Ç’po ndodh tek ne me pandeminë e COVID-19?!

Ç’po ndodh tek ne me pandeminë e COVID-19?!

Nga Sali Berisha - 12/06/2020

Në Shqipëri, ajo që u shpall si piku, kulmi i pandemisë në fund të marsit dhe fillimin e prillit, ishte piku, kulmi mashtrimeve dhe manipulimeve me shifrat e rasteve te infekuara, numerin e testimve, zbulimin dhe izolimin e vatrave te infektuara dhe vdekjet nga covid19.

Ndryrja ekstreme e pashoqëruar me testimin e gjerë, zbulimin e “hot spote”-ve, vatrave të nxehta dhe çrrënjosjen e tyre si dhe përdorimin masiv të maskave, ishte një megamashtrim që shkatërroi ekonominë dhe favorizoi epideminë e COVID-19.

Këtë e dëshmon qartë dhe përfundimisht trefishimi këto kohë i rasteve të infektuara, 5-6 muaj pas shfaqjes së COVID-19 në Shqipëri.

Autori i kësaj praktike shkatërrimtare për ekonominë, por përhapëse për pandeminë, është një dhe vetëm një: kryeepidemiologu xhahil i Surrelit, i cili përdori në luftën kundër COVID-19 si askush tjetër në planet, tanket, gazin lotsjellës dhe sulmet brutale kundër qytetarëve dhe jo testimet, maskat dhe izolimin në qendra karantine të personave të infektuar dhe zhdukjen kështu të vatrave të nxehta.

Kjo që Shqipëria paguan sot dhe do të paguajë në muajt në vazhdim pas krijimit të bombave virale si QSUT, është rezultat i qëndrimit kriminal, xhahil që u mbajt ndaj testimit, izolimit të vatrave të nxehta, përdorimit të maskave dhe dhunës e terrorit psikologjik që për tre muaj me radhë u ushtruan me sadizëm të paparë mbi shqiptarët.

Si përfundim, iu bëj thirrje qytetarëve të respektojnë më shumë se kurrë distancimin social si dhe jashtë banese të përdorin maskat dhe të kundërshtojnë me mosbindje civile çdo masë, vendim që dhunon liritë dhe dinjitetin e tyre të Sulltan Salep Surrelit, i cili ka pafytyrësinë t’ju kërcënojë me një ndryrje tjetër të gjatë sikur të ishit kaviet e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

koli15/06/2020 15:55

Dhe sa kohe duhet ti lene ne gjume keto llapalehjet e politikaneve dhe k-ananalisteve, qe shipptaret ta kuptojne se edhe ata i kane tradhetuar?? Nuk e kam direkt me Berishen, me duket disi me i sinqerei ne kete rast, por edhe ky ka pjesen e tije? Sepse nje here e nje kohe i beri thirrje shqiptareve te mernin armet kunder bushtres tradhetare te vendit e te shqiptareve, tani nuk e ka dhene kushtrimin; kurse te tjeret te paguar nga doçi bejne sikur kritikojne thjeshte, e per fasade tek te huajt qe gjoja media eshte e lire!

Shto koment

Denonco