Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Më mirë vonë se kurrë

Më mirë vonë se kurrë

Nga Artan Hoxha - 07/06/2020

Lajmin e sotëm të takimit të Ardi Veliut, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, me mamanë e djalit 15-vjecar që u rrah paq nga patrulla e policisë më 15 maj për tejkalim të rregullave të karantinës tek parku i liqenit e lexova me shumë kënaqësi. 

Ardi Veliu kerkoi ndjese te dyfishte, per dhunen e paligjshme ndaj djalit nga policet e vet, qe jane proceduar, dhe dhunen edhe me te paligjshme ndaj mamase se djalit me videon, skene filmi, e keqpedorur si argument moral nga vete kryepolici ne mbledhjen e Komisionit Parlamentar te Rendit dhe Sigurise me 28 maj.

Ndjesa e para nje jave e Ardi Veliut nuk ishte ndjese as ndaj djaloshit, as ndaj mamase se tij, as ndaj kujtdo qe u fye, u lendua e u revoltua me te dy ngjarjet e lidhura. Ajo i ngjante nje ndjese sa per te kaluar radhen, nje ndjese ndaj Kryeministrit dhe Rilindjes ne pushtet qe ju shkaktoi andrralla dhe jo nje reflektim i thelle, i sinqerte  mbi nje sjellje te rende dhe aspak te rastesishme. 

Ajo ndjese nuk e mbyllte ngjarjen ndonese ceshtje te mbyllur e quajten edhe Kryeministri edhe i gjithe enturazhi rilindes qe komentoi ngjarjet dhe ndjesen.
Takimi dhe ndjesa e sotme, nese nuk eshte thjesht e vetem nje pajtim privat i paleve ndergjyqese, eshte nje hap i vogel por shume, shume pozitiv i bere nga Ardi Veliu qe me ben te mendoj se ka ardhur si rezultat i reflektimit te trefishte.

Me se pari duket se ka reflektuar vete Kryeministri qe te mos e trajtoje policine si qen roje qe e ndersen per te ruajtur porten e lojes cil e mbyll qe ai beri gjate ketyre muajve te pandemise e as te luaje cil e mbyll me nervat e njerezise. 

Ne fakt, ngjarja e dhunes ndaj djalit ndodhi te nesermen e intervistes se Kryeministrit ne Opinion ku ai, i revoltuar me njerezine qe gjesdizte e shkujdesur tek Parku dhe Diga e Liqenit te sapohapur, lajmeroi se kishte shkarkuar shefin e komisariatit perkates e se te nesermen e per fundjave parku i liqenit do te ishte zone e ndaluar, sic ndodhi.

Se dyti, duket se ka reflektuar e gjithe Rilindja, me Kryeministrin ne krye, qe ngjarjet i konsideruan jo aq te renda – dhunen policore e trajtuarn si ngjarje qe ndodh kur kundershton policine ndersa videon e mamase e konsideruan nje keqargumentim me pa dashje te mesazhit te drejte – dhe menduan se i vune kapak me ndjesen e pare te Ardi Veliut. Duket kane kuptuar se kapaku nuk do ta mbante presionin e lengut qe ziente brenda enes.

Se treti, duket se ka reflektuar Policia e Shtetit me Ardi Veliun ne krye dhe Ministrin Lleshi ne krah. Duket se e kane kuptuar qe keqberesit jane nje fraksion fare, fare i vogel, as 1% e popullsise ndersa 99% e saj jane njerez normale qe duhen trajtuar me respekt e s’kane fare nevoje te perdorin metoda te dhunshme, as te germojne ne jetet personale, (keto s’duhen bere pertej proporcionit ligjor as me 1% te keqberesve) por mjafton me se shumti keshillim, terheqje vemendjeje me miresjellje e deri tek gjoba per kundravajtje administrative. Kaq.

Ndjesa u kerkua dhe u dha. Me mire vone se kurre. Do te shohim ne ditet e javet ne vijim nese jane te verteta keto tre reflektime, dhe pra, edhe sa e sinqerte eshte ndjesa e kerkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

tirana08/06/2020 18:59

Ka disa kohe qe ke mendime te çuditeshme per shume probleme ..., qofsha i gabuar ..???!!!

shqiptar08/06/2020 10:34

Të më ndjeni z.Artan që megjithë konsideratën e madhe që kam për analizat e sakta shkencore që i bëni problemeve të politikës e ekonomisë shqiptare, ju kujtoj se një shtet demokratik ligjor, nuk mund të veprojë me "pendesa kristiane" e falje mëkatesh, por me zbatimin e ligjit njëlloj për të gjithë
E para e punës, dhuna apo veprimet e kundraligjëshme policore të qeverisë Rama, nuk ka sepse të reduktohet tek "gabimi". i sjelljes së drejtorit të policisë,me nënën e një 15 vjeçari të dhunuar.
Ligjërisht duhet që policia shqiptare urdhërat duhet ti marë nga drejtori i saj i përgjithshëm, e as nga ministri i mbrendshëm apo kryeministri.
Do ta përgëzoja edhe unë z. Veliu, vetëm nëse ai para ndjesës së kërkuar vetëm për këtë ngjarje, të kishte dhënë dorheqjen me kohë edhe për shumë ngjarje të ngjashme e bile shumë më të rënda siç ishte sulmi burracak terrorist për shkatërimin e Teatrit Kombëtar, në erësirën e natës me njerëz mbrenda e dhuna e pa justifikuar ndaj protestuesve civilë.

pa emer07/06/2020 22:00

po dridhen nga protestat qe po ndodhin ne gjithe boten demokratike.
10,000,000 lek te humbura me siguri+shpenzime gjyqesore ishin nje stimul i mire per nje Me Fal te dyte

Skrapari07/06/2020 21:04

Une te konsideroj djale me mend Tani. Por me kete artikull me ben te dyshoj ne inteligjencen Tuaj. Me gjithe mend mendoni Ju se ka vend autokritika tek kjo pjelle bastarde me emrin ridhjerje? Kurren e kurres, keta jane nje bande e cila do marre pergjigjen e merituar se shpejti kur KM i vendit te jete Z. Basha.

Gimi07/06/2020 20:22

Falja vlen ndoshta për zonjën por kursesi për ligjin.Veprimi tij nuk ka asnjë justifikim moral dhe ligjor dhe në një shtet normal nuk do të ndodhte.Të gjithë kryeministrat të mëparshëm do e kishin fluturuar puna demokrat o socialist.

Shto koment

Denonco