Lajmi i fundit

Arrestohet gjyshja që rrëmbeu nipin: Donim ta rrisnim vetë, ja ku u fsheha

Kur gjykimi për mësuesit, bie në dorë të radar plagjatores Mimi

Kur gjykimi për mësuesit, bie në dorë të radar plagjatores Mimi

Nga Dr. Ndriçim Mehmeti - 05/06/2020

Një nga pasojat më të rënda që shfaqi pandemia e Covid-19, në dy javët e fundit, ka qenë edhe gjendja mendore tejet e rënduar e maxhorancës qeverisëse, e cila, për fat të keq dhe të mirë ka kapur të gjitha nivelet e drejtimit të shtetit: prej kryeministrit të vendit e deri tek parlamentarë, drejtues institucionesh të varësisë, të policisë, tatimeve e kështu me radhë. Duket që këtyre pasojave nuk i ka shpëtuar edhe radar plagjatores Mimi. Mimit, siç duket iu fikën fare radarët, kur me një zell dhe pathos, të cilin nuk e kishim njohur, iu vërsul me epitete të denja fort për një njeri të pa latuar mësueseve të Shqipërisë.

Pse Mimi bëri një krahasim të gënjeshtërt dhe të pavend, mes mësuesve të ditëve tona dhe atyre të 50 viteve më parë?

Si fillim duhet të pyesim Mimin, se sa banorë kishin telefon në vitet 1970 në Shqipëri, përveç hierarkëve komunist dhe ndonjë punonjësi siç ishin mjekë, infermierë, inxhinierë etj? Këta numëroheshin me gishtat e dorës në lagje e ndoshta pak mijëra në të gjithë Shqipërinë dhe këtë e dinë të gjithë, i madh e i vogël sot. Atëherë ku e gjeti argumentin, se po të mos shkonte nxënësi në orën e mësimit përpara 50 vitesh, e merrte mësuesi në telefon? Mimi duhet ta dijë më shumë se kushdo që vetëm drejtori i shkollës mund të kishte telefon, në rast se ishte edhe komunist njëkohësisht. Prandaj krahasimi i Mimit, është krejtësisht i pavërtetë dhe i pavend. Po ashtu gënjeshtër e madhe ishte konstatimi i Mimit se “mësueset ishin beqare i përkushtoheshin profesionit”. Unë e kam bërë shkollën si Mimi, në ato vite dhe në 12 vite shkollim të arsimit parauniversitar mbaj mend vetëm 2 mësuese beqare. Njëra humbi jetën shpejt për fat të keq, ndërsa tjetra u martua vitin tjetër. Ndërkaq është e njohur botërisht, se mësuesit e martuara dhe me fëmijë, ishin më tepër komunikuese, shumë tolerante dhe mirëkuptuese se “mësueset beqare”, që janë model i Mimit. Mimi shkoi larg duke i akuzuar mësueset se tashmë nuk e kishin më mendjen tek ditari, por tek llangosja e vetes. Meqenëse Mimi nuk ia thotë shumë nga fusha e arsimit, falë kolegëve të saj të Rilindjes duhet ta ketë mësuar se mësuesi ka aq shumë dokumentacion, sa është kthyer në sekretar, duke iu ngushtuar shumë hapësira për t'u marrë me mësimdhënien dhe edukimin e fëmijëve. Këtu Mimi nuk gënjen, por nuk është e informuar mirë.  Mësuesi në kohën e saj kishte vetëm ditarin, ndërsa mësuesi i ditëve tona ka ditarin, portofolin e nxënësit, regjistër, amza, pra ato që mësuesit i quajnë çarçafë që janë për t'u plotësuar, zë më zë për çdo nxënës, klasë e lëndë. Mimi ankohet për llangosjen dhe minifundin? Le të hedhë sytë tek vetja dhe koleget e saj dhe të shohë e të na thotë: Sa herë në ditë shkojnë në parukeri, sa herë ndërrohen, sa palë, këpucë, sandale, çizme, fustane, çanta firmato, ora, byzylyk, varëse për çdo kostum e fustan kanë? Ta pyesë njëherë ish-kolegen e saj ministre të arsimit, për katalogun e prerjes së flokëve të Nikol Kidmanit dhe sa i kushtonte me ulje një prerje sipas atij katalogu, ish-ministres? Mos Mimi ka marrë vesh gabimisht që paga e mësuesit është këmbyer me të sajën dhe mësueset nga qejfi mbetën duke bërë shoping në Milano e Paris dhe duke prerë flokët në sallonet e shtrenjta të Tiranës, apo shkojnë dy herë ditë në qendrat e estetikës?

Ku i ka rrënjët ky mllef ndaj mësuesve femra që ka  Mimi?

Vështirë të japësh një përgjigje të saktë. Me shumë mundësi, Mimin duhet ta kenë keqtrajtuar në shkollë. Ka pasur problem me personalitetin e saj, nuk i referoheshin mësuesit, mund të ketë ngrënë edhe ndonjë shpullë, që nëse ka ndodhur është e dënueshme. Ndoshta mësueset femra kanë shumë të egra me Mimin, e kanë denigruar e rënë në qafë “pa asnjë arsye”. Mundet që inati i Mimit të ketë filluar menjëherë pasi e hoqën nga posti që e mendonte të përjetshëm, të ministres. Ajo ka inat që e zëvendësoi një femër dhe kur nuk ka “çfarë i bën gomarit, i bie samarit”. Mësueset janë një pre shumë e lehtë për Mimin. Mësueset nuk kanë si ankohen, nuk ngrenë padi për fyerje nga ana e deputetes, nuk protestojnë se e dinë që ajo ka më shumë fuqi politike dhe ekonomike se ato. Pra, Mimi, nuk mund të merret drejtpërdrejtë me të preferuarat Komandantit dhe i turret mësueseve, më pas do ta kenë radhën infermierët dhe në fund sanitaret

A është e bindur Mimi se mësueset e 50 viteve më parë, ishin shumë më të mira se këto të sotmet?

Unë mendoj se vështirë që edhe vetë Mimi ta besojë. Por meqenëse jemi në këtë pikë, le ta bëjmë gjithë arsyetimin tonë dhe të Mimit më konkret: Unë kam disa pyetje publike Mimi, që shpresoj të më japësh një përgjigje mua dhe kolegeve të mia mësuese dhe mësues: Si ishin mësuesit e djalit tënd përpara 10-15 vjetësh? Po drejtoresha e shkollës, nëndrejtoresha? Të veshura me minifund, me taka, të llangosura, me thonj të mëdhenj etj., që nuk donin t’ia dinin për ecurinë në mësim dhe edukim të tët biri? Po unë mësuesi i djalit tënd, isha një playboy, një ndjekës i modës, që nuk doja t’ia dija për nxënësit, por si të ndërrohesha dy herë në ditë? Mund të pyesësh djalin tënd, nëse nuk ke arritur të na njohësh plotësisht. Si një nxënës model, të pranuar me plot gojën nga të gjithë ne që i kemi dhënë mësim, ai do të të tregojë se si ishin mësuesit e tij, sa rëndësi i kushtonin vetes dhe nxënësve dhe si punonin për të dhënë më të mirën e tyre në fushën e dijes dhe edukimit. Po ti këtë nuk e bëre dhe nuk ke për ta bërë. Do të mjaftonte Mimi të pyesje tët bir dhe do të kishe mbajtur frerët e kalit, që e nise me revansh të madhe dhe që në një kohë shumë të afërt do të kuturisesh bashkë me të, në humnerën e njerëzve që i  kanë bërë gropën arsimit dhe dinjitetit të femrës por kanë rënë brenda vetë, për të mos dalë asnjëherë. Më vjen shumë keq, që ke fyer të gjitha ato mësuese që si djalin tënd kanë edukuar me dhjetëra dhe mijëra djem e vajza në Shqipëri dhe ti i trajtove si llumi i shoqërisë sonë. Vërtet mësueset nuk kanë lekun tënd, mundësinë tënde për të linçuar këdo, nuk e bëjnë pazarin e pushimet jashtë vendit, por gjithsecila prej tyre, të garantoj që janë nëse u jepet mundësia, janë ministre qindra herë më të mira se ty dhe soji i Rilindjes.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Alma 08/06/2020 14:22

Per mendimin tim duhet te dale dhe te kerkoje ndese publike kundrejt mesueseve

Balo Bna07/06/2020 08:31

Kali ore zoti mësues ,merr revan...ëëë...jo revansh...

krasasi tp06/06/2020 16:58

Ose Ndriçim Mehmeti, ose Mimi Radari, duhet të jetë deputet në zgjedhjet e ardhshme. Se kush, do jetë një lakmus për seriozitetin e Reformës Zgjedhore dhe Reformës në Drejtësi.

Skrapari05/06/2020 22:07

Bravo z. Mehmeti, keshtu i do mushka drute.

Malo05/06/2020 20:02

Mimi nuk ka kohe te nesoje realitetin se duhet te merret me vilat dhe hotelet. Vilat e ngritura ne Veri, edhe ne jete ushtaresh, dhe hotelet ne Jug. Parate e radareve duhen investuar se ndryshe kalben. Sa per mesuesit, e ku p... Mimi per to. Mimi ka lindur per te drejtuar ????.

Shto koment

Denonco