Motel ‘ambasada’

Motel ‘ambasada’

Nga Agim Xhafka - 04/06/2020

Ka ditë që televizionet rrotullohen rreth lajmit të reformës zgjedhore.

E në krye të kumtit vendosen fjalitë;anëtarët e këshillit politik u kyçën brenda ambasadës amerikane,qëndruan atje 9 orë,do mbyllen dhe nesër...

Surraliste çdo gjë. As në luftë nuk jemi,as bomba nuk hidhen e sérish,si nëpër vite,politika shqiptare kapet për veshi e urdhërohet të sillet kështu e ashtu.

Këto ditë ambasada më ngjan si motel. Në mendje i shoh shqiptarët e mij të ndrydhur,me duart mbi tavolinë si nxënësit kur zysha u sheh thonjtë.

I kanë prerë apo jo. E mbi gjithçka komedia vazhdon me ambasadorin britanik. Na flet pér kushtet e pranimit tonë në BE ai që u largua vetë nga BE.

Sot shqiptarët nuk kanë besim te kjo qeveri për menaxhimin e zgjedhjeve. Se ka plot prova që ajo i vjedh me thasë e nuk e gjen gjë.

Asnjë gjemb nuk i ka hyrë Gjiknurit apo Ulsiut e të tjerëve që u provuan se futën duart te verdikti i zgjedhësve.

Alarmin dha ODIHR, por ja që ambasadorët çuditërisht gojën e kanë për të sharë opozitën. Bën mu anësia e tyre dhe kuptohet simpatia për qeverinë që në shtatë vite varfëroi popullin dhe rreth 8% i detyroi të largoheshin nga vendi.

Me sa kuptohet ambasadorët kanë hallin e interesave të tyre.

Sigurisht, nuk e kanë atdhe Shqipërinë. Ndaj bëhen arrogantë kur opozita nuk bindet, japin urdhëra si me qenë tutorët tanë e në fund kur humbasin durimin urdherojnë që dialogu ndërpartiak të zhvillohet brenda ambasadës.

Një turp për trupin diplomatik, por edhe për politikanët shqiptarë.

Ja pse ambasada më ngjet si motel. Si vendi ku gatuhen gjëra të fshehura,pazare të dyshimta dhe ‘agresion’ prej përdhunuesi.

Edhe në se do dalë tym i bardhë prej atij moteli ai nuk ka bardhësinë e transparencës, të mirëkuptimit dhe dakortësisë.

Nuk do jetë çudi që në fund marrëveshja të firmoset nga Lul Basha dhe kur t’i kërkohet firma Edi Ramës ai t’i thotë ambasadores Kim-ete:’ Firmose ti në emër të Rilindjes!’

Motel ‘Ambasada’ ka vite që funksionon kështu.

Por duhet një herë të parë t’i thuhet ndal. Ka plot zyra shteti shqiptar ku të bëhen marrëveshjet shqiptare.

Dhe të mësojmë se jemi vend sovran. Ambasadorëve t’u japim lajmin vetëm pasi të nënshkruajmë marrëveshjen shqiptar me shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe

Tags

Komentet

Re bo05/06/2020 16:21

Sa here del tym ne Shqiperi, shih se zjarri eshte ne Kosove. Prandaj, me sa duket, SHBA e ka ndare mendjen per Kosoven. Pika meje qe u gezova kur fitoi Trump. Kasta e vjeter e SHBA ishte ndryshe , te paktdn per ne shqiptaret.

Re bo05/06/2020 16:20

Sa here del tym ne Shqiperi, shih se zjarri eshte ne Kosove. Prandaj, me sa duket, SHBA e ka ndare mendjen per Kosoven. Pika meje qe u gezova kur fitoi Trump. Kasta e vjeter e SHBA ishte ndryshe , te paktdn per ne shqiptaret.

krasasi tp05/06/2020 08:29

"Edhe një herë për mosmarrëveshjet e shokut Agim Xhafka me ne". Znj Monika Kryemadhi pas vizitës së fundit në Kinë, deklaroi se Shqipëria mund të integrohet në BE nëprmjet Kinës. Ne themi(95% e qytetarëve), që rruga më e shkurtër për në BE si interesi më i mirë kombëtar, është ajo, nga po na tërheq prej hunde Trojka Ambasadoriale. Interesi më i mirë kombëtar i shqiptarëve është perëndimi. Unë mendoi se firmosja e çdo marrëveshje për zgjedhjet sipas rekomandimeve të ODIR është i leverdishëm edhe për P.D dhe për forcat e tjera opozitare.

Onkezmi04/06/2020 21:15

Yuri kinezja,zvëndësoi një kinez të mëparshëm.Edhe pse Yuri për një vit rrjesht nuk merrte miratimin e Kongresit Amerikan,si e paaftë,erdhi në Shqipëri dhe gjeti bythjashtin Rama.E do fort si qeveritar,qytetar,gënjeshtar,maskara,hajdut apo si nudist...?!

t04/06/2020 18:39

Po eshte kjo opozite nga menyra si po ben opozite qe po ja zgjat jeten rames o skraparlli.Sipas teje duhet te merremi vetem me ramen dhe z.luli basha ta leme te vazhdoje te enderoje.Ti a nuk po degjon qe intelektuale si lubonja kane kurajo e bertasin qe rama rrezohet me protesta te fuqishme.po keshtu edhe doktori,kurse lules nuk i ndihet fare zeri.kush i zhgenjeu protestuesit nga shkurti deri ne qershor?a nuk ishte kjo opozite.Ta kesh te qarte qe nje opozite me e vendosur,me luftarake ndaj rames(te marre shembull nga VV)nuk do ta linte ramen te arrinte deri ketu.

t04/06/2020 18:38

Po eshte kjo opozite nga menyra si po ben opozite qe po ja zgjat jeten rames o skraparlli.Sipas teje duhet te merremi vetem me ramen dhe z.luli basha ta leme te vazhdoje te enderoje.Ti a nuk po degjon qe intelektuale si lubonja kane kurajo e bertadin qe rama rrezohet me protesta te fuqishme.po keshtu efhe doktori,kurse lules nuk i ndihet fare zeri.kush i zhgenjeu protestuesit nga shkurti deri ne qershor?a nuk ishte kjo opozite.Ta kesh te qarte qe nje opozite me e vendosur,me luftarake ndaj rames(te marre shembull nga VV)nuk do ta linte ramen te arrinte deri ketu.

Anticorona - V04/06/2020 18:15

Ambasadoret e kane mire. Coptuan kombin shqiptar ne 1913 dhe '45. Lane jashte kufive tre vilajete dhe komandojne me vilajetin e Janines per 108 vjet. Na lane ne fukarallek me egoistin Faik Konica, me Nolin qe deshte Leninin me shume se shqiptaret,me Cerova e Rustema revolucionare. Dhe me me te madhin Enver qe e zhyti ne fukarallek kete komb. E hajde bej muhabet. Gjithe keto poshtersi dhe shajne malok. Po si mund te jene te ditur e perendimore qeveri e njerez qe mbajne nje komb fukara, e zhysin. I dituri nuk vepron keshtu. Po hajt mo. Evropa i do. Prandaj sundon, se shqiptaret jane matane kufive, ne harte e migrim.

krasasi tp04/06/2020 17:44

" Kur Don Zhuanin e fton në dasëm, ai të mer nusen"(Spartak Ngjela). Luli Basha duhet ta mbështes pa asnjë mëdyshje marrëveshjen. Eshtë në interes të opozitës. Pushteti i ardhshëm do jetë kalimtar. E pa njeri Albin Kurtin të mërzitej, apo të fillonte protestat. Cuna nuk i dini të gjitha do na përkujtonte z.Alia, po të ishte gjallë.

Abalone04/06/2020 15:45

Nuk ka më burra Shqipëria...vetëm prostituta, sahanlëpirës, servilë, injorantë të veshur me kostum pusht...eti. si nuk arrijmë të jemi të njëmendttë, të bëhemi bashkë dhe nuk ka politikan të na ndalë...

Skrapari04/06/2020 15:13

O shoku "t"! Prape me opoziten ti o i uruar? S'ke pune tjeter?

Nardi04/06/2020 14:19

Kurvicko ambasadoret le ta bejne Shqiperine si bordello kurvash kur ne krye te partive sidomos atyre opozitare jane nje grusht pederastesh qe hapen bythsh perpara ketyre qe vijne bejne te fortin dhe fusin ne xhepat e tyre fonde miljoneshe te sponsorizuara nga famekeqi fondacion Soros ,dhe ne qe kemi nje jete qe genjejme veten me mendimin qe qeveria amerikane nuk i di keto gjera . Shkoni e pirdhuni o ambasadore e shikoni problemet tuaja ne vendet nga vini se boll me ato slloganet tuaja te dale boje se po e shohim edhe pseudodemokracine ne vendet tuaja e na lini ti zgjidhim hallet tona me ate menyren tone sic thote analisti Lubonja qe kjo qeveri nuk zbythet me vote por me revolucion , dhe zgjidhni ato problemet tuaja qe jane ku e ku me keto tonat , ne jemi shtet i pavarur e jo vasalet tuaj sic na konsideroni ju , Fack you o ambasadore qe na konsideroni dele , po qe keshtu bota qe ne enderojme kure mos ardhte , me mire te vaefer e me dinjitet se sa dele me gjurin ne fyt te kasapit

Sal04/06/2020 14:08

Jane te gjithe te kapur, prandaj vene ne ate motel.Nuk kane mendere te dalin nga rrethi ki i kane futur.Basha duhet te behet njehere te vetme burre.Jo me 2017.

liu 04/06/2020 13:50

TYMI I BARDH QE DEL NGA MOTELI I KURVAVE OSHT PER TE ZEZEN TONE.

t04/06/2020 13:49

Ambasadoret sillen keshtu siç thote me te drejte Agimi ,sepse ky vend ka nje opozite qe ben sikur ben opozite dhe u duket gje e madhe kur ulen bisedojne me larot e ambasadave

Shto koment

Denonco