Bomba biologjike e QSUT, gjenerator kryesor i përhapjes së COVID-19

Bomba biologjike e QSUT, gjenerator kryesor i përhapjes së COVID-19

Nga Sali Berisha - 11/06/2020

Shndërrimi i Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në bombë biologjike të COVID-19 për shkak të trajtimit xhahil e të papërgjegjshëm të pandemisë nga Kryeepidemiologu i Surrelit, është krim i rëndë me pasoja katastrofale, kolapsin e trurit të të gjithë sistemit tonë shëndetësor të vendit.

Në këtë Qendër janë dhjetëra e dhjetëra shërbime, më të specializuarat e vendit, të cilat trajtojnë sëmundjet më serioze të mijëra e mijëra të sëmurëve të të gjitha moshave.

Shndërrimi i QSUT në bombë virale të COVID-19, në pavionet e së cilës në çdo kohë ka me dhjetëra e dhjetëra të sëmurë që luftojnë me vdekjen, do të thotë në mënyrën më kriminale të ndihmosh këtë të fundit.

QSUT - bombë virale, pashmangshëm do të sjellë shndërrimin e saj në një spital COVID-19 dhe do të privojë nga mjekimi i specializuar urgjent dhe jetik për shpëtimin e jetës së tyre, me qindra e qindra të sëmurë me sëmundje zemre, gjaku, të gjendrave endokrine, veshkave, mëlçisë, me sëmundje neoplazike etj.

Kjo do të thotë t’i dënosh ata  e po në mënyrë kriminale, të mbeten në mëshirën e fatit të tyre.

Futja e COVID-19 në QSUT, infektimi masiv i elitës mjekësore të vendit, e cila udhëheq diagnozën dhe mjekimin në shërbimet e specializuara të rasteve më të ndërlikuara nga mbarë vendi, do të thotë dekapitim i kësaj elite dhe kolaps i sistemit shëndetësor.

QSUT është aktualisht sipërmarrja - me kolektivin numerik, personel shëndetësor, të sëmurë dhe punonjës ndihmës - me e madhe e vendit dhe me kontakte njerëzore më numerike dhe më intensive, më të shumta se çdo kolektivitet tjetër në Shqipëri.

Shndërrimi i saj në bombë biologjike do të thotë krijimi i generatorit më gjigant për përhapjen e COVID-19 në Shqipëri. Rastet e të infektuarve të këtyre ditëve me COVID-19 kanë në bazë të padiskutueshme, së paku për 80% të tyre, bombën biologjike QSUT.

Situata kontagioze në QSUT u krijua nga Kryeepidemiologu xhahil i Surrelit dhe Ndrikull Hajni Maska, që me vendosjen e mjediseve për trijimin e rasteve me COVID-19 në Urgjencën e këtij spitali, gjë që u dënua me forcën me të madhe tek qytetari dixhital nga mjekë dhe infermierë të asaj qendre në këtë Fb!

Lënia pa mjetet mbrojtëse të punonjësve dhe të sëmurëve në pavionet e këtij spitali ndaj COVID-19 për shkak të vjedhjeve shfrenuara me blerjen e maskave, kostumeve madje edhe të skaduara, mungesa e ujit, sapunit, dezinfektantëve në pavione siç është denoncuar me zë dhe figurë nga pacientë të shtruar madje edhe me COVID-19 është mekanizmi i dytë madhor i megaskandalit të Sulltan Xhahil Surrelit dhe Ndrikull Hajni Maskës.

Kështu që mund të thuhet se përpjekja për të fajësuar personelin mjekësor nga ata, që sollën këtë dramë të vërtetë kombëtare, është thjesht larje duarsh pas krimit të shëmtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco