Një gisht, një votë

Një gisht, një votë

Nga Artan Hoxha - 06/06/2020

Maratona negociuese në Këshillin Politik mbi administrimin zgjedhor përfundoi me një ndryshim të dobishëm dhe me një mosndryshim po aq të dobishëm.

Kontrolli i identitetit të zgjedhësit me shenjën e gishtit nga aparati elektronik në çdo qendër votimi është e reja më e rëndësishme dhe më e dobishme e procesit administrativ të zgjedhjeve. Ruajtja e të njëjtës metodë të formësimit të komisioneve zgjedhore në qendra votimi e numërimi, me përbërje të barabartë qeveri-opozitë, siç ka qenë që nga viti 2005, ishte mosndryshimi, aspak paradoksal, më i dobishëm.

Në zgjedhjet tona janë të mirënjohura rastet e votimit në emër e në mungese të personit. Në një pjesë të madhe të rasteve kjo ka qenë me efekt neutral në rezultat, si p.sh. votimi familjar në zonat rurale. Por duket se nuk janë të pakta rastet, shtuar shumë në zgjedhjet më të fundit, e asimetrisë së këtij fenomeni në favor të kandidatëve të qeverisë. Këtu futen edhe rastet e “sekuestrimit” të dokumentit të identifikimit kundrejt pagesës dhe/ose kërcënimit të votuesve të palës tjetër, me dy mundësi keqpërdorimi: votim në emër të personit (një apo disa herë) ose mosmarrje pjesë e këtij votuesi kundërshtar në votim.

Me përjashtim të rastit të dekurajimit të votuesit për të mos marrë pjesë në zgjedhje, rastet e tjera janë të zgjidhshme nga identifikimi elektronik i votuesit me shenjën e gishtit. Ndonëse off-line, sistemi që është menduar të përdoret, ruan provat e veprimit dhe lejon kapjen e abuzimeve dhe abuzuesve në kohë të shpejtë e me fakte të pakundërshtueshme. Kjo mundëson gjithashtu korrigjimin e efektit të prodhuar në rezultat nëse do të ketë “guximtarë të çmendur”, që të marrin në sy dënimin e do të hedhin në kuti vota fiktive. 

Ky sistem i ri elektronik modernizon, lehtëson dhe garanton më mirë administrimin zgjedhor e, ne rast suksesi, do t’i hapë rrugë edhe moduleve të tjera të votimit dhe numërimit elektronik. E ardhmja i takon elektronikës. E sigurtë që kështu do të jetë, në mos pesë, të paktën dhjetë vite më pas. A nuk u përdor elektronika masivisht edhe gjatë muajve të pandemisë?

Me pa të drejtë, gjate negociatave, pranimi i këtij sistemi nga qeveria u quajt si favor ndaj opozitës. Këtë gabim e bënë edhe ndërkombëtarët e Tiranës, por jo ata të Berlinit, Brukselit, Londrës dhe Uashingtonit. Identifikimi elektronik i votuesit i bën mire votimit, votuesit dhe administrimit zgjedhor. I bën mirë Shqipërisë. Gabimi u kuptua. Edhe vetë Kryeministri në Opinion u tërhoq nga trajtimi si koncesion a favor për opozitën. Bëri mirë.

Një sistem i këtillë duhej te kishte qenë instaluar pa qenë nevoja e kërkesës vijuese e insistuese të opozitës. Siç janë futur në përdorim sisteme elektronike në shumë shërbime publike e vijon të behet, mund të ishte bërë me kohë e vakt edhe në administrimin zgjedhor.

Ndaj janë pa vend pretendimet e qeverisë për mungesë kohe, pretendime që ushqejnë dyshimin se qeveria vijon të mos e dojë ndonëse formalisht ia ka lënë si detyre një nën/komisioneri të emëruar nga opozita, e me gjasa qeveria në vend që ta mbështesë, do ta pengojë e zvarrisë instalimin e një sistemi të këtillë.

Sa për idenë e “depolitizimit” të komisioneve zgjedhore përmes shortit s’mbeti i madh e i vogël pa e kuptuar se, në rastin me të mirë, ky ishte një idiotizëm me brirë e, në rastin më të keq, një avantazh numerik i qeverisë në komisionet zgjedhore me efekt në vendimmarrje.

Idiotizëm se në shorte do merrnin pjese më së shumti, e me gjasa të vetmit që do pranonin detyrën, militantët e të dy krahëve. Asnjanësit vështirë se do pranonin të kuturiseshin në aventura të këtilla me qeder.

Sa për nëpunësit e shtetit, për të cilët rënia e shortit do të përbente detyrim ligjor për të kryer detyrën e komisionerit, këta janë, si rregull, me militantët e militantëve, se për këtë kriter janë marrë, janë mbajtur a janë hequr nga puna.

Çdo parti ka hequr ca, por jo të gjithë të kundërshtarit, e ka sjellë të vetet. Kjo ka ndodhur pas çdo pale zgjedhjeje me amplitudë në rënie. Për rrjedhoje, stoku i nëpunësve shtetërore, në shumicën e vet është militant bipartizan – ata të partisë në pushtet rrinë kokëlart e ata të partisë opozitare rrinë kokëulur deri kur t’u vijë radha për ndërrim rolesh. Një pakicë janë apolitike ose qe e marrin lehtësisht anën politike të radhës.

Të krijosh një sistem të ri e të komplikuar rregullash e procesesh për të formuar komisione zgjedhore cilësisht po aq militante sa edhe kur komisionerët emëroheshin direkt nga partitë, nuk ia vlen fare barra qiranë, as për të prodhuar një gënjeshtër depolitizuese që askush nuk e beson.

Duket as vetë Kryeministri nuk e besonte argumentin që dha në Opinion se ndërrimi i formës së emërimit ndikon psikologjikisht në sjelljen e njeriut - nga militant u bëkarka shtetar – e, ndërsa vete ai pohonte se komisionet partiake nuk kanë shkaktuar zullume po vetë e kuptoi se nuk ia vlente të insistonte në diçka qe ose nuk do t’i jepte ndonjë avantazh me rëndësi ose, perceptuar si përpjekje për të marre avantazh numerik në sistemin e komisioneve, do të bëhej e papranueshme jo vetëm për kundërshtarët opozitarë, por edhe për arbitrat ndërkombetarë.

Ndaj hoqi dorë. Bëri mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Osumi08/06/2020 17:49

Mos u merzit Aldos. Rames do ti fusim karin ne bythe. Po ke qejf mund te ta japim dhe ty nje tegel.

Skrapari07/06/2020 15:18

Tani djale i mencur. Jo me kot Doktori e perfshiu ne kabinetin e tij te pare qeverises vetem kur ai ishte 24 vjec. Intelektuale te tille i duhen vendit.

shqiptar07/06/2020 11:53

Si gjithmonë analisti Artan Hoxha i mbështet analizat e tij për çdo problem , qoftë ekonomik, politika apo social, jo me fluturime teorike, me dyshime e paragjykime por me gjuhën e ftohtë të llogjikës mbështetur në metoda shkencora e matematikore.
Padyshim se gjetja më e saktë nga opozita për të shmangur abuzimet me zgjedhjet, ishte kënëngulja që qendrat e votimit të pajisen me aparate ku çdo votues të jetë i detyruar të identifikohet me formën më të saktë, identifikimin biometrik.
Ishte një revolucion i madh për botën, që dokumentat e identitetit , letër njoftimet e pasaportat të pajiseshin me shenjën biometrike të gishtit, veçanërisht në luftën kundër krimit vetjak e të organizuar e terrorizmave nga grupe të ndryshme.
Mirë do të ishte që të krijoheshte mundësia e identifikimit në dokumenta, në këtë botë të trazuar , edhe me gjurmën e ADN.
"Një gisht një votë" është një identifikim ku e ku më i saktë se "një antar një votë" me të cilën abuzojnë partitë politike.pasi dihet që antarët votojnë me urdhër në Shqipëri.
Është e vështira ndoshta ta gjesh se çfarë bëhet me parimin një antar një votë në partitë politike, ama nuk ka naiv e të mos e kuptojë se në çfarë komedie është kthyer ky soj votimi i shfaqur live në televizione, në parlamentin shqiptar një partiak, ku kryetari i tij, pa pritur fare të shohë rezultatin e votimit të një ligji, e deklaron ate të votuar 120 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim.
Nuk ja mbajti Ramës që ti dilte kundër identifikimit biometrik të votimit, pasi nuk gjente dot asnjë arsye llogjike e ndryshe do të vetëdemaskohej që ndjek politikën e ujkut që do mjegull..
Në fillim me anë të specialistit të "djemve problematike" Gjiknuri, nxori justifikimin se nuk arijmë ta shtrijmë këtë kontroll biometrik në gjithë Shqipërinë pasi koha është e shkurtër.e kërkon edhe para të madhe.
Pralla që qenka kohë e shkurtër periudha një vit e kërkon para të madhe. ra poshtë shpejtë , kur u pa me sa shpejtësi u kryen gjithë ato shkelje ligjore për të shkatëruar mbrenda një ore Teatrin kombëtar.
Rama bëri "mirë" që e pranoi, por ama la të kuptonte se ai do ta sabotojë me të gjitha mënyrat realizimin e këtij operacioni duke i zgjatur me muaj të tëra proçeset burokratike të tenderimeve, diskutimeve , miratimeve, investimeve e gjithfarë pengesash të tjera, kur për të kryer një konçesion apo PPP me vlera qindra milionë euro që i intereson atij personalisht, ai pa asnjë transparenëc e kryen mbrenda një jave e bile ndonjëherë edhe mbrenda një nate.
Ja po i mirkuptojmë gënjeshtrat e tij për testimet e pandemisë, pasi pas tërmetit e kishte vështirë të gjente së paku nja 100 mijë tampone, po qenka e vështirë të gjenden, qoftë edhe me "qira" nja 5 mijë copë aparate të vogla të identifikimit të gishtit apo që të shpërndahen ato në gjithë teritorin e Shqipërisë ?
Më lini të qetë në "tepsinë" time të pushtetit deri në vitin 2029, pasi kam "projekte të mëdha" të ndërtoj hidrocentralin e Skavicës, që ka 40 vite që kontestohet nga banorët e Dibrës, për problemet e mëdha që sjell ky hidrocentral, në Luginën e Drinit, të vetmet toka bujqësore që ka ky qark.

Aldos06/06/2020 22:33

Kujdes se mos ju fut Ramsi gishtin (noj virus) edhe tek ato aparekiaturat e leshit. ?????

Shto koment

Denonco