që paradoksalisht ka përdhosur nocionin më të ndritur të historisë shqiptare, Rilindjen.
Para 108 vitesh , rilindasit shqiptarë , elita patriotike e intelektuale nën drejtimin e Ismail Qemalit, arritën pas 500 vitesh nën robërinë e perandorisë turke, të shpallin pamvarësinë e Shqipërisë.
Në vitin 2020, shohim një aventurier pervers politik, që në televizionin e tij privat ERTV, të tentojë ta përdhosë figurën e Ismail Qemalit, duke e paraqitur veten me sfond portretin e rilindasit të madh, edhe me truke të ndyra të pamjes për të rikrijuar portretin fizik të ngjashëm me te.
E ka përshkruar shumë kjartë z.Islami se çfarë përfaqëson sekti i ashtuquajtur Rilindje i Ramës e nuk dua të zgjatem me te.
Ajo që më shqetëson më shumë mua si një emigrant shqiptar prej gati 30 vitesh, nuk është ky sekt kriminal e pervers, sepse nuk ka shanse të mbijetojë.
E shoh më shqetësues një grupim tjetër , të majtistëve ekstremistë nostalgjikë të diktaturës enveriste e të sistemit komunist, por edhe disa mëndjeve mediokre mediatike, që duke përceptuar e simbolizuar tek Rama sistemin kapitalist, propogandojnë urrejtjen ndaj këtij sistemi.
Ka pasur e ka në gjithë botën demokratike perëndimore, një ndarje të dy grupeve më të mëdha politike ideollogjike midis së djathtës e të majtës.
E majta është idhtare e modelit socialist të sistemit shtetëror. duke propoganduar veten si mbështetese të shtresave të varfëra, por gjithmonë në kornizën e një sistemi të lirë demokratik pluralist të zgjedhjeve që përcaktojnë pushtetin
E majta europerëndimore edhe me emërtimin "socialiste", ka pranuar sistemin e konkurencës së lirë kapitaliste, në kornizën e një shteti ligjor e në përgjithësi e ka dënuar sistemin e diktaturës së proletariatit në perandorinë komuniste.
Pas përmbysje së perandorisë komuniste të Lindjes në Europë, duke u hapur "arkivoli" i kufomës së sistemit komunist, partitë e majta europerëndimore filluan ti largohen jo më emërtimit komunist, por edhe emërtimit soialist, duke e quajtur veten parti "demokratike" apo social-demokkrate.
Partitë e djathta duke ju ruajtur ndonjë reminishence me nazizmin, filluan të bëhen gjithnjë e më të moderuara.duke ju kushtuar më shumë problemeve sociale.
Hyrja në BE e vendeve ish komuniste, në njëfarë mënyre e fuqizoi raportin e forcave të majta në Europë, e tendencat ekstreme liberale të përzjera me dukuritë e politikës korruptive e deri kriminale të diktaturave komuniste të lindjes, Shqip e thënë, virusi komunist paradoksalisht filloi të përhapej në perëndim, pikërisht pas shembjes së sistemit komunist në lindje.
Në shtetet e fuqishme perëndimore, si pasojë e politikave libderale, emigracionit të pakontrolluar, e "solidaritetit" me popujt që vuajtën komunizmin, pati një rënie të dukëshme të nivelit të jetesës. Ky realitet bëri që në popujt e vendeve perëndimore, të mbështeteshin forcat e "reja" të ekstremit të djathtë.
Çuditërisht në Shqipërinë që vuajti modelin më të egër të diktaturës komuniste, modelin stalinist deri në vitin 1992, nuk kemi asnjë grupim të fuqishëm të ekstremit të djathtë, por e kundërta.
Si forca "të reja" politike që do të sjellin ndryshimin, konsiderohen nostalgjikët e sistemit enverist, apo më saktë armiqtë e sistemit kapitalistë, dhe pse ?
Sepse qeverisjen e korruptuar e anarshiste të Ramës e shohin si modelin e kpitalizmit
Ky grupim ka luajtiur një rol tepër negativ në shoqërinë shqiptare me një nivel të dobët të përceptimit të demokracisë, duke ndarë një pjesë të madhe të elektoratit si abstenues.
Është pikërisht propoganda e këtij grupimi që në mënyre hileqare bën përgjithësimin se e tërë politika shqiptare , e majtë dhe e djathtë janë njëlloj "të gjithë banditë".
Është pikërisht kjo propogandë hileqare e së majtës ekstreme, që njëson kapitalizmin mafioz të sektit të Ramës, me kapitalizmin demokratik të shtetit ligjor, që ja zgjati jetën karrierës politike të aventurierit Rama.

Ishin zgjedhjet lokale një partiake të 30 qershorit, që e vërtetuan më saktë këtë realitet..
PS nën dhunën e "rilindasit" Rama, nuk arriti të fitojë më shumë se 18% të elektoratit shqiptar.
Sepse veç elektoratit të opozitës, në këto zgjedhje nuk hynë edhe qytetarët e çorientuar nga propogandat se Shqipëria është bërë më keq në këto 30 vitet e fundit, sesa kur ishte 47 vite në diktaturën më të egër komuniste në Europë.
E kisha miratuar idenë e një dajli të ri "pedagog" Endri Shabani si një ide demokratike të mbështetur nga "50 mijë firma", që Shqipëria të ketë një sistem zgjedhor që tju a mundësojë qytetarëve të zgjedhin vetë deputetët e jo këta të përcaktohen nga liderët partiakëë
Por jam neveritur kur e kam dëgjuar në një emision të Opinion të Fevziut, ku doli me idetë e tij marksiste që cilindo biznesmen apo kapitalist e quante bandit e hajdut që "vjedh djersën e popullit"
Pra ky djalosh "pedagog" vazhdon të jap leksione të marksizëm-leninizmit , në vitin 2020 në unierstetet shqiprtare, njëlloj si në vitet 70-80 të shekullit të kaluar.
Është njëlloj sikur në universitetet gjermane të propogandohet hapur nazizmi.

Shqiptari12/06/2020 17:54

Po mir more i nderuar profesor ,mos edhe ju kini nga pak gjynah qe e sollet ne krye te ps kete bastard ,qe vetem deme i ka sjell shqiptareve dhe shqiperise ,ju dhe figurat e tjera te ps nuk e kundershruat kanditaturen e ketij soj sorrollopi ketij shushunje ,dhe tani degjojani pordhet.

Shto koment

Denonco